Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Sarkozy uron presidentin Pacolli, Franca përkrah Kosovën

Shko poshtë

Presidenti Sarkozy uron presidentin Pacolli, Franca përkrah Kosovën Empty Presidenti Sarkozy uron presidentin Pacolli, Franca përkrah Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 10, 2011 11:06 pm


Presidenti Sarkozy uron presidentin Pacolli, Franca përkrah Kosovën

Bota sot
Presidenti Sarkozy uron presidentin Pacolli, Franca përkrah Kosovën Sssaa-bbpp
Presidenti Sarkozy uron presidentin Pacolli, Franca përkrah Kosovën 1003_2011_Ambasadori_i_Frances_1
Presidenti Sarkozy uron presidentin Pacolli, Franca përkrah Kosovën 1003_2011_Ambasadori_i_Frances_2
Presidenti Sarkozy uron presidentin Pacolli, Franca përkrah Kosovën 1003_2011_Ambasadori_i_Frances_3



Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë, Jean Francois Fitou, i cili i dorëzoi letrën e urimit të Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy me rastin e zgjedhjes së Presidentit Pacolli.

Në takim, Presidenti Pacolli falënderoi për urimin e Presidentit Sarkozy, duke u quajtur atë një mik të madh të Kosovës dhe duke vlerësuar shumë lart kontributin e Francës në shtendërtimin e Kosovës.

Ndërsa, Ambasadori Fitou theksoi se përkrahja e Francës për Kosovën ka ekzistuar gjithmonë dhe ajo do të jetë e vazhdueshme. Këtë, tha ai, e thekson fuqishëm edhe Presidenti Sarkozy në letrën e tij të urimit.

Në letrën e tij, Presidenti Sarkozy shkruan: "Ju uroj ngrohtësisht për zgjedhjen e juaj në krye të Kosovës dhe jam i lumtur t’ju adresoj dëshirat e mia më të mira për suksesin, në përmbushjen e funksioneve të larta, në emër timin personal.

Kaluan tri vjet nga pavarësia. Kosova po forcohet në fushën ndërkombëtare dhe ka marrë gjithnjë njohje të shumta. Ka ditur të udhëheqë përpjekje të rëndësishme në një kontekst delikat dhe kompleks. Unë e di se mund të llogarisë në ju për të dyfishuar zellin e madh në këtë punë.

Kosova ka bërë reforma kruciale për konsolidimin e institucioneve dhe në mbizotërimin e Ligjit. Është angazhuar me vendosmëri në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim se, me nxitjen e juaj, Kosova do të mund të përballet me sfidat që e presin. Mbetet shumë për të bërë në fushat e konsolidimit të institucioneve dhe në mbizotërimin e Ligjit. Llogaris në angazhimin e vendit tuaj për të bërë reformat e rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe social. Franca do të vazhdojë të punoj për ju në këtë perspektivë, me qëllim të forcimit të lidhjeve miqësore dhe besueshmërisë në mes dy vendeve tona. Franca ju sjell tërë mbështetjen e saj në këtë detyrë. Përfitoj, po ashtu, këtë rast për t’i shprehur dëshirat për prosperitet dhe lumturi për Kosovën dhe popullin e saj".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi