Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruevski nuk distancohet nga Enciklopedia

Shko poshtë

Gruevski nuk distancohet nga Enciklopedia Empty Gruevski nuk distancohet nga Enciklopedia

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 25, 2009 1:23 pm

Gruevski nuk distancohet nga Enciklopedia



Gruevski nuk distancohet nga Enciklopedia GRUE
Kryeministri Nikolla Gruevski

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka ndërmend të distancohet nga “Enciklopedia Maqedonase” e publikuar nga ASHAM. Kjo është goditja e radhës për partnerin shqiptar në Qeveri, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI)
Tentimet dhe zërat e paralajmëruara nga partia shqiptare në pushtet BDI, që Qeveria dhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski të distancohen nga përmbajtja e “Enciklopedisë Maqedonase” kanë rezultuar të dështuara, pasi që para takimit të paralajmëruar mes Ahmetit dhe Gruevskit, ky i fundit i ka dërguar sinjale të qarta partnerit shqiptar në Qeveri, se refuzon kërkesën e tyre.
“Vepra e ASHAM-së, Enciklopedia, është punuar në mënyrë të pavarur nga ky institucion dhe, qeveria dhe unë personalisht nuk kemi pasur asnjë qasje në përmbajtjen e saj. Ata dje u prononcuan në lidhje me disa kritika, thanë se do të bëjnë korrigjime, kështu që unë s’kam çfarë të shtoj diçka, për të cilën as nuk jam pyetur e as kam marr pjesë, dhe as që vlerësoj se kam pasur të drejtë të pyetem apo të marr pjesë”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski. Ai është arsyetuar se projekti në fjalë ka filluar të punohet 5 vjet më parë, dhe në të janë përfshirë shumë qeveri. Distancimin nga “Enciklopedia Maqedonase” e kanë kërkuar edhe partitë e tjera politike, të cilat kanë kërkuar sqarime të qarta dhe distancim, për shkak se kjo vepër është publikuar nën patronazhin e Qeverisë së Maqedonisë.
Deputeti i LSDM-së, Vllado Buçkovski ka atakuar kryeministrin Gruevski duke theksuar se pikërisht ai si kryeministër mban linja të hapura të bashkëveprimit me akademikët.
“Ata akademikë i keni keqpërdorur, dhanë përkrahje për presidentin tuaj Gjorge Ivanov, i detyruat dhe nënçmuat akademikët të ndezin qirinj me Ivanovin, tani ata nuk janë tuajit, tani ata janë tonët, ajo është e palejueshme zoti kryeministër”, ka shtuar deputeti Buçkovski, në seancën e djeshme parlamentare, me ç`rast deputetët i drejtuan pyetje Qeverisë. Ndërkohë, disa ditë më parë, vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se do të kërkojë në takimin e radhës me Gruevskin, që të sqarohen pozicionet e koalicionit rreth “Enciklopedisë maqedonase”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gruevski nuk distancohet nga Enciklopedia Empty Thaçi: Enciklopedia është thjeshtë një projekt politik

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 25, 2009 1:24 pm

Thaçi: Enciklopedia është thjeshtë një projekt politik

Gruevski nuk distancohet nga Enciklopedia --Thaci_-


Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi konsideron se Enciklopedia është thjeshtë një projekt politik me te cilin Qeveria e Maqedonisë provon ta manipulojë qytetarët duke i larguar ata nga realiteti. Kështu deklaroi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi pas mbledhjes së degës së partisë së tij në Saraj. “Është një provokim politik banal, pas të cilit qëndron Qeveria e Maqedonisë dhe ky provokim duhet të arrijë shumë efekte, efekti kryesor është të na ç’fokusojë të gjithëve prej të tanishmes, të na çojë të merremi me histori. PDSH-ja nuk do të ç’fokusohet aq lehtë, për ne e tanishmja është ajo që flet për diskriminim në të gjitha fushat që u bëhet shqiptarëve. Sa i përket fjalorit dhe shkrimit, është një fjalor dhe gjuhë e urrejtjes, mendoj se mirë është të gjithë maqedonasit të distancohen nga këta njerëz që vjellin zjarr për shkak së mirës së vetë. Nuk përmirësohet asgjë, përralla e ariut thotë se plaga shërohet por ofendimi nuk përmirësohet, këto janë manipulime gjitha që thua se janë printuar 50 kopje, 2.000 janë, sot kur jetojmë në kohën e postave elektronike ata sigurisht janë bërë 200 milionë kopje, domethënë nuk përmirësohet asgjë”, vlerësoi Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi