Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filluan protestat e shqiptarëve kundër 'enciklopedisë' maqedonase

Shko poshtë

Filluan protestat e shqiptarëve kundër 'enciklopedisë' maqedonase Empty Filluan protestat e shqiptarëve kundër 'enciklopedisë' maqedonase

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 8:58 pm

Filluan protestat e shqiptarëve kundër 'enciklopedisë' maqedonase



Kanë filluar sot protestat e shqiptareve në Maqedoni, kundër “enciklopedisë” maqedonase. Qindra nxënës shqiptarë të shkollave të mesme të Tetovës kanë marshuar sot rrugëve te këtij qyteti , me kërkesën për tërheqjen e menjëhershme të “enciklopedisë” .Ata për një kohë kanë mbajtur të bllokuar rrugët e sheshit kryesor të Tetovës, në shenjë proteste ndaj fyerjeve qe u janë bërë shqiptareve në enciklopedinë e botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Protestat do të vazhdojnë edhe gjate ditëve në vijim në Tetovë dhe në Shkup.
Me moton “Jo falsifikime të historisë shqiptare, Jo pseudo-enciklopedisë, nesër me fillim në orën 12:00, në Tetovë do të mbahet një marsh protestues, nën organizim të Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar "Iliricum Libertas" dhe parlamenteve studentore të Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore.
Një ditë më vonë, të enjten, me fillim në orën 14:00, në Shkup Bashkimi Demokratik Kombëtar i Hynsi Shaqirit, do të organizojë një protestë gjithëpopullore. Ndërkohë, partia maqedonase VMRO-demokratike ka kërkuar nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë që të mos lejojë mbajtjen e kësaj proteste, me që sipas kësaj partie, kryetari i BDK-së Shaqiri publikisht ka paralajmëruar djegien flamurit të Maqedonisë para ndërtesës së Qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi