Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Më 10 tetor, opozita në rrugë për hapjen e kutive

Shko poshtë

Rama: Më 10 tetor, opozita në rrugë për hapjen e kutive Empty Rama: Më 10 tetor, opozita në rrugë për hapjen e kutive

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 11:19 pm

Rama: Më 10 tetor, opozita në rrugë për hapjen e kutive

Rama: Më 10 tetor, opozita në rrugë për hapjen e kutive Edi-me-gishtAshpërsohet qëndrimi i opozitës ndaj qeverisë

Partia Socialiste nis të radikalizojë qëndrimin e saj kundrejt mazhorancës. Me një dalje publike ditën e djeshme, shefi i selisë rozë i ka bërë thirrje gjithë popullit opozitar të dalin në protestën e organizuar nga PS-ja në datën 10 tetor. Rama ka argumentuar protestën me vjedhjen e votës që është bërë sipas tij më 28 qershor në zgjedhjet e përgjithshme. Rama i ka cilësuar protestat me rëndësi patriotike duke theksuar se transparenca e zgjedhjeve është kushti themelor që e mban opozitën jashtë sallës së Parlamentit. Kryesocialisti, theksoi se protesta e opozitës do të jetë e vazhdueshme, nëse nuk do të ketë një reagim nga mazhoranca. Rama mori këtë vendim ekstrem në demokraci menjëherë pas konfirmimit të tij në krye të partisë më të madhe opozitare.
Nisja e protestave nga opozita
Partia Socialiste ka zgjedhur datën 10 tetor për të nisur protestat popullore për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Edi Rama thirri popullin të hidhet në protesta për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen nga qeveria Berisha-Meta. “Erdhi koha që Berisha të përballet me popullin opozitar”, tha Rama. Në deklaratë, Kryetari i Socialistëve bëri të ditur hapin tjetër që do të ndjekë opozita pas bojkotit të Kuvendit. Sipas Ramës, gjendja e rëndë që ka përfshirë shoqërinë shqiptare është e patolerueshme, dhe pas veshit të shurdhër të qeverisë, opozita do të vijojë me formën tjetër, demokratike, manifestimet.
“Partia Socialiste i fton të gjithë, të shtunën e ardhshme 10 tetor, në manifestimin e parë të protestës për hapjen e kutive të votimit ku fshihet e vërteta e 28 qershorit, ku mbahen peng liritë e të drejtat e shumicës, ku është burgosur ligji dhe ku e kanë burimin padrejtësitë që po shtohen në kurrizin e njerëzve”, tha Rama duke venë në dukje se më 10 tetor do të zhvillohet manifestimi i parë, pasi të tjerë do të pasojnë atë, nëse nuk merret përgjigje. Rama është treguar mjaft i ashpër me kryeministrin, kur i ka kërkuar plotësimin e kushteve ose në të kundërt do të përballej me popullin opozitar. “I them kryeministrit se do përballet me popullin opozitar se do të na ketë përballë më të vendosur se kurrë për t’i dhënë fund pushtetit të tij, nëse pushteti i tij nuk i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve”, theksoi Rama.
Organizimi i protestës
Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se këto dhjetë ditë do të thirren të gjithë njerëzit që kundërshtojnë këtë qeveri nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Nëse nga protesta që do të zhvillohet në Tiranë nuk do ë ketë një reagim të qeverisë, PS-ja do të organizojë protesta paralele në të gjitha qytetet kryesore të vendit, për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve. Në datën 10 tetor, përveç Partisë Socialiste do të jenë të pranishëm dhe aleatët tradicionalë të tyre, si anëtarë të PDS-së, anëtarë të PSD-së, të G99-ës dhe PBDNJ-së. Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka marrë mbështetje dhe nga dy kundërshtarë të tij në zgjedhjet e 28 qershorit. Pikërisht Nard Ndkoa dhe Spartak Ngjela janë pro protestave popullore dhe do të jenë të pranishëm në shesh, së bashku me opozitën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi