Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rritet popullsia shqiptare në Maqedoni

Shko poshtë

Rritet popullsia shqiptare në Maqedoni Empty Rritet popullsia shqiptare në Maqedoni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 19, 2011 9:24 pm

Rritet popullsia shqiptare në Maqedoni

Rritet popullsia shqiptare në Maqedoni Harta-maqedoni42

Treguesit statistikor gjatë gjashtë viteve të fundit theksojnë rritjen e popullsisë shqiptare në Maqedoni dhe uljen e asaj maqedonase.

Sipas një hulumtimi të zhvilluar nga e përditshmja maqedonase “Dnevnik” nga periudha e vitit 2004 deri në vitin 2010 ka pasur shifra të dalluara lidhur me rritjen dhe zvogëlimin e popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase.

Derisa popullsia shqiptare ka pasuar rritje, ajo maqedonase po shënon rënie, gjegjësisht trende të larta të mortalitetit dhe zvogëlim të natalitetit.

Numri i maqedonasve gjatë shtatë viteve të fundit është zvogëluar për 12 mijë banorë, derisa tek shqiptarët gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje të dyfishtë prej 31 mijë banorë.

Këto shifra bazohen në të dhëna të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) në Shkup.

Zvogëlimi i numrit të popullsisë maqedonase është evidente në më shumë se 65 nga 84 komuna.

Sipas statistikave zyrtare, popullsia shqiptare në Maqedoni rezulton 25 për qind, ndërsa popullsia maqedonas mbi 64 për qind.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi