Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Shovinizmi edhe në sport - Evropa akoma akull

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Shovinizmi edhe në sport - Evropa akoma akull Empty Xhevat Rexhaj: Shovinizmi edhe në sport - Evropa akoma akull

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 04, 2009 12:58 pm


Xhevat Rexhaj: Shovinizmi edhe në sport - Evropa akoma akull U1_XhevatRexhajSHOVINIZMI EDHE NË SPORT - EVROPA AKOMA AKULL

I torturuar për vdekje- Bris Taton

(Ngushllime familjesë Taton nga Franca)

Nga Xhevat Rexhaj

Kultura, arti dhe sporti janë fusha të rëndësishme dhe me vlerë të madhe që një shtet dhe një komb të tregohet mirë në arenen nderkombëtare. Kohëve të fundit po shihet kjartë se sporti është një lami ku përmes individit, klubit apo edhe reprezentacionit po fitohet famë jo vetëm individuale por më shumë shtetërore dhe kombëtare. Shumë shtete edhe të vogla, të cilat ndajnë mjete të caktuara për sportin po arriijnë të jenë në faqetë e pra të mediave botërore ku në raste të tilla imazhin dhe autoritetin po ia rritin shtetit të vet njerëzit që po shenojnë rezultate kulminante në shumë sporte.

Pra shtetet e ndryshme financojnë dhe ndihmojnë shumë të rinjët e tyre për rezultate kulmore, dhe fitimi po shpaguhet mirë. Në Ballkan ka shtete që vërtet ndajnë bugjet të caktuar për gjëra të tilla, te ne shqiptarët ende ky fenomen çalon dhe të rinjët mbesin të anatemuar dhe të pastimuluar që në forma dhe mënyra të ndryshme ta dhanë një pasqyre më të mirë për shtetin. Për këtë duhet të shkruhet më shumë dhe më shpesh nga gazetarët e sportit por...

I thash këto në fillim që të merrem me një rast vërtet makabër që ndodhi disa ditë më parë në keyeqytetin e një shteti të cilit Evropa fatkeqësishtë po ia hapë dyertë për të lëvizur të lirë në hapsirën evropiane.

Që të jem i drejtë edhe pse me inat po e shkruaj Serbia financon shumë sportin, ata ndajnë mjete dhe shtyjnë sportistët që të vjelin rezultate të ndryshme në arenen nderkombëtare dhe ta reklamojnë shumë mirë veten e tyre. Klubet e tyre janë pjesmarrëse në të gjitha fushatë sportive dhe korrin edhe rezultate të mira e me këte tregojnë se janë kinse pjesë e Evropës.Ata më shumë e bëjnë me fanatizëm ndaj të tjerëve se sa për vetetn e tyre. Bota këtë e shikon me dëshirë dhe krijon ndoshta një tjetër pasqyrë për Serbinë dhe serbët. Ne shqiptarët mund të mos pajtohemi me këtë realitet por kjo është e vërteta, na e kajti e sna e kajti neve shqiptarëve, e sidomos atyre në Shqipëri e Maqedoni ku kanë mundësi të jenë pjesëmarrës në garat e ndryshme nderkombëtare.

Mirëpo siq thotë populli, dreqi është dreq dhe i mirë nuk mund të bëhet se ashtu ka lindur, pra edhe Serbia kohëve të fundit shpesh po ia ngul vetit nga një hu në.... Në një ndeshje në Ceki fansat serb kishin krijuar terror dhe kriminalitet pas një ndeshjeje futbollistike, disa here në Beograd kishin ndodhur rrahje ndaj tifozëve të ekipeve kundështare nga Kroacia, Anglia dhe Sllovenia, pra pasqyra reale e serbëve shihej kthjelltas ndaj evropianëve ku bandat e ndryshme me emra; urosha, drazha etj torturonin shtetas të huaj. E gjithë kjo jep të kuptohej se serbët nuk kanë ndryshuar, ata janë të njejtit që masakruan popuj të ndryshëm fqinjë por janë gati që të terrorizojnë edhe të huajtë apo konkretishtë evropianët për dhuratën që po ua japin, liberalizimin e vizave dhe futjen e tyre të shpejtë në Evropë, kuptohet pa dëshirën e vetë serbëve, por ja që Greqia, Spanja, Rumania, Ciproja , Sllovakia e disa shtete të tjera me zor po donë ta fusin para Shqipërisë në EU.

Që Evropa ta shoh se kush vërtet është ende Serbia, u pa me rastin e ndeshjes futbollistike në Beograd ku luajti skuadra franceze Tulus me një ekip beogradas. Kriminelët dhe fashistët serb shfryen të gjithë arsenalin e urrejtjesë nda të huajve dhe maltretuan, rrahën, satanizuan dhe si pasoi dje në Beograd vdiq një simpatizues francezë nga plagët e marra pas asaj ndeshjeje. Një shtetas francezë, që na dhimbset të gjithëve, vdiq nga një çmenduri populiste serbe, mediat evropiane i dhanë hapësirë kësaj ngjarjeje, por mbetet të shihet se si do të reagoi kryetari i federatës evropiane të futbollit M. Platini, i cili para ca kohësh pati deklaruar se ekipet e shtetit më të ri –Kosovës- nuk mund të marrin pjesë në garat evropiane për hatër të Serbisë se ajo është kundër. Z. Platini tani duhet të kuptoi se nuk janë kosovarët që kanë bërë apo do të bënin gjëra të tilla të marra por janë serbët ata që sa here të shkojnë ekipet evropiane në Serbi tifozët do të përjetojnë tmerre të tilla, pra Z. Platini ishte dashur të mendoi që ta përjashtoi Serbinë nga garat e mëtutjeshme futbolistike evropiane nëse jo për hirë të bashkëvendasit të vet, athere për hirë të statutit të Fifas dhe Uefas, dhe për hirë të kodit sportiv.

Fatkeqësishtë Evropa shumë here po trgeohet e njëanshme dhe servile ndaj Serbisë, po tolerohen gjëra politike retrograde serbe, po tolerohen marri të ndryshme dhe tallje me vetë Evropën nga ana serbe, sikur ajo të ishte viktima e 4 luftërave fatale e jo ndezëse dhe shkaktare e katarzës njerëzore të shekullit të kaluar.

Po sikur të ndodhte një ngjarje e tillë në Republikëne Kosovës sigurishtë që edhe BE-ja do të mbante mbledhje urgjente dhe do të fajësonte policinë dhe pushtetin në Kosovë për mosqeverisje të mirë multi-kulti, dhe do të thuhej se populli i Kosovës ende nuk është i demokratizuar për Evropën.

Kur shikohet ky realitet i pandryshuar serb rrjedh edhe pyetja për Z. Platini dhe për politikën evropiane; çfarë do të ndodhte sikur të luhej një ndeshje në mes ekipit nga Prishtina dhe njërit nga Beogradi? Sigurishtë se jo vetëm tifozët nga Kosova por edhe lojtarët do të vriteshin jo vetëm nga huliganët por edhe nga vetë shteti serb, fatkeqësishtë Evropë ju po e lejoni Serbinë që të luaj me fqinjët e vetë dhe me vetë Evropën, deri kur do ta lejoni se përndryshe juve u takon mëkati i njëjtë për të bërat në këtë kreaturë të pandryshuar mesjetare.

Nga e gjithë kjo është e udhës që shqiptarët të jenë tregues të vlerave qytetare kur nesër ekipet tona do marrin pjesë në gara nderkombëtare, ne prapë e duam Evropën se aty ka shumë shtete demokratike dhe mike që na u gjende¨ne në kohë të vështira, andaj ne tregohemi se ishim dhe jemi popull me vlera civilizuese para shumë evropianëve e sa për të tjerët në rreth, ishim, jemi dhe do të jemi Zot shtëpije në shtëpi tonë.

(përkthimi në anglishtë, derguar Z. Mischel Platini , kryetar i UEFAS)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi