Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm Empty Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 1:30 am

Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm U1_XhevatRexhajRealitet i dhimbshëm

Të dashur dhe të respektuar lexues të kësaj faqeje shqiptare.

Pushimet 1 muajshe i mbarova dhe tani më ju kam kthyer përditshmërisë 11 muajshe në vendin ku punoj dhe jetoj. Me shpresë se shumë bashkëatdhetarë të mi janë kthyer gjithashtu shëndosh e mirë nga atdheu në vendet ku jetojnë dhe punojnë, vendosa të qesë në letër një preokupim timin.

Nga Xhevat Rexhaj

Do të ndalem në një realitet, që për mua është i dhimbshëm dhe fare i pakuptueshëm dhe i pakapshëm për mendjen time, komunarët e Istogut dhe e paudha e tyre katastrofale. Kam fatin që në komunen time të i njoh që të gjith ata që janë në pushtet dhe sidomos ata që mund dhe duhej të vendosnin për Istogun, pra kuptohet edhe për rrethinen. Që të gjithë thuaja janë aty te gjenerata e ime, njerëz që kan kryer fakultete, njerëz me një bagazh goxha të mirë moral e familjar në të kaluaren, dhe njerëz të dijes së zanatit të tyre. E tera do të ishte ideale sikur une kësaj radhe totalishtë të mos zhgenjehesha me performancen e tyre dhe mosditurin e tyre se në cilen kohë dhe në cilin vit jetojnë.

Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm U1_Rugova2Ma ka marr mendja se shumica e tyre fatkeqësishtë jetojnë në andrra, jetojnë me të kaluaren dhe nuik janë në koherencë askund me realitetin. Në biseda me ta vërehej një vetkënaqësi 10 vjeqare, vërehej një injoranc totale për të mësuar diq të re dhe sidomos për të dëgjuar inovacione dhe vërejtje konkrete për punën e tyre. Që të gjithë janë të përgjumur, janë në amulli dhe janë të gjithdijshëm, ka të tillë që thonë” more edhe në shtetet demokratike evropiane punohet dhe ecet përpara kështu si te ne” ndersa kur e pyet se a ke qenë ndonjehere në ato shtete dhe se a ke lexuar diq nga rregullat dhe ligjet e atyre shteteve ” përgjigja është” hajt se e di une fortë mirë a ju të diaspores doni me na msu neve a?”. Kjo është përgjigja e tyre për të gjitha vërejtjet apo këshillat që dikush tenton të ua japi!.

Më shumë për këso budallakish një herë tjeter, tani do ndalem aty ku më dhemb mua dhe mijra qytetarëve të komunës së Istogut.

( kam zhvilluar shumë biseda me shumë qytetarë)

Athua a ka lindur më i madhi i shqiptarëve Presidenti Ibrahim Rugova në Cerrcë pra komunen e Istogut?

Po, të nderuar lexues tërë bota e dinë që Dr. I. Rugova ka lindur në Cerrcë, por komunarët tanë më në krye me LDKnë ka 2 vite që më bëhet se kanë harruar. Kanë harruar që edhe ata që janë sot në pushtet janë nga merita e atij Njeriu të madh, kanë harruar se ai e ka dashur tërë kombin shqiptarë por kurr nuk e ka harruar Cerrcen, kanë harruar se vetë cerrcasit ishin ata që me vrull u hodhen pas idesë së tij për LDKnë dhe shtetin, kanë harruar se qytetarët po kuptojnë që pushtetarët dhe LDKja e Istogut vetëm kur ka fushata e përmend emrin e tij, kanë harruar shumë, mëkat ju qoftë të gjithëve.

Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm U1_IstoguPse i përmenda të gjitha këto, ka dy vite që në biseda me pushtetarët e istogut, aktivistë të devotshëm të LDKsë-kolegë të mi, e kam ngritur qështjen e ngritjesë së një përkujtimoreje apo diq tjeter në Cerrcë- Istog. Pse është aq e vështirë një vepër e tillë e vogel për Njeriun e Madh, a nuk duan apo frikohen, nuk e di. Plotësishtë jam i vetëdijshem se Rugova është emër i madh, por prap mendoi se Cerrca- Istogu ia kanë borxhë, dhe shumë të madh bile. Pushtetarët duhet ta dijnë se qytetarët gjykojnë shumë mirë nuk nguten por për dështime dënojnë dhe atë me voten e tyre siq e bënë në tërë Republikën e Kosovës kur nuk ia dhanë votën LDKsë sepse kishin parandjerë lojrat e fëlliqëta të kreut të LDKsë, mirëpo Istogasit kanë obligim që të jenë në nivelin e punës së tyre.

Sytë e qytetarëve të Istogut e dëshirojnë të shohin diq që mund të preket dhe të shihet me emrin e Ibrahim Rugovës, ndoshta këtë vit do të filloi diq në këtë drejtim, mbes une dhe mbeten qytetarët e Istogut me shpresë, pas bisedave të zhvilluara në Istog në muajin korrik 2009.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi