Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi: Përçmimi

Shko poshtë

Albert Zholi: Përçmimi Empty Albert Zholi: Përçmimi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 16, 2009 12:41 am


Albert Zholi: Përçmimi U1_AlbertZholiPërçmimi

Albert Zholi

Dy orë pas 14-tës, janë me trafikun më të rënduar të ditës në Athinë. Është orari kur mbyllen zyrat dhe njerëzit nxitojnë për në shtëpi. Unë dhe një shoku im qëndronim në stacionin e autobuzit për lagjen Dhafni. Në stacion kishte shumë njerëz. Sa erdhi autobuzi njerëzit e mërzitur e të lodhur nga pritja nuk pyetën për radhë. Kush mundi hypi, por shumë mbetën jashtë, në pritje të autobuzit të radhës…

Sa u mbyll dera e autobusit bëri lëvizjen e nisjes, u dëgjua një zë gruaje : “Shofer, mbylle derën se më vodhën portofolin…”

Të gjithë kthyen kokat nga erdhi zëri. Unë me Agimin ishim rreth tre-katër hapa nga gruaja që bërtiti.

-Coje në polici autobusin, me siguri ndonjë shqiptar e ka vjedhur- u dëgjua një zë nga kreu.

-Shqiptarët, shqiptarët … u dëgjua edhe një zë tjetër…

Unë e Agimi pamë të shqetësuar njëri-tjetrin në sy. Agimi si më impulsiv që është iu kthye burrit:

-Ju nga e dini që e ka vjedhur shqiptari?

Toni i të folurit i befasoi njerëzit. Edhe burri që kish folur u tulat për një cast se nuk e priste atë reagim të menjëherëshëm. Agimi vazhdoi:

-Shqiptarët unë e ky shoku im jemi këtu, dhe tregoi nga unë, nuk kemi as frikë e as turp të na kontrrolloni …

Sa tha këto fjalë nxorri rrobat nga canta e boshatisi xhepat … Edhe unë nisa ta imitoja …

Në këtë kohë gruaja foli sërishmi :

-Më falni, më falni e gjeta. E kisha brenda në cantë.

Ne sikur hoqëm nga canta një barrë të rëndë. Burri që kishte folur për shqiptarët rrinte si ... c’themi ne shqiptartë për këto raste.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi