Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramosaj, zyrtarisht në LDK

Shko poshtë

Ramosaj, zyrtarisht në LDK Empty Ramosaj, zyrtarisht në LDK

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2009 10:06 pm

Ramosaj, zyrtarisht në LDK



Ramosaj, zyrtarisht në LDK Jetmir_idrizi_blerim_ramosaj-490x320


Nga Express

Ish-nënkryetari i LDD-së, Berim Ramosaj, e zyrtarizon nesër kthimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ramosaj, i cili në muajt e thatë politikë të verës së këtij viti i dha gjallëri politikës ndërpartiake me projektin e tij për ribashkim të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) dhe LDK-së, u largua vullnetarisht nga posti i nënkryetarit të LDD-së, pasi projekti i tij nuk gjeti mbështetje ndër struktura të partisë.

“Ju njoftojmë se Kryesia e LDK-së mban konferencë me medie, me rastin e kthimit të dr. Berim Ramosajt në LDK”, thuhet në një njoftim të lëshuar sot nga LDK.

Projekti Ramosaj parashikonte që bashkimi LDK-LDD të ndodhte përmes tri fazave. Në fazën e parë ai kishte përfshirë mundësinë e pajtueshmërisë së plotë të udhëheqësive të dy partive. Sipas këtij skenari, ka qenë dashur të ndodhë një marrëveshje xhentëlmene në njohjen reciproke të lidershipit të dy partive të përcjellë me një koalicion për pushtetin lokal në zgjedhjet e 15 nëntorit. Ndërsa bashkimi klasik ka qenë planifikuar të ndodhë kah gjysma e vitit 2011, pak muaj para se Kosova të hyjë në zgjedhjet e para parlamentare si shtet i pavarur.

Drejtuesit e LDD-së e kishin akuzuar Ramosajn se me këtë ide të hedhur në media, pa e diskutuar paraprakisht në strukturat e partisë, e kishte dëmtuar rëndë partinë.

Pas largimit nga LDD, Ramosaj kishte thënë se do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, por ishte vetëm çështje ditësh kur ai do t’i kthehej “shtëpisë së vjetër”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramosaj, zyrtarisht në LDK Empty Berim Ramosaj rikthehet në LDK

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 07, 2009 11:47 pm

Berim Ramosaj rikthehet në LDK



Ramosaj, zyrtarisht në LDK _---konferenca_
Manaj: LDK mirëpret kthimin e profesor Ramosaj



Ish nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Berim Ramosaj, është rikthyer sot në Lidhjen Demokratike të Kosovës, prej nga ishte larguar pas kuvendit të fundit zgjedhor të LDK-së, që njihet si kuvendi i karrigeve. Ramosaj, që ditë më parë dha dorëheqje nga LDD, tha se po kthehet në LDK për faktin se konsideron që ky subjekt politik po udhëhiqet me frymën e vërtetë rugoviane. Ai tha se ky hap i tij duhet të kuptohet si vazhdim i projektit të tij për bashkimin e LDD-së me LDK-në, projekt ky që nuk gjeti mbështetjen e udhëheqjeve të të dyja partive.Ramosaj tha se aktualisht është vetëm anëtarë i LDK-së por paralajmëroi se në të ardhmen do të jetë pjesë e udhëheqjes së partisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi