Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AAK ngushëlloi Ambasadën e SHBA-ve me rastin e vdekjes së z. Larry Rosin

Shko poshtë

AAK ngushëlloi Ambasadën e SHBA-ve me rastin e vdekjes së z. Larry Rosin Empty AAK ngushëlloi Ambasadën e SHBA-ve me rastin e vdekjes së z. Larry Rosin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 3:42 pm

AAK ngushëlloi Ambasadën e SHBA-ve me rastin e vdekjes së z. Larry Rosin


AAK ngushëlloi Ambasadën e SHBA-ve me rastin e vdekjes së z. Larry Rosin Largea_aak101349870071
Nënkryetari i Parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), z. Blerim Shala, ia ka përcjellë ngushëllimet e tij dhe të partisë, ambasadores së SHBA-ve në Republikën e Kosovës, znj. Tracey Ann Jacobson, me rastin e ndarjes nga jeta të shefit të parë të përfaqësisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, pas vitit 1999, diplomatit të shquar dhe mikut të Kosovës, z. Larry Rosin.

Siç thuhet në telegram,lajmi për vdekjen e tij nga preku thellë të gjithë neve, duke kujtuar me respekt figurën e tij të çmuar prej diplomati dhe mbështetësi në të gjitha proceset që kaluam bashkë, në rrugën tonë plot sfida drejt bërjes së vendit tonë shtet të lirë, demokratik dhe atdhe të të gjithë qytetarëve të tij, thuhet në telegram.

Roli i z. Rosin ishte i pashmangshëm dhe i rëndësisë primare në të gjitha këto procese, si në kohën kur ishte në krye të Zyrës së SHBA-ve në Kosovë, ashtu edhe më pas, në përgjegjësitë tjera, në kuadër të misionit të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë.

Andaj, bashkë me ngushëllimet adresuar Juve dhe mbarë stafit diplomatik të SHBA-ve në vendin tonë, ju lus që ngushëllimet tona t’jua përcillni, në të njëjtën kohë, bashkëshortes dhe familjes së z. Rosin.

Kujtimi për z. Rosin, do të jetë, përherë, pjesë e kujtimit të ngjarjve dhe punës së përbashkët në të mirë njerëzve dhe të vendit tone, thuhet në telegramin e Nënkryetarit të Parë të AAK-së, z. Blerim Shala.BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi