Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Protestat e opozitës janë kundër liberalizmit

Shko poshtë

Meta: Protestat e opozitës janë kundër liberalizmit Empty Meta: Protestat e opozitës janë kundër liberalizmit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 02, 2009 11:21 pm

Meta: Protestat e opozitës janë kundër liberalizmit


Meta: Protestat e opozitës janë kundër liberalizmit Ilir-meta-reZëvendëskryeministri dorëzon në KE, raportin e dytë për heqjen e vizave





Qeveria përfshihet tërësisht në procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa opozita përshkallëzon bojkotin në protestë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, dorëzoi dje në Bruksel raportin e dytë për plotësimin e detyrimeve të kërkuara nga udhërrëfyesi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave. Në procesin e liberalizimit të vizave, e rëndësishme është që të bashkëpunojë edhe opozita, por ajo nga ana e saj do të përshkallëzojë bojkotin, duke hyrë në protestë në 10 tetor.
Deklarata
Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, dorëzon në KE raportin e dytë për plotësimin e detyrimeve të kërkuara. Meta theksoi se do të ishte në interes të vendit që në këtë proces të rëndësishëm, të përfshihej edhe opozita, kontributi i së cilës nuk duhet të mungojë dhe do të jetë i vlerësuar në përmbushjen e detyrimeve të kërkuara nga partnerët tanë ndërkombëtarë. “Përgatitja e këtij dokumenti, është bërë me përgjegjësinë më të lartë, jo vetëm në evidentimin e arritjeve të 6 muajve të fundit, por edhe në angazhimin për përmbushjen brenda afateve të përcaktuara të gjithë listës së detyrimeve të kërkuara nga udhërrëfyesi i Komisionit Evropian”, deklaroi Meta. Ministri Meta shprehu vendosmërinë e qeverisë për të realizuar në një kohë sa më të shpejtë të gjitha detyrimet e kërkuara. Raporti u miratua para dy ditësh në mbledhjen e radhës së Komitetit Ndërministror për Liberalizimin e Vizave, dhe përfshin një skanim tërësor të shkallës së përmbushjes së detyrimeve për të katër blloqet e këtij udhërrëfyesi: Siguria e dokumenteve, kufijtë, azili, migracioni, siguria dhe rendi publik si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Opozita “pengesë”
Ministri Meta deklaroi se protesta e opozitës nuk do të ngadalësojë procesin e liberalizimit të vizave, Shqipëria është një vend demokratik dhe opozita padyshim është e lirë të bëjë dhe protesta demokratike. Megjithatë, Meta u shpreh se kjo protestë e qëllimtë për të larguar hapat drejt heqjes së vizave është e pakuptimtë. “Të bësh një protestë kundër liberalizimit të vizave, të bësh një protestë kundër integrimit evropian, unë këtë nuk arrij dot ta kuptoj”, u shpreh Meta. Ndërkohë, Meta tha se qeveria ka shprehur vullnetin maksimal për të përmirësuar më tej standardet e zgjedhjeve, të cilat u vlerësuan me shumë objektivitet nga faktorët ndërkombëtarë dhe natyrisht. “Ne jemi të vendosur për të arritur standardet më të larta të vendeve më të zhvilluara të BE-së”, theksoi Meta.

Këshilli i Evropës, rrëzon kërkesën e sllovenes Fajon, për liberalizimin
KE-ja kundër eurodeputetes: Shqipëria ende punë për vizat

Komiteti për çështjet e lirisë në Parlamentin Evropian ka hedhur poshtë kërkesën e parlamentares sllovene, Tania Fajon, për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, pa zbatuar procedura shtesë. Sipas Komisionit Evropian, Shqipëria ka një sërë pikash të paplotësuara nga udhërrëfyesi, për liberalizimin e vizave. “Vlerësimi tregoi se kishte ende shumë pika kyçe që këto dy vende duhet të zbatonin. Nuk është fjala vetëm për pasaportat biometrike. Më lejoni t’ju tregoj se në të katërta blloqet e udhërrëfyesit, është një listë e tërë me kriteret që mbetën për tu përmbushur. Pasaportat biometrike është veç kriteri më i dukshëm”, tha Dafne Gogou, përfaqësuese e KE-së për çështjet e brendshme dhe drejtësinë. Ndërsa parlamentarja sllovene, Fajon u shpreh se ka informacione, se të dy qeveritë kanë bërë shumë përparime në muajin e fundit, apo në javët e fundit. “Unë shpresoj shumë se Komisioni do të arrijë në të njëjtin përfundim dhe në fakt shpejt do të bëjë një vlerësim të përparimit, që kanë bërë të dy vendet”, theksoi Fajon duke shtuar se të dy vendet gati i kanë plotësuar të gjitha kërkesat e vendosura nga Komisioni Evropian. Fajon theksoi se është e nevojshme për t'iu dërguar një mesazh shumë të fortë politik qytetarëve të dy vendeve, se ato nuk janë lënë pas, dhe se kur qeveritë e tyre do të plotësojnë kushtet e nevojshme që kanë mbetur, Komisioni menjëherë të bëjë vlerësimin dhe të përpiqet të heqë kërkesën për viza.


McIlwham-Metës: Britania e Madhe mbështet heqjen e vizave
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti dje ambasadoren e Britanisë së Madhe, Fiona McIlëham. Gjatë këtij takimi kortezie, Meta dhe ambasadorja McIlwham vlerësuan nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin reciprok për të thelluar në veçanti marrëdhëniet në fushën e rendit dhe sigurisë publike si dhe në sistemin gjyqësor.Meta i shprehu ambasadores McIlwham mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme të Britanisë së Madhe dhe e siguroi atë për bashkëpunim të frytshëm nga ana e Qeverisë shqiptare.
Ambasadorja McIlwham e siguroi ministrin Meta për mbështetjen që Britania e Madhe do të vazhdojë t’i ofrojë Shqipërisë në avancimin e shpejtë të procesit integrues në strukturat Euro-Atlantike dhe atij të liberalizimit të vizave. Së fundmi, ambasadorja McIlwham i dorëzoi ministrit Meta letrën e urimit nga Sekretari i Jashtëm, David Miliband, ku vlerësohet “roli ndihmues dhe konstruktiv i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

TO
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi