Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dështon takimi Ahmeti-Gruevski

Shko poshtë

Dështon takimi Ahmeti-Gruevski Empty Dështon takimi Ahmeti-Gruevski

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 10:28 pm

Dështon takimi Ahmeti-Gruevski

Dy partnerët e koalicionit Ali Ahmeti i BDI-së dhe Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE nuk janë takuar gjatë fundjavës, edhe përkundër një takimi të paralajmëruar mes tyre.

Dështon takimi Ahmeti-Gruevski Ahmeti-gruevski1
Vazhdon konflikti rreth Enciklopedisë


Paralajmërimet për një takim të përbashkët për të sqaruar pozicionet e tyre lidhur me botimin e “Enciklopedisë Maqedonase”, ishin bërë nga kreu i BDI-së, i cili ka kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski dhe Qeveria të distancohen nga botimi i kësaj vepre kontroverse për shqiptarët. Dy liderët e partive të koalicionit qeveritar në Maqedoni nëpërmjet mediave kanë drejtuar mesazhe dhe qëndrime lidhur me debatin e ndezur për enciklopedinë.
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka pranuar se shqiptarët janë fyer me enciklopedinë maqedonase, por ai ka kërkuar që të arrihet një zgjidhje përmes dialogut dhe mirëkuptimit.
“Ajo çfarë ndodhi me enciklopedinë është e qartë se ka fyer shqiptarët në Maqedoni. Në situatën, kur dikush fyhet është mirë që të dyja palët pavarësisht argumenteve, pavarësisht se kush ka të drejtë ose jo, duhet që përmes dialogut, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë të arrijnë një zgjidhje të caktuar të problemit ” ka deklaruar Nikolla Gruevski.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar se prononcimet e deritanishme të kryeministrit Gruevski për enciklopedinë janë të pamjaftueshme. Gjatë një interviste në televizionin ‘Top-Channel’ të Tiranës, Ahmeti tha se Gruevski duhet të dënojë këtë akt luftë nxitës dhe enciklopedia të tërhiqet nga qarkullimi. Ali Ahmeti tha se pret që kryeministri ta ftojë për të diskutuar për enciklopedinë, që e cilësoi si një provokim të ulët nga komuniteti maqedonas, të cilit i takon edhe Gruevski. Më tëj Ahmeti shtoi se duhen marrë të gjitha masat dhe të reagohet në kohë, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet.
Acarimi i marrëdhënieve midis dy partive të koalicionit është ndjerë edhe në mbledhjen e javës së kaluar të Qeverisë, ku ka patur reagime dhe mospajtime midis ministrave shqiptarë dhe atyre maqedonas.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi