Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndalohet hyrja e botuesëve shqiptarë në Maqedoni

Shko poshtë

Ndalohet hyrja e botuesëve shqiptarë në Maqedoni Empty Ndalohet hyrja e botuesëve shqiptarë në Maqedoni

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 10:48 pm

Ndalohet hyrja e botuesëve shqiptarë në Maqedoni

Bota sot
Doganierët maqedonas të pikës kufitare Qafë Thanë kanë ndaluar botuesit nga Shqipëria për të hyrë me librat e tyre në Maqedoni.


Ndalohet hyrja e botuesëve shqiptarë në Maqedoni PIKEDOGAN
Pikë doganore Kosovë-Maqedoni

Ata ishin nisur për të marrë pjesë në Panairin e nëntë të librit shqip,që është hapur në Tetovë, në të cilin botimet e tyre i kanë ekspozuar edhe dhjetëra shtëpi botuese nga Maqedonia dhe nga Kosova.Botuesit shqiptarë janë ndaluar në këtë vendkalim kufitar, duke
kërkuar nga ata që t’i kthejnë librat e tyre në Tiranë, me arsyetimin se nuk plotësojë procedurat e kërkuara doganore.
Organizatori i Panairit, kryetari shoqatës së Botuesve shqiptarë në Maqedoni, Ramadan Ramadani, ka shprehur keqardhjen e tij për këtë akt jo të hijshëm që iu bëhet botuesve nga Shqipëria. Ndryshe, Panairi i librit shqip në Tetovë do të jetë i hapur deri më 11 tetor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi