Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Diplomaci e shtuar për marrëdhënie me fqinjët

Shko poshtë

Thaçi: Diplomaci e shtuar për marrëdhënie me fqinjët Empty Thaçi: Diplomaci e shtuar për marrëdhënie me fqinjët

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 01, 2009 6:34 pm

Thaçi: Diplomaci e shtuar për marrëdhënie me fqinjët

Bota sot
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit.


Thaçi: Diplomaci e shtuar për marrëdhënie me fqinjët _-MQ.xx
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thekson se Qeveria ka shtuar aktivitetet e veta për ngritjen e marrëdhënieve diplomatike me fqinjët duke përfshrë edhe Maqedoninë.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet në harmonizim edhe me Qeverinë e Shqipërisë për vizitën e kryeministrit Sali Berisha në Kosovës me datat 6 dhe 7 të këtij muaji, ndërkohë që ka shprehur përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit. Në fillim të mbledhjes së rregullt, Thaçi ka thënë se gjatë vizitës së kryeministrit Berisha do të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme. Në këtë rast, ai ka falënderuar edhe autoritetet komunale të Prizrenit për shpalljen e kryeministrit Berisha, "Qytetar Nderi" i Prizrenit. Kryeministri Thaçi ka theksuar përkushtimin për bashkëpunim me vendet e rajonit, në këtë rast edhe me Maqedoninë, me të cilën ditëve të fundit ka pasur një acarim rreth enciklopedisë së botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Sipas tij, javët e ardhshme do të ketë avancim të marrëdhënieve diplomatike edhe me këtë shtet. Ndërkohë, për çështjen e lobimit për pavarësinë e Kosovës, Thaçi ka vlerësuar se po ecë me sukses, e në kuadër të kësaj ka përmendur vizitën e presidentit Sejdiut dhe ministrit të Punëve të Jashtme Hyseni në Nju Jork, e cila sipas tij ka qenë jashtëzakonisht reflektuese.
Ndër të tjera, Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar për fillimin e trajnimit të stafit diplomatik dhe konsullor, i cili do të zgjas 1 muaj dhe do të jetë plotësisht funksional në muajin nëntor.Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për Formimin e komitetit ndërministror për administrimin e tokës në fushën e administrimit të tokës dhe infrastrukturës shtetërore të të dhënave hapësinore, listën e mediumeve përfituese të granteve nga fondi për mbështetjen e mediave minoritare, multietnike dhe grupeve tjera të veτanta dhe Projektligjin për klasifikimit e informatave dhe verifikimin e besueshmërisë. Gjithashtu, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Shoqatës të Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës për përkrahje financiare, në mënyrë që t'iu mundësohet manifestimi i javës së njeriut me shkop të bardhë.
Komuniteti ndërkombëtar rritë interesimin për veriun
Mundësinë e emërimit të ambasadorit italian në Kosovë Mikele Giffon si emisar i veçantë të BE për veriun e Kosovës, kryeministri Thaçi e vlerëson si rritje të interesimit dhe përgjegjësive ndërkombëtare për normalizimin e gjendjes në atë pjesë.Duke komentuar një hap të tillë të BE-së, Thaçi tha se angazhimi i përbashkët I komunitetit ndërkombëtarë dhe institucioneve të Kosovës në veri të Mitrovicës është duke dhënë rezultatet e duhura.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi