Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu që ikë nga krimi, bën krim të ri!

Shko poshtë

Njeriu që ikë nga krimi, bën krim të ri! Empty Njeriu që ikë nga krimi, bën krim të ri!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 1:39 am

NJERIU QË IKË NGA KRIMI, BËN KRIM TË RI!







Shkruan: Argjira UKIMERI

- Në këto net të vona me acar dhe furtunë, në dhomën time të mbushur plotë me ide dhe mëshirë ndaj asaj se çfarë kërkoj unë -në faqet e një libri gjeta edhe këtë fjalë: "NJERIU QË IKË NGA KRIMI, BËN KRIM TË RI" dhe jo rrallëherë më kujtoj ngjarjen që ndodhi në Preshevë, torturimet dhe masakrimet e shqiptarëve tanë atje, dhe mendoj në vete: a thua a ka burg për ata njerëz që e vrasin padrejtësinë dhe pafajësinë e një shteti dhe një kombi, kur dihet që ndër shekuj kemi qenë të parët e këtij vendi në Europë?
Jo, ore të mjerë, demokracia nuk e do kështu!…
- Duke pasur faktin se fuqitë e mëdha e përkrahin një mitologji kishtare -gënjeshtare , duhet të dimë se nuk jemi fëmijë të habitemi me këto përralla , që nuk zënë vend më në psikikën tonë, por nuk do të thotë të jesh i lumtur me atë që nuk është realitet i dëshiruar, por duhet të punosh dhe të luftosh për të arritur deri tek ai realitet!...
- Mbështetja në fjalën e ekzistencialistit të njohur francez JEAN POUL SARTRE "ekzistoj, pra jam" edhe ne duhet t´i tregojmë botës se kemi ekzistuar qysh kohë më parë, dhe jemi krenarë për atë jemi, dhe kemi lindur për të qenë të pandarë nga trungu i Nënës Shqipëri, kur, këtij trungu për më tepër se një shekull, ardhacakët okupatorë sllavë të përtej Karpateve, ia kanë shkelur e vrarë gjethet dhe pemët të cilat kishin lulëzuar dhe tani e tëhu... u mungon ai lulëzim, prandaj, mungesa e këtij lulëzimi, sipas mendimit tim, quhet KRIM.
- Të tjerët (kriminelët që ikën nga krimi) prapë e bënë krimin e ri duke na ndarë dhe përçarë , dhe duke bërë të pamundurën në mos ekzistimin e emrit, shqiptarë ...!
- Dhe, jo rrallëherë paramendoj fjalët: O NJERI MOS MË THUAJ QË NJERIU LIND DHE VDES DHE PA NJERIUN NUK JETON NJERI"-kjo mund të krahasohet me fjalën: “njeriu që ikë nga krimi bën krim të ri” dhe, sipas mendimit tim -njerëzit vërtetë nuk mund të jetojnë pa njeriun tjetër dhe janë të prirë për të bërë krim të ri ndaj njerëzve të tjerë!...
- Kësaj pune mund t´i thonë: O FETAH, O FETAH, O ME NE O ME ATA!
Por, si duket me ne nuk po bëhet askush pasi që të tjerët nuk e durojnë dot realitetin e çështjes tonë kombëtare dhe dëshirojnë të jemi në një situatë që fundi i kësaj nuk mund të gjendet askund , ku shpeshherë e dëgjoj pyetjen: ku e ka fundin tmerri , vdekja dhe mjerimi...!
- Duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare: vetëvendosja e një populli nuk mund të arrihet me ikjen nga krimi dhe me fillimin e një krimi të ri - siç po ndodhë në rastin tonë; mirëpo, duhet respektuar çdo të drejtë elementare dhe aq më shumë edhe të drejtën e VETËVENDOSJES
- Por, në këto kohë të ftohta, një njeri që ik nga krimi dhe bën krim të ri , nuk mund ta ndalë as dëbora, as shiu dhe as të reshurat tjera që mund të jenë më të forta se këto stuhi , mirëpo, një komb siç jemi ne; nuk mund të na ndalë askush që të arrijmë deri tek caku ynë i quajtur, RIBASHKIM KOMBËTAR.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi