Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohen katër serb për krime lufte

Shko poshtë

Arrestohen katër serb për krime lufte Empty Arrestohen katër serb për krime lufte

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 23, 2009 10:25 pm

Arrestohen katër serb për krime lufte

Në një operacion të zhvilluar sot në mëngjes në zonën e Gjilanit, Policia e EULEX-it, e mbështetur nga policia e Kosovës dhe KFOR-I, arrestoi 4 serbë të Kosovës, nën dyshimin për krime lufte.


Arrestohen katër serb për krime lufte ---krime%20lufte
Arrestimi i tyre u urdhërua nga një prokuror i EULEX-it, nën autoritetit e të cilit po vazhdon hetimi.

Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka arrestuar sot në mëngjes katër qytetarë serbë të Kosovës, nën dyshimet se gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, kanë kryer krime lufte mbi shqiptarët.
Në një komunikatë për opinion, ky mision thotë se “operacioni është zhvilluar sot në mëngjes në zonën e Gjilanit”.
Njoftimi nga Policia
“Policia e EULEX-it, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i, arrestoi 4 serbë të Kosovës, nën dyshimin për krime lufte. Arrestimi i tyre u urdhërua nga një prokuror i EULEX-it, nën autoritetin e të cilit po vazhdon hetimi”, thuhet në komunikatë. “Arrestimi është bërë sot në mëngjes nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in”, tha zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.Sipas tij, aksioni ishte duke vazhduar ende në orët e paradites. Informacione më të detajuara për aksionin, identitetin e të arrestuarve dhe akuzat me të cilat ngarkohen ata, do të jepen më vonë gjatë ditës.
Agjencitë tjera të lajmeve, ndërkaq, kanë njoftuar se gjatë operacionit janë arrestuar pesë persona dhe ata janë: Svetllana Stojanoviq, Dobrivoje Trajkoviq, Sllobodan dhe Sreqko Martinoviq dhe Srgjan Filliq, që të gjithë nga Komuna e Novobërdës.
Të njëjtat njoftime thonë se njëri prej tyre është arrestuar për shkak të përpjekjeve për të penguar operacionin e sotëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi