Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota shqiptare në mbrojtje të identitetit kombëtar

Shko poshtë

Bota shqiptare në mbrojtje të identitetit kombëtar Empty Bota shqiptare në mbrojtje të identitetit kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 28, 2009 7:21 pm

Bota shqiptare në mbrojtje të identitetit kombëtar

Beqir Sina, NEW YORK, ( BOTA SOT)
Reagon ashpër Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane lidhur me enciklopedinë tendencioze maqedonase.

Bota shqiptare në mbrojtje të identitetit kombëtar FOOTO
Gati peticioni, ku do të kërkohet të ndalohet botimi dhe publikimi i Enciklopedisë së re maqedonase, dhe heqja e menjëhershme saj nga qarkullimi.

Duke u solidalirizuar me reagimin mbarë shqiptarëve, kudo që janë, edhe Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, me qendër në New-York, thotë se kemi vendosur t'i drejtohemi me këtë rast, si qytetar amerikan , në bazë të Amendamentit të Parë të Kushtetutës Amerikane, Departamentit Amerikan të Shtetit, Arkivit të Sigurisë Kombëtare, SHBA , dhe raportit të CIA-së për Maqedoninë. Ne kemi vendosur me këtë rast, t'i drejtohemi SHBA-ës, thuhet në deklaratën e kësaj akademie, si qytetar amerikan.Kujtojmë, me këtë rast ceket në deklaratë, se "Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbron të drejtën e lirisë së besimit dhe të lirisë së shprehjes nga ndërhyrja e qeverisë, për çdo qytetar Amerikan. Në këtë kontekst, Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, garanton nga ana e saj se "Liria e shprehjes përbëhet nga të drejtat e lirisë së fjalës, shtypit, mbledhjes dhe drejtimit të peticioneve qeverisë, për çdo lloj korrigjimi të ankesave, dhe të drejtat e nënkuptuar të diskriminimit mbi baza racore dhe besimit, të të gjithë qytetarëve Amerikanë."Prof. Dr. Skënder Kodra PhD. kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, me qendër në New-York, e themeluar 15 vjet më parë, ka reaguar sot ndaj një botimi skandaloz të Enciklopedisë maqedonase, të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku përdoren referenca përçmuese dhe fyese, për shqiptarët etnik, si dhe fakte të padëshmuara kurrë, në historinë e këtij vendi.Në deklaratën e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, thotë Prof. Dr. Skender Kodra, kemi theksuar se përdorime të termave të kësaj Enciklopedie, ,"shqiptarët janë njerëz malesh" janë vetëm për llogari të paragjykimeve etnike, me doza të pa imagjinueshme falsifikimesh, sa s'ka as edhe një fije dyshimi, që ato mund të jenë vetëm rezultat i një skenari të parapërgatitur nga akademia e Beogradit në bashkëpunim me Shkupin. Duke kujtuar, edhe një herë ish profesorin serb të Universitetit të Prishtinës, shkrimtarin Vujadin Millanoviq, dhe librin e tij shovinist, të botuar më 1990, në Prishtinë, " Universiteti i Prishtinës në Rrjetin e Shqipërisë, së Madhe" , ku ai i fryn ndjenjave anti shqiptare, me anë të shtrembërimit të fakteve historike, dhe përdor terma të njësojta, si këto të akademive maqedonas.

Në deklaratë, mes tjerash thuhet se Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, kishte besuar me të vërtet, se qëndrimet antishqiptare, të shfaqura më parë, nga një pjese të Akademisë Maqedonase, dukej se kishin marrë fund, edhe me qëndrimin për largimin në atë kohë të ish Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë Gjeorgji Efremov, pasi ai kishte kërkuar ndarjen e Maqedonisë dhe shpërngulje të popullatave. Këtë, "marrëzi" Efremov, u tha se e "gatoi" gjatë dreke, kur ai ishte kryetari i akademisë maqedonase aso kohe, dhe ia kishte paraqitur këtë ide shterpe, edhe një homologut të tij shqiptar, si " një propozim, gjoja për zgjidhjen e krizës së atëhershme, nëpërmjet shkëmbimit të territoreve dhe të popullsive midis dy shteteve, Maqedonisë dhe Shqipërisë."Fantazira të këtilla (ose çmenduria), në radhë të parë nuk i shërbejnë aspak paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit, e rajonit, në përgjithësi. Ato janë vlerësimet më primitive me ndjenjë të sëmura shoviniste, të një populli tjetër, që të na kujtojnë kohë të kaluara, e të errëta, si ato gjatë kohës së ish - republikave Jugosllave". Në deklaratën dhe shtrembërimet e qëllimta e dashakeqëse, të akademikëve maqedonas në Enciklopedinë, për hesap të tyre, në paraqitjen e historisë së këtij shteti, i cili kujtojmë se është shtet i vetëm në botë, që megjithëse ka më shumë se 18 vjet, që komuniteti ndërkombëtar ishte ai që e bëri shtet, është shtet ky, që, nuk ka ende identitet kombëtar, nuk ka ende një flamur zyrtar, të njohur nga e gjithë bota, dhe nuk ka ende një emër zyrtar, që të përdorej nga e gjithë bota. Por, dikush e quan, FYROM, dikush e quan, Maqedoni, Maqedonia Veriore, Republika e Maqedonisë Veriore, dhe mos më keq dikush tjetër, e ka lënë edhe pa emër, fare...Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, me qendër në New-York, thuhet se ky skandal i pashembullt për nivelet akademike, shtyn të mendohet me tërë seriozitetin për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni. Të cilët, megjithëse janë pjesë e rëndësishme shtete-formuese të këtij shteti, ende trajtohen e shifen nga akademikët maqedonas dhe krerët e këtij shteti, si qytetar të dorës së dytë dhe të tretë.Ndaj, pa hezitim dhe duke përdorur të gjitha format zyrtare, deri tek protestat para ambasadës maqedonase në Uashington, dhe Misionit të saj diplomatik në OKB, Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, me qendër në New-York ka vendosur t'i drejtohet me këtë rast, si qytetar amerikan , në bazë të Amendamenti të Parë të Kushtetutës Amerikane, Departamentit Amerikan të Shtetit, Arkivit të Sigurisë Kombëtare, SHBA , dhe raportit të CIA-s për Maqedoninë, me një peticion, ku do të kërkojmë që menjëherë të ndalohet botimi dhe publikimi i kësaj Enciklopedie, dhe heqja e menjëhershme saj nga qarkullimi, dhe që akademikët maqedonas që hartuan këtë çorbë, t’ju kërkojnë ndjesë shqiptarëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi