Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot nënshkruhet marrëveshja e IPA për vitin 2009

Shko poshtë

Sot nënshkruhet marrëveshja e IPA për vitin 2009 Empty Sot nënshkruhet marrëveshja e IPA për vitin 2009

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 25, 2009 12:36 pm

Sot nënshkruhet marrëveshja e IPA për vitin 2009

Qeveria e Kosovës dhe misioni i KE në vendin tonë, nënshkruajnë sot marrëveshjen e Instrumentit të para-anëtarësimit për vitin 2009, përmes të cilës Kosova përfiton 103 milionë euro mbështetje socio-ekonomike dhe zhvillimin e institucioneve

Nënshkrimin e marrëveshjes do ta bëjnë kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i Misionit të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi.
Marrëveshja e Instrumenti të Para-anëtarësimit prioritet në zbatimin e projekteve të saj do të ketë reformën e administratës publike, fuqizimin e ligjit, ofrimin e mjeteve për kthim të qëndrueshëm, ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Po ashtu në listën e projektit IPA për Kosovën si ndihmë vlerësohet se do të ketë edhe në ndërtimin e kapaciteteve të Kosovës për zhvillimin e ligjeve dhe politikave në raport me politikat e BE-së, pastaj fuqizimin e ligjit, zhvillimin e infrastrukturës.
Në listën e ndihmës për institucionet e vendit, është edhe mbështetja për qeverisjen lokale dhe decentralizimin, avancimin e edukimit në kuadër të procesit të Bolonjës, përfarimin e standardeve të sektorit energjetik me standardet e BE-së etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi