Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrustem Rugova: Doktor Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve

Shko poshtë

Rrustem Rugova: Doktor Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve Empty Rrustem Rugova: Doktor Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 11:08 pm

Rrustem Rugova: Doktor Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve U1_Berisha
Doktor Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve

Dr. Sali Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve të Kosovës : të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar, në luftën kundër shembjes së idhujve të rrejshëm, kundër matrapazëve e kundër tregtarëve folklorik të lojës me patriotizëm, kundër tregtarëve me flamuj. E di se ka dhënë premtime të tilla në Tiranë e në Prishtinë, qoftë edhe në katër sy! Me siguri se ministri Basha e di kërë!

Nga Rrustem Rugova, Prishtinë

Dr. Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, erdhi më 6 tetor në Prishtinë. Aspak nuk më duken të rëndësishme që më këtë rast t’ i shtroj për shqyrtim cështjet protokolare, renditjen e ministrave, të gardës së Kosovës, apo imtësitë e tjera teknike, renditjen e katër flamujve, intonimin e dy hymneve, e ndejat vëllazrore, ndodhitë prapa skene, pyetjet ideologjike, qendrimet diplomatike, apo gjithë të tjerat që kanë ndodhur, apo mund të ndodhin. Për shqiptarët e Kosovës, besoj edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë , si pjesëtar të një kombi, si qytetar të civilizimit botëror, pa ndasi të përmasave gjeografike, vizita dy ditëshe e dr. Sali Berishës në Kosovën shtet të njohur nga supërfuqitë botërore, merr përmasat fantastike të ëndrës së realizuar shekullore të shqiptarëve në Ballkan, endërr kjo që sublimohet në një konstantë, në një shtyllë bosht dhe në një bazament fundamental : shqiptarët në këto hapësira gjeopolitike, edhe pse të ndarë në disa shtete, me Shqipërinë demokratike e anëtare të NATO-s, në prag të anëtarësimit të saj në BE, me Kosovën e pavarur, tashmë definitivisht jashtë juridiksionit shtetëror të Serbisë së përkëdhelur dikur nga fuqitë e mëdha të vendosjes ndërkombëtare, janë bërë forcë elite në Ballkan, faktor kyq i paqes, prosperimit dhe zhvillimit të demokracisë, e të integrimeve evroatlantike. Edhe Dr. Berisha në Prishtinë ripërsëriti me plotë gojë se shqiptarët janë dhe do të jenë faktorë i miqësisë me fqinj dhe faktor i prosperitetit të popujve në Ballkan dhe me gjerë, duke e harruar nga pak edhe të kaluarën, për hir të së ardhmes, por që e ardhmja të jetë e ndritshme për ata që synojnë eliminimin e rrënjësishëm të padrejtësive të së kaluarës.

Zoti Berisha e tha me gojën e vet se askund nuk vjen më me dëshirë e më shpesh dhe për cdo ditë, po të kishte mundësi, se në Kosovë.

Besojmë se as shqiptarët e Kosovës dhe nga gjithë bota, askund nuk shkojnë më me dëshirë e me me vullnet se në trojet etnike shqiptare. Shqiptarët me shekuj, së pakut prej historisë së Skenderbeut e këndej, kanë qenë një popull i shumë përvuajtur. Kanë pasë një histori të përvuajtshme. Jo aq si këndohet në këngët e dhemshme foklorike, por realisht një histori që e kanë krijuar supërfuqitë botërore e në veqanti ndasitë e tmerrshme ballkanike. Shqiptarët, pas rënies së murit të Berlinit më 1989, do të thotë pas rënies së komunizmit e të shkatërrimit të BRSS e të ideologjisë komuniste e proletare, iu kthyen rrënjeve të lashta, për të bërë fe e atdhe. Doktor Berisha me shokë në Shqipëri, doktor Rugova në Prishtinë, kryetari historik, arqitekti i pavarësisë së Kosovës, bën betejen titatike të qendresës shqiptare, të ndihmuar edhe nga rrethanat historike, dhe ia dolen të dërmojnë vargonjtë e historisë antishqiptare, të mposhtin rrënojat dhe mbeturinat e të kaluarës.

Kur pati ardhur për herë të parë dr. Sali Berisha në Prishtinën e pasluftës, më kujtohet, disa njerëz, mbase jo edhe aq shumë, kishin dalur rrugëve të Prishtinës, për t’i uruar mirëseardhje. Të tjetërt që atëherë kanë hezituar, sot mund t’ i shohesh edhe në safin e parë! Nuk prish punë. Më e rëndësishmja, edhe për të ardhmen, është se Sali Berisha, si e tha me gojën e vet, është protaginisti mbase kryesori, që i ka mbijetuar kohës dhe si burrë ka qendruar. Ka qendruar në rrëmujat e ndërrimeve të sistemit komunist, në rrëmujat e filleve të zhvillimit të sistemit demokratik e pluralist në Shqipëri, ka mbijetuar rrëmujën e “ revulicionit demokratik” katastrofik të ’97-tës në Shqipëri, ka mbijetuar vrasjen e shokëve më të afërt të idealit, ka mbijetuar nëpërkëmbjen e Partisë së tij, djegien e Shqipërisë nga qarqet antishqiptare, djegien dhe përgjakjen e Kosovës, ka mbijetuar sulmet amorale e cka tjetër jo, ka mbijetuar dhe ka bër ball ky burrë i qendresës shqiptare.

Sali Berisha ka ndihmuar, mbase më së shumti që të ndërtohet kjo rrugë e mirë dhe e bukur Kosovë-Shqipëri ( pash sa me merak e teknikë të mirë ishin prerë kodrat e brigjet e asaj rruge, jo vetem tuneli), Sali Berisha dhe qeveria e tij do t’ ia japin Kosovës ( jo do t’ ia falin!) në shfrytëzim portin e Shengjinit, nesër do të bëhen hekurudha të përbashkëta, nesër do të bëhen linja të përbashkëta të shkëmbimit të energjisë elektrike, janë bërë e do të realizohen projekte të përbashkëta kulturore e sportive, e në në radhë kështu tejkalohet e kaluara që e ka ndarë me tela gjembi një komb, ka ndarë vëllazëri, ka ndarë familje.

Asnjë popull në botë, të mëdhenj e të vegjel, nuk e kanë mbijetuar historinë pa lider, pa mbretër, pa heronj. As shqiptarët sot nuk mund të jenë përjashtim edhe pse jetojmë në kushte e rrethana të tjera të zhvillimit të demokracisë, të shtetit ligjor, etj. Dikush këtu në Prishtinë e quajti dr. Sali Berishën lider të shqiptarëve. është lider i shqiptarëve sot, jo vetëm në Ballkan, është lider edhe i demokracisë, i paqes, integrimeve të brendshme dhe globale. Gjelozia politike në Kosovë s’ ka vend, për hir të së ardhmes.

Dhe, për fund, Sali Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve të Kosovës : të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar, në luftën kundër shembjes së idhujve të rrejshëm, kundër matrapazëve e kundër tregtarëve folklorik të lojës me patriotizëm, kundër tregtarëve të rrejshëm me flamuj. E di saktësisht se ka dhënë premtime të tilla në Tiranë e në Prishtinë! Mbase ministri Basha e di këtë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi