Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalë mortore me rastin e Vdekjes së Qemajl D. Morinës

Shko poshtë

Fjalë mortore me rastin e Vdekjes së Qemajl D. Morinës Empty Fjalë mortore me rastin e Vdekjes së Qemajl D. Morinës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 26, 2009 1:21 am

Fjalë mortore me rastin e Vdekjes së Qemajl D. Morinës U1qemajlmorina1
Qemajl Morina /8 maj 1944-21 shtator 2009/

Fjalë mortore me rastin e Vdekjes së Qemajl D. Morinës U1_QemajlMorina
E nderuara familje e Qemajl Morinës,


Të nderur të pranishëm të këtij ceremoniali mortor,

Në këto momente të ndarjes po e themi lamtumirën e fundit për: Prindin, vëllain, gjyshin, dajën, bashkëvendasin tonë dhe mikut tonë të çmuar Qemajl Morinën.
Ndarja fizike kurrë nuk është fjala e fundit.
Qemajl Morina u lind më 8 maj 1944 në fshatin Topanicë, në një familje të edukaur dhe me traditë të shëndosh; atdhetare.
Babai i tij e la Qemajlin shumë të vogël, sepse torturat që u bën; ndaj tij nga pushteti komunist në vitin 1950, qenë të pa përballueshme dhe për pak ditë më vonë ai vdes në shtëpi si pasojë e dhunës komuniste, që ushtrohej ndaj shqiptarëve, të cilët mundoheshin për të mirën e këtij vendi, këtë fat e pati edhe babai i Qemajlit.
Qemajli 6-vjeçar mbeti nën përkujdesjen e nënës, e cila i qëndroi gjithmonë mbi kokë e me gjysmë shpirti për t`i rritur dy fëmijët e saj, që ishin drita e jetës dhe e së ardhmes së saj. Me sa mund e dashuri ajo ia arriti qëllimit fisnik për t`i edukuar në frymën më të drejtë njerëzore e kombëtare. Ajo e dërgon Qemajlin në shkollën e fshatit me dëshirë që ai të bëhej shkollar i vyeshëm për t`i shërbyer atdheut dhe familjes. Mirëpo, kushtet e rënda dhe roli i kryefamiljarit nuk i mundësuan shkollim, pos atij fillor. Qemajli sa rritej e aq më shumë e brengoste vdekja e babait të tij për një kohë të shkurtër. Njëherit, kërshëria nuk e la të qetë deri në moshën e pjekurisë, kur e gjeti saktësinë e vdekjeve tinëzare e me motive politike, që i bënte pushteti Jugosllav, jo vetëm të babait të tij, por edhe të shumë shqiptarëve të tjerë.
Si shumë të rinj të fshatit tonë, edhe Qemajli, u detyrua të marrë rrugën e kurbetit, sepse punësimi në vendlindje ishte i pa mundshëm. Andaj rrugëtimi për në Gjermani në fillim të viteve te shtatëdhjeta, qe domosdoshmëri për të siguruar ekzistencën dhe për ta mbajtur familjen gjallë.
Shkuarja dhe punësimi në Gjermani për Qemajlin, pati shumë domethënie, sepse ai filloi atje të interesohej më shumë për të kaluarën e atdheut të tij. Sa kalonte koha ai pasurohej më shumë me dituri historike nga kultura kombëtare. Lexonte literaturë të ndaluar e në raste të caktuara ai komunikonte me disa shkollarë të vendlindjes dhe e shpërndante literaturën e ndaluar, ishte i vetëdijshëm për rolin që luante dhe qëndroi besnik deri në fund.
Me këtë brumosje intelektuale, Qemajli sa vinte e punonte më shumë për çështjen kombëtare. Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, ai mori me përgjegjësi shumë detyra dhe obligime në grumbullimin e të mirave materiale që duhej të dërgoheshin në të dy drejtimet e atdheut, sa për Kosovë, po aq edhe për Shqipëri. Ai gjatë pushimeve në vendlindje, rrëfente: ne mërgimtarët kemi mbledhur kaq e kaq ndihma për atdheun.
E ndjente obligim e punë të sakrificës të punohej për atdhe. Banesa e tij në Gjermani ishte çerdhe e takimeve dhe e pritjeve të njerëzve që shkonin nga Kosova.
Qemajli aktivitetit humanitar i dha shpirt më funksional, sepse diti të komunikojë edhe me faktorin vendas gjerman dhe shumë herë dha intervista e komunikata në shtypin gjerman, gjithnjë për të mirën e Kosovës, duke e thënë të vërtetën për padrejtësitë e pushtetit serb që bënte në Kosovë ndaj popullit të tij.
Ai deri sa e pati frymëmarrjen ishte i angazhuar gjithnjë për të krijuar lidhje të reja në mes Vendlindjes dhe shtetit gjerman, ku punoi e jetoi më tepër se tri dekada.
Angazhimi i Qemajlit ishte i pranishëm kudo që ai gjendej, ai kontribuoi gjithnjë nën frymën e tolerancës, mirëkuptimit e dashurisë në mes njerëzve.
Miq të respektuar e familjar të Qemajlit, sot kur po ndahemi, kujtojmë njeriun e atdheut, njeriun që i gëzohej sukseseve dhe të arriturave të vendlindjes. E gjithsesi në këtë hallkë të gëzimeve, diku në brendi qëndronte edhe shpirti i tij prej idealisti të kulluar.
Sa shumë e gëzoi Pavarësia e Kosovës, dhe atëherë ai gjendej në Gjermani,dhe me shëndet nuk qëndronte mirë. Por, në një rast tha se nuk munda të mos jem në mesin e miqve në gjermani, për të thënë me disa fjalë rrugëtimin tonë sa të mundimshëm e krenar deri në 17 shkurtin e vitit 2008. E fjala e tij u shkrua edhe në shtypin gjerman.
Ai ishte dhe mbetet njeriu i vullnetit të mirë, i sukseseve të mira i dashurisë për njerëzimin për Kosovën e Shqipërinë e njerëzit e vet i mbante gjithnjë në zemër. Thoshte: i dua, mos më akuzoni pse i dua.
Ai e dashti vendlindjen, punoi për të dhe ia fali të gjitha ato që kishte.
Qemajli krijoi miq kudo që shkoi, dhe ata e çmuan shumë, sepse ai qe i hareshëm e miqësor me të gjithë.
Pusho i qetë në botën e amshueshme se vepra jote, jeton bashkë me punën, kontributin dhe rrëfimet optimiste për të ardhmen.
I dashuri Baci Qemajl, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës e vendlindjes.

Topanicë, më 22 shtator 2009
Nexhat Rexha

_______________
Telegram ngushëllimi për familjen Morina

Me hidhërim të thellë mësuam për shuarjen fizike të shokut dhe bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar Qemajl Morina. Familjes, miqve, shokëve dhe dashamirëve u shprehim ngushëllimet tona te sinqerta për këtë humbje të ndjeshme.
I ndjeri Qemajl Morina u angazhua herët në veprimtarinë kombëtare në Gjermani. Kontributi i tij i dhënë në shërbim të Atdheut, është i shumanshëm, duke filluar nga mobilizimi i mërgatës në mjedisin ku jetonte e vepronte dhe deri ke ndihmesa faktike ekonomike për Kosovën dhe Shqipërinë, në ditët e tyre më të vështira.
Duke iu besuar detyra me përgjegjësi e arkatarit për Kirchheim-Teck, landi i Baden-Württembergut, zoti Qemajl Morina shkelqeu për forcen organizuese, duke e justifikuar plotësisht besimin e dhënë nga bashkatdhetarët.
I ndjeri Qemajl Morina nuk është kufizuar vetëm në përmbushjen e përgjegjësive partiake. Me themelimin e Fondit Qeveritar, ai është emëruar në krye të komisionit drejtues lokal për përmbushjen e obligimeve financiare karshi Atdheut tonë Kosovës. Këtë detyrë e kreu me sukses, duke i shtuar arkës shtetërore shumë qindra mijëra marka, duke u cilësuar si zona më e suksesshme në nivel Gjermanie, madje edhe mërgate.
Puna e aktivit ku punoi i ndjeri Qemajl Morina, është vlerësuar nga Dega në Gjermani si dhe Qendra në Prishtinë.
Shuarja e parakohëme e shokut dhe bashkëpunëtorit tonë Qemajl Morina, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për shoqërinë tonë, ku ai vazhdonte të punonte e kontribuonte për të mirën e kombit, për shtetin tonë Kosovën.
Ne përkulemi me nderim e respekt para veprës dhe kujtimit të mikut tonë të mirë Qemajl Morina.
Në emër të bashkëveprimtarëve të të ndjerit Qemajl Morina, nga Gjermania:

Hafiz GAGICA, ish-kryetar i Degës të LDK-së në Gjermani.
Xhafer LECI, ish kryetar i Aktivit të LDK-së në Kirchheim Teck të Gjermanisë.
Gjermani, më 22 shtator 2009

______________________
Arkivore

VEPRIMTARI ËSHTË AMBASADOR I VENDIT TË VET,
EDHE PA NJË VENDIM FORMAL[1]
/Zotni Qemajl Morina në Lidhjen Internacionale më 13.3.1994/

Të nderuar miq, zonja dhe zotërinj,
Jam shumë i lumtur që më jepet rasti të flas në Lidhjen Internacionale për të Drejtat e Njeriut, të kësaj organizate të fuqishme që bashkon rreth vetes mijëra e mijëra njerëz liridashës në të gjithë botën, dhe ku prijnë me mendjen e tyre më të fuqishme intelektuale nga më të dëgjuarit në botë.
Unë do të doja të flas shkurtimisht, por jo për një temë që është e njohur, por jo aq sa duhet dhe jo në rrezikshmërinë që paraqet për të ardhmen, për shtypjen që sundon sot
nga sllavokomunistët serbë në Kosovë dhe në Sanxhak, në Mal të Zi, kundër shqiptarëve dhe familjeve të tyre.
Kjo shtypje dhe ky problem nuk është i ngritur sot, dhe në natyrën e shovinistëve të sëmurë serbë, por kjo dhunë dhe ky terror që sundon tek ne shumë vite më parë.
Një zonjë e nderuar nga Anglia, shkencëtarja Edith Durham, në librin e saj të njohur: „20 vjet ngatërresa ballkanike“ ka nënvizuar se „Pa u zgjidhur çështja e shqiptarëve të Kosovës dhe statusi i tyre, asnjë çështje nuk mund të zgjidhet në Serbi. Zgjidhja e vetme – thekson zonja e lartërmendur – është mëvetësia e tyre dhe bashkimi me Shqipërinë“.
Shtatëdhjetë vjetët që kaluan nga ky parashikim, i vërtetuan parashikimet vizionare të saj. Jugosllavia nuk mund të ketë qetësi, nëse nuk u zgjidhet çështja shqiptare. Por në vend që të shkohet drejt dialogut dhe zgjidhjes, po shkohet drejt shtypjes, drejt vrasjeve, drejt mjerimit. Në këtë fundshekulli ne jemi i vetmi popull në Evropë i ndarë në disa shtete dhe me popullatë të dëbuar nga shtetet fqinje fashiste.
Shqiptarët e Kosovës po vriten sistematikisht, ata janë me të vërtetë një popull i ndaluar, sepse u janë mohuar të gjitha të drejtat, që nga e drejta për të jetuar të lirë dhe deri tek e drejta e natyrshme e jetës.
Po bëhet e zakonshme për një shqiptar të vrarë, të arrestuar, të torturuar, të dënuar me shumë vjet burg, të shpallur armik, nacionalist, irredentist, po bëhet e zakonshme shqiptari i papunë, i përjashtuar nga gjithçka, nga çdo e drejtë. Bota sot i ka sytë tek vrasjet e dhuna në Bosnjë, e nuk po shikon vrasjet e përditshme në Kosovë; ajo nuk shikon si duhet se burgjet e Serbisë po mbushen përditë me të dënuar politikë kosovarë dhe se dhjetëra të tjerë presin në burgje fillimin e gjykimit, ndërsa mijëra e mijëra nuk kanë siguri për të nesërmen.
Njerëzit në Kosovë nuk mund të bëjnë gjumë të qetë as dinë nëse çelen të gjallë. Nu dinë se çka do të sjelli dita as nata. Kjo është jetë kosovare, plot drama, plot vrasje. Vetëm në javën e fundit u vranë tre kosovarë, vetëm në këtë muaj u mbyllën dy tempuj të kulturës shqiptare. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Instituti Albanologjik i Kosovës tani nuk janë më. Nesër nuk do të jenë edhe institucione të tjera. Shkollat janë të mbyllura e nxënësit mësojnë nëpër shtëpia private. Atëherë ku janë të Drejtat e Njeriut?
Unë flas këtu para jush, zonja dhe zotërinj të nderuar, dhe nuk dua të ju lodh me shifrat e të vrarëve, me dhjetëfishimin e të dënuarve poetikë, me liderët partiakë të ndaluar, me deputetët e torturuar, me mijëra njerëz që janë të detyruar ta lënë strehën atërore dhe të marrin rrugën e kurbetit, ku bëjnë një jetë tejet të vështirë.
Nuk dua të ju lodh edhe me vetë faktin se shumë nga anëtarët e këtij komiteti kanë qenë në Kosovë dhe e kanë pa shumë mirë se deri ku ka arritur dhuna, shtypja dhe brutalitetit.
Kundër kësaj gjendje ne jemi përcaktuar me politikë paqësore, për rrugëdalje në zgjidhjen e problemeve. Dhe ne si popull jemi gjetur në një situatë kur për një fjalë goje të shkon koka, një popull që vazhdimisht këndon këngë trimërie. Por ne zgjodhëm këtë rrugë, sepse kemi besim tek Evropa e qytetëruar, sepse kemi besim se bota nuk do të lejojë më Serbinë të vrasë e të presë në Kosovë. Në emër të këtij besimi sjell edhe unë fjalën time në këtë tubim, me besimin e plotë se do të mirëkuptohemi.
Zoti i bekoftë të gjithë ata që kontribuojnë në zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës.

_____________________________
TELEGRAM NGUSHËLLIMI

PSE NUK FOLA MBI VARRIN E SHOKUT TIM, QEMAJL MORINA?
/Kur miku i shtëpisë të qëllon kundërshtar-socialisti Jakup Biçku, plisaxhia!?/

Nga Kadri Mani

E nderuara Familje Morina, i dashur zotni Demirali, duke ju shprehur ngushëllimet më të çiltra, për vdekjen e Kryefamiljarit tuaj, të paharrueshmit Qemajl Morina, më duhet doemos të sqarohem përse nuk mund të flisja mbi varrin e shokut tim: ish-polici Jakup ia prishi odës atmosferën mortore, me një hardallosje fodulle e me logjikë prej xhandari, se si ai paskësh qenë kundërshtar politik i Qemajlit atëherë për të gjallë dhe tash pas vdekjes!! Unë e kundërshtova dhe u zhvillua një debat mjaft i ashpër:
-Si ashtu paskit qenë miq (dajë e nip!!) dhe armiq atëherë dhe sot!?- pse ke ardh këtu?
-Ai ishte rugovist kurse unë jam uçëkëist!
-Çka flet ore, po komandantët e Rugovës i kanë udhëhequr dy nga betejat kryesore, atë të Koshares dhe atë të Loxhës!?- të cilët i keni vra ju dhe do të dilni në gjyq...
Ama Jakupi llafazan e mendjelehtë, nuk po pushonte së dërdëllisuri e nuk i linte të flisinin njerëzit me radhë: ia dhashë adresën time elektronike dhe e ftova në një intervistë, vetëm të heshtte sot, disa herë më pyeti se çka është kjo farë adrese?-mbase po kërkonte e nuk po e gjente rrugën as numrin e shtëpisë!?!
Ai nuk ishte i vetëdijshëm se nuk po më kundërvihej vetëm mua dhe odës, por gjithë shumicës absolute të votuesve të LDK-së, gjithë komentatorëve: Ali Kelmendit, Enver Bytyçit, Femi Cakollit...
Vetëm nuk e morëm vesh se për cilën “UÇK” e pate fjalën!?- o shoku xhandar!!
Ngase UÇK ishin edhe nënat e nuset tona që po gatuanin nga 100.- bukë nëditë... por ti aq di aq flet.
Dhe nga kjo atmosferë e tendosur, u ngjitëm te varrezat e fshatit, por unë isha i pikëlluar nga vdekja e shkut dhe i lënduar nga “daja” i tij që pati paturpësinë të derdhte mllefin prej maniaku në ditën e zisë tonë! Mbase paska pas ardhur të derdh lot krokodoli: sot një nesër dy... derisa të shfaroset demokracia, që të lozin valle të natës shpendia!?!
Pra m’u lidh nyja në grykë dhe nuk e mora mikrofonin që të shpalosja kujtimet e mia: Me Qemajlin tonë të dashur dhe entuziast e faqekuq atëherë, e tash këtu para nesh i shtrirë në tabut, i zverdhur dyll e me sytë e gojën të mbyllura... dekada më parë jemi njohur nëpër tubimet tona të LDK-së bashkë me shokët e tij: Agim Gashi, Xhafer Leci, Hafiz Gagica, Dan Gashi... nga Kryesia, e kush mund t’i numërojë anëtarësinë e miqtë e shumtë të Qemajlit tonë... që sot dënesin në pikëllim e në zi...
Isha pakëz më i vjetër dhe Qmajli më qunte- Bacë; pak kohë më parë, ia bëj një telefonatë dhe alaminut del në Gjilan me veturë e shkojmë bashkë në Uglar, në odën e Mustafë Ibrahmit, ku vijnë e tërë familja e emnacipuar gra e vajza... evokuojnë kujtimet për dëshmorin e tyre e tonin, për dëshmorin Vehbi Ibrahimi: Njëherë kur erdhën me bastis, Vehbiu me dosjet e dokumenteve ilegale u fut në bunar... rasti është mbret i botës, dha zoti e nuk iu afruan bunarit, sepse ne ishim të gatshëm ta ndiznim luftën me ta e të mos e dorëzonim vëllain tonë Vehhbiun... eh se çka hequr, ishte i ndjekur nga pushtuesit dhe i përcjelluar nga “tanët”... por nuk stepej deri në atentatin mizor... dhe edhe pas vdekjes, e përgpjojnë bastardët!!
Këto biseda po i komentonim me Qemajlin në të kthyer... dhe më vonë kur pata bujtur tek ata në Topanicë... shpesh e kujtonim bashkë atë thënien arabe: Qent le të lehin,karvani le të ecë përpara!
Të falemi nderit o miku ynë i shtrenjtë, Qemajl Morina, për vijën e drejtë institucionale e për stoicizmin tënd e sakrificat tua në planin kombëtar-ndërkombëtar.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës për të cilin jetove, luftove dhe vdiqe, për të jetuar në zemrat tona përjetësisht.
LAVDI!

Abdyl Krasniqi

Ah, Kosovë!
……………………………………………….
Tri UÇK?! Shumë parti, shumë ideologji copë!
UÇK-ja e vërtetë ishte: Jasharaj, ishte Kosovë!
Ideologjitë e tjera defekt, shpellë apo gropë:
Mashtrim, diktat, Karpatos, Via Zhunganov!
……………………………………………..
UÇK-ja e vërtetë çdo ditë vritet!
Nga forca të organizuara antishqiptare!

Kadri Mani/Dy vjersha

KANË ME T’VRA...

kanë me t’vra or vëlla
pushkatarët nga frëngjia
kanë me t’vra o vëlla
në gjumë te e jotja shtëpia

kanë me t’vra or vëlla
duke u la në vaskë
kanë me t’vra o vëlla
n’fund t’detit n’guaskë

KUR RROKE ARMËN...

kur rroke armën e shkove në stërvitje
e në ballë të puthi ty nëna jote loke
a të porositi gabimet t’mos i përsëritje
apo vëllain tënd ta shtrije për toke?

kur u nise në luftë n’ballë të puthi motra
a shkoje t’i vrasësh shkelësit e atdheut
e kokën e ktheje përmallshëm nga votra
apo që t’i vrasësh krerët e mëmëdheut?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi