Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LD Gjermani:LETËR PËRSHENDETËSE PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË NË LARGIM, Z. BAMIR TOPI

Shko poshtë

LD Gjermani:LETËR PËRSHENDETËSE PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË NË LARGIM, Z. BAMIR TOPI Empty LD Gjermani:LETËR PËRSHENDETËSE PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË NË LARGIM, Z. BAMIR TOPI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 02, 2012 2:06 am

LD Gjermani:LETËR PËRSHENDETËSE PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË NË LARGIM, Z. BAMIR TOPI

NJËANSHMËRIA POLITIKE E DËMTON RËNDË ÇËSHTJEN KOMBËTARE..!

LD Gjermani:LETËR PËRSHENDETËSE PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË NË LARGIM, Z. BAMIR TOPI 320477_433761409996977_1285212376_n

I nderuari president i Republikës së Shqipërisë në largim,

Jo rrallëherë është thënë se Tirana zyrtare mund të jetë urë lidhëse e unitetit kombëtar, por gjithashtu se ajo edhe mund ta dëmton këtë unitet, siç keni bërë ju, jo pak herë gjatë mandatit tuaj presidencial. Një diskurs të tillë negativ e vulosët me vizitën e fundit në Prishtinë, dhe kjo ndoshta për t’i fitua poenat e fundit politik para zyrtarizimit të partisë suaj në formim e sipër.
Kohë më parë ju dekoruat një varg figurash politike dhe kombëtare të Kosovës, që kryesisht janë të krahut të majtë politik, që nënkupton se ju jeni majtist, gjë e cila është vërejtur qartë këtu e katër vite më parë përmes raporteve tuaja “speciale” me partinë socialiste. Ndaj orientimit dhe bindjeve tuaja politike nuk kemi asgjë kundër, veçse injorimi i faktit nga ana juaj se në postin e presidentit të Shqipërisë keni ardhur si kandidat i të djathtës, përkatësisht i Partisë Demokratike (PD-së), na është dukur si sjellje jo e sinqertë nga ana juaj. Mbase, para se ta merrnit postin e violinës së parë të shtetit, patët deklaruar se do të jeni president i gjithë qytetarëve të Shqipërisë pa dallim bindjeje politike, krahinore dhe sociale. Dekorimi i komunave të udhëhequra nga subjekti politik në pushtet dhe një tjetër opozitare në Kosovë, po ashtu tregon qartë se simpatia juaj ishte e njëanshme, që me siguri se nuk i ka kontribuua uniteti kombëtar, përkundrazi. Ndërsa, vizitat tuaja në familjet legjendare Jasharaj dhe Haradinaj, pa dyshim ato kanë qenë të parapara me protokollin e vizitës tuaj si një akt shtetëror i njeriut të parë të Shqipërisë. Por, mos harroni zoti president se në Kosovë ka edhe shumë figura tjera të luftës dhe paqes që bashkë me heronjtë tjerë ia kanë vu bazat Lëvizjes për rezistencë kombëtare në Kosovë. Në kohën e ndryshimeve politike në Shqipëri (1991-92), kur fitoi Partia Demokratike u krijua hapësirë për bashkërenditje të shumë çështjeve me interes nacional, dhe atë në gjithë hapësirën shqiptare. Në kuadër të kësaj bashkërenditjeje ishte edhe nisma e stërvitjeve ushtarake si dhe përgatitja e grupeve të para guerile në Kosovë, bashkë me krijimin e bërthamave të para çlirimtare, në të cilat bënin pjesë komandanti Adem Jashari, Sali Cekaj dhe Zahir Pajaziti si dhe shumë figura tjera patriotike.
Roli i Sali Çekajt, tani hero i kombit, në atë kohë por edhe më pas në luftë ishte i një rëndësie të veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dhe, mos harroni se kontributi i tij për zhdukjen e kufirit mes shqiptarëve ka qenë vendimtar, ngase Saliu dy herë radhas e theu kufirin shqiptaro-shqiptar, dhe atë në vitin 1991 dhe 1999, kur përfundimisht ra kufiri i kontrolluar nga okupatori serb, i cili për një shekull ndau mizorisht kombin shqiptar. Bashkëpunimi i krahut të djathtë midis LDK-së dhe PD-së ia ndërruan faqen historisë së re të shqiptarëve, dhe atë në saje të një koordinimi vëllazëror dhe politik.
Ju, z. president në ikje, si duket doni të bëni ndasi të reja midis shqiptarëve, të fusni “konkurrencën” ndër shqiptare, se cili prej faktorëve ushtarak paskësh qenë më patriot se tjetri, ashtu siç ka vepruar me vite edhe një bashkëvendas i juaj, i quajtur Bedri Islami, i cili në kohën e luftës u gjend në krye të LPK-së në diasporë, dhe që nga ajo kohë e deri më tani me librat e tij vazhdon të krijon fronte lufte brendashqiptare, duke prodhuar në mënyrë serike patriotë dhe antikombëtarë..!?
Zoti president në largim, detyra juaj ka qenë të krijoni klimën e afërsisë dhe unitetit shqiptar, e jo atë të ndarjeve të reja, sepse edhe ashtu jemi të copëtuar në disa shtete si dhe në qindra grupime politike dhe parti, që njërës ndër to e cila është në formim e sipër do t’i prini vetë ju zoti president, duke e ndarë kështu dhe përimtësuar edhe më shumë skenën politike shqiptare në Ballkan.
Kosova i njeh mirë luftëtarët e vetë, burrat dhe gratë që kanë kontribuua për vendin, siç e dinë edhe hilen e madhe që jo rrallë herë ia ka bërë Tirana zyrtare me përpjekjet e saj për të dominuar, ose për t’iu bërë vëllai i madh. Kosova dhe Shqipëria kanë udhëheqjet e tyre politike dhe shtetërore dhe ato duhet të koordinohen sa më mirë në mes vetës si institucione shtetërore dhe kombëtare për të krijuar hapësirë sa më madhe mirëkuptimi dhe besimi vëllazëror, si mënyra më efikase dhe e vetme për ndërtimin dhe jetësimin e strategjisë sonë të përbashkët kombëtare deri në bashkimin e natyrshëm kombëtar të shqiptarëve.

Një grup intelektualësh nga Stuttgarti me rrethinë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi