Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ta bëni të funksionojë një marrëdhënie në distancë !!!!

Shko poshtë

Si ta bëni të funksionojë një marrëdhënie në distancë !!!! Empty Si ta bëni të funksionojë një marrëdhënie në distancë !!!!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 7:15 pm

Marrëdhënjet në distancë mund të jenë problematike dhe të vështira. Më poshtë mund të lexoni disa këshilla që mund t'ju ndihmojnë ta vazhdoni këtë marrëdhënie. Romanca në distancë është një fenomen modernë. 100 vjet më parë largimi i njëri prej partnerëve shënonte dhe fundin e marrëdhënies. Por sot, me evoluimin e mjeteve të transportit dhe vjetet e komunikimit si interneti, marrëdhëniet në distancë jan bërë gjithmonë e më të zakonshme. Nuk është e pazakonte sot që një çift të vazhdoj romancën edhe pse mund të jen qindra apo mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. Megjithatë, mardhëniet në distancë kan disa vështirësi. Suksesi i një marrëdhënije të tillë varet nga afërsia që kan dy personat për t'u përshtatur me mungesën e njëri-tjetrit për të kapërcyer filozofinë " larg syrit, larg zemrës " Nëse mendoni se keni aftësi për të pasur një marrëdhënie në distancë, lexoni disa këshilla që do t'iu ndihmojnë ta mbani të gjallë romancën tuaj.

Si ta bëni të funksionojë një marrëdhënie në distancë !!!! Unedly9cn5


Përkushtimi 

Nëse doni që marrëdhënia juaj të funksionojë, është e rëndësishme që të dy të bini dakort për nivelin e përkushtimit që prisni nga njëri-tjetri. Nëse njëri prej jush e sheh këtë marrëdhënie si serioze dhe monogame kurse tjetri jo, atëherë do te keni probleme. Është e rëndësishme që të dy të dëshironi të njëjtat gjëra dhe të keni të njejtën pritshmëri ndaj kësaj marrëdhënije.
Përpara se të përkushtroheni në një marrëdhënie në distancë, uluni me partnerin tuaj dhe komunikoni hapur rreth pikëpamjeve tuaja mbi këtë marrëdhënie. Bini dakort për rregullat qe do të vendosni. Sigurohuni që marrëveshja juaj ka themele të shëndetshme dhe do t'iu evitojë zhgënjimet në të ardhmen.

Komunikimi 

Komunikimi është çelësi i një marrëdhënie, por në një marrëdhënie në distancë ai është dhe më i rëndësishëm. Flisni me njëri-tjetrin rregullisht në telefon. Telefonat e shpeshta do t'iu ndihmojnë që ju të ruani pasionin për njëri-tjetrin. Por teknologjia sot ofron dhe mënyra të tjera për të komunikuar me partnerin, si përshembull me E-mail.. Është dhe komunikimi në oret e vona të darkës me mesazhe në kompjuter.. POR MOS HARRONI MYNYRËN E VJETËR TË KOMUNIKIMIT, ATË QË MBETET DHE MË ROMANTIKJA, DËRGOJINI NJËRI-TJETRIT LETRA DASHURIE..
Atëherë kur nuk keni mundesi ti përcillni ndjenjat tuaja përmes prekjes, komunikimi bëhet edhe më i rëndësishëm. Një marrëdhënie në distancë ka nevojë për imagjinatë, për të gjetur mënyra krijuese për të mbajtur komunikimin e hapur mes dy partnerëve.

Sinqeriteti

Sinqeriteti është i rëndësishëm në ç'do marrëdhënie, kohëzgjatja e një marrëdhënie në distancë varet nga aftësia juaj për të komunikuar sinqerisht me njëri-tjetrin rreth asaj që ndjeni apo për të zgjidhur problemet në çift, përndryshe marrëdhënia juaj mund të shkaterrohet. Nëse doni që romanca juaj të zgjasë, atëherë nuk mund të injoroni ndjenjat e njëri-tjetrit dhe të lini mërzinë të ndërhyjë në marrëdhënien tuaj. Tregohuni të sinqertë me partnerin tuaj, në mënyrë që të zgjidhni problemet apo këqkuptimet që mund të krijohen. 

Kompromisi 

Kompromisi është një element shumë i rëndësishëm për të pasur një marrëdhënie në distancë të suksesshme. Vazhdimisht do t'iu duhet të bini në kompromis nëse doni ti jepni vlerën që meritoni marrdhënies suaj. Vizitoni me rradhë njëri-tjetrin. Lëreni përgjysëm aktivitetet tuaja të preferuara kur partneri ju telefonon dhe vërtetë ka nevojë për kohën dhe vëmendjen tuaj. Nga ana tjetër, jepni partnerit hapësirën për të cilën ka nevojë.

Fleksibiliteti

Që kjo marrëdhënie në distancë të funksionojë, që të dy duhet të jeni fleksibël. Gjërat nuk mund të shkojnë gjithmonë ashtu siç i keni planifikuar. Një fundjavë bashkë që keni kohë që e prisni mund të shtyhet disa herë si pasoje e punëve të papritura që mun ti dalin njërit apo tjetrit. Duhet ta mirkuptoni njëri-tjetrin në këto raste. Mos e lejoni zhgënjimin që të shkatërrojë marrëdhënien tuaj. Gjithashtu duhet të jeni të hapur për takime të paplanifikuara me njëri-tjetrin. 

Besimi

Ndër të gjitha gjërat që mund të vrasin dhe marrëdhënien me pasionante, mungesa e besimit është ajo më e mundshmja. Nëse mendoni vazhdimisht që partneri juaj, i cili jeton larg jush, është i përfshirë në një marrëdhënie tjetër, atëherë ky është një problem. Nëse e keni problem ti besoni partnerit tuaj, atëherë duhet të mendoni për të gjitha arsyet për mos ti besuar atij. Nëse ai/ajo nuk ju ka dhënë arsye që ju të mos keni besim, atëherë duhet të ndryshoni. Gjeni mënyrën që të filloni të besoni te parteni juaj, përndryshe jeni drej fundit. Nëse mungon besimi, nuk keni as bazën për të pasur një marrëdhënie të suksesshme.

Pavarësia

Është shumë e rëndësishme që në një marrëdhënie të qëndruashme, qofte kjo në distancë ose jo, partnerët të ruajnë një lloj pavarësia. Është gabim që të ulesh ç'do natë para telefonit në pritje të telefonatës së partnerit tuaj. Ju duhet të ndiqni aktivitetet tuaja si zakonisht, sigurisht pa lënë pas dore përkushtrimin ndaj partnerit. Nuk keni pse të hiqni dorë nga jeta juaj. Duhet që ju të doni, jo vetëm partnerin, por edhe veten tuaj. 

Pranimi

Njerëzit që kan një marrëdhënie të qëndrueshme janë realistë. Ata e kuptojnë dhe e pranojnë faktin se marrëdhënia e tyre në distancë do të ketë probleme me të cilat duhen të përballen. Ajo që duhet të bëni, është që të fokusoheni në anët më të mira të kësaj marrëdhënie dhe të dini ta përballoni me vështirësitë që do të hasni. 

Optimizmi

Nëse doni gjithmonë që kjo marrëdhënie të funksionojë, ju duhet ta shihni gotën gjysmë plot, jo gjysmë bosh. Kur ndiheni të trishtuar se nuk keni pranë njeriun që doni, mendoni për takimin tuaj të ardhshëm për të kaluar këtë moment. Në këtë mënyrë koha do të kalojë shumë dhe ju do ta keni pranë njëri-tjetrin ...!!!!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi