Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Gjilan: Isufi premton 650 mijë euro investime për Perlepnicën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 11:02 pm

Gjilan: Isufi premton 650 mijë euro investime për Perlepnicën



Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 AHMET
Gjilan: Isufi premton mbi 650 mijë euro investime për Perlepnicën


Në vazhdën e fushatës parazgjedhore, kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e AAK së, Ahmet Isufi, programin e tij elektoral e ka shpalosur edhe para qytetarëve të Përlepnicës së Gjilanit, të cilëve u ka premtuar se nëse fiton AAK dhe ai për kryetar komune, në këtë fshat do të ketë investime në segmente të ndryshme në vlerë prej mbi 650 mijë eurove.
"Në mandatin tim, prioritet për fshatin tuaj do të jenë mbi 650 mijë euro investime në infrastrukturën e fshatit, si në rregullimin e kanalizimit, rregullimin e shtratit të lumit, renovimin e shtëpisë së kulturës, renovimin e objektit për çerdhe të fëmijëve dhe ndërtimin e fushave sportive", u ka thënë përlepnicasve, kreu i AAK së për Gjilan Ahmet Isufi.
Ai ka shtuar se me këto dhe me investime të tjera jeta e banorëve të këtij fshati do të jetë më e mirë dhe më me perspektivë.
Isufi ka thënë që Përlepnica ka shumë probleme, të cilat duhet të zgjidhen urgjentisht dhe ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të këtij lokaliteti për AAK në, në mënyrë që siτ është shprehur ai, "tÆi zgjidhin bashkërisht këto probleme".
Isufi u ka premtuar përlepnicasve se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me punën, projektet konkrete dhe me përkushtimin e vet, do të bëjë të pamundurën që gjilanasit të jetojnë më mirë dhe e ardhmja e tyre të jetë më qartë se që është tani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Salihu: Do t’i jap fund kaosit në Prishtinë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 11:05 pm

Salihu: Do t’i jap fund kaosit në Prishtinë

Fushata Astrit Salihu, PDK


Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 _salihu_20_
Astrit Salihu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Astrit Salihu, edhe në ditën e pestë të fushatës parazgjedhore ka adresuar kritika ndaj kandidatit të LDK-së dhe kryetarit aktual të kryeqytetit, dr. Isa Mustafa, për siç tha ai, keqmenaxhim dhe kaos urbanistik. Këto akuza Salihu i bëri para objektit që është në ndërtim e sipër afër Federatës së Sporteve (ish-Sllovenia sporti), ndërsa premtoi se nën qeverisjen e tij do të ndalen ndërtimet e paplanifikuara si dhe do të instalojë planin rregullativ urbanistik.
Megjithëse objekti të cilin ai e vizitoi kishte leje ndërtimi dhe punimet aty vazhdonin pa ndërpre, kandidati i PDK-se e gjeti këtë formë për t’iu drejtuar qytetarëve për atë që ai e quan kaos urbanistik, duke thënë se gjatë qeverisjes së Isa Mustafës është bërë degradimi i kryeqytetit. “Është një mungesë absolute e planifikimit dhe rregullimit urban. Ka objekte me leje e pa leje, por në fakt ka një degradim. Për këtë që po ndodh qytetarët nuk janë fajtor, por fajtor është menaxhimi i dobët i komunës dhe mungesa e vizionit apo planit urban të komunës”, tha Salihu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Partia e Drejtësisë synon një Prizren nën UNESCO

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 12:01 am

Partia e Drejtësisë synon një Prizren nën UNESCO



Kandidati i Partisë së Drejtësisë për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shpend Kabashi, ka thënë se platforma politike e tij për këtë qytet, bazohet ne modelin e familjes së madhe.
Në një konferencë për media, të martën, Kabashi ka thënë se është i vendosur për realizimin e projekteve kapitale, duke u bazuar në potenciale të resurseve ekzistuese të Komunës së Prizrenit, si: trashëgimia kulturore, turizmi, zejtaria, bujqësia, blegtoria, industria ushqimore - projekte të cilat, sipas tij, do ta ngrisin zhvillimin socio-ekonomik të Prizrenit.
Realizimi i projekteve parësore nëse i fiton votat e prizrenasve, sipas Kabashit, do të jenë: Digjitalizimi i katastrit dhe infrastrukturës teknike, që – sipas tij – nënkupton një bazë të sigurt për investime kapitale të brendshme dhe të jashtme; normat dhe standardet urbanistike në vendbanimet urbane dhe rurale, që përfshijnë të gjitha sferat e një jetese urbane kualitative të shëndoshë etj.
Duke u bazuar në vlerat e trashëgimisë kombëtare, kulturore, arkitektonike, natyrore-ambientale të Prizrenit – Kabashi ka thënë se do të mundohem që ky qytet të fitojë statusin e qytetit të mbrojtur nga UNESCO dhe institucionet tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Gashi:Prishtinën do ta bëjë qytet të pastër dhe të zhvilluar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 12:02 am

Gashi:Prishtinën do ta bëjë qytet të pastër dhe të zhvilluar

Aktivitete LDD-AKR


Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 _--gashi-
Vegim Gashi

Kandidati i koalicionit AKR-LDD për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi, ka vizituar të martën Deponinë e Mbeturinave në Kodrën e Trimave. Duke parë gjendjen aktuale, ku mbeturinat – sipas tij – janë hedhur për dekada më radhë pa asnjë plan për të ardhmen e tyre edhe pse janë fare pak kilometra larg kryeqyteti, Gashi prezantoi programin e tij për ndërtimin e një impianti për riciklimin e plehrave.
Plani i tij, sipas Gashit, përmban dy pika. Së pari shndërrimi i Deponisë në park, duke e mbjellë atë me gjelbërim. “Jemi këtu në Kodrën e Trimave, pjesën ku ka qenë deponia e hedhurinave dhe këtu do të realizohet një park i qytetit, i pjesës së Kodrës së Trimave. Do të mbjellim 10 mijë fidane, por paraprakisht do të bëhet rrafshimi i terrenit”, ka thënë Gashi. Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 _--berllogweb

Gashi tha se problemi i plehrave, një nga shqetësimet më të mëdha të banorëve të kryeqytetit, kërkon një zgjidhje afatgjate. “Përmes partneritetit publiko-privat ne do të ndërtojmë një impiant për riciklimin dhe trajtimin e plehrave”, ka thënë Gashi.
“Ideja është që të realizohet diku në një pjesë tjetër të komunës së Prishtinës një impiant për riciklimin e mbeturinave i cili do të mundësonte që të angazhohen kompani private, pra ne do të përdorim sistemin e partneritetit publik-privat, të cilat do të kenë interes dhe të hyra prej realizimit të kësaj fabrike”, ka shpjeguar ai.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se sa është e mundur që të realizohet një plan i tillë, marrë parasysh se ka kosto të lartë financiare, Gashi tha: “Pajisja dhe krejt fabrika, varësisht prej teknologjisë që përdoret, mund të shkojë nga 10 deri në 25 milionë euro. Sot ka kompani të cilat janë të interesuara të realizojnë atë për arsye se ato përfitojnë prej riciklimit pasi bëjnë ndarjen e mbeturinave të plastikës, të metaleve dhe elementeve tjera”.
Por gjithashtu, sipas planit të tij, edhe komuna do të participojë, sepse ajo është e interesuar që ta rregullojë çështjen e mbeturinave, në mënyrë që ajo të jetë e organizuar dhe të mos e shkatërrojmë ambientin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Salihu kritikon Mustafën për zhvillimin ekonomik

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 10:44 pm

Salihu kritikon Mustafën për zhvillimin ekonomik



Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 ASTRITI
Astrit Salihu


Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu, duke kritikuar kryetarin aktual Isa Mustafën për keqmenaxhim të Qendrës Tregtare, ka premtuar se nën udhëheqjen e tij kujdes të veçantë do t'i kushtohet zhvillimit të mirëfilltë të biznesit.
Në kuadër të fushatës parazgjedhore, kandidati i PDK së në garën për kreun e komunës në zgjedhjet e nëntorit, ka vizituar të mërkurën Qendrën Tregtare të Prishtinës, me ç'rast adresoi kritika ndaj kundër kandidatit e tij nga LDK ja, Isa Mustafa, për dështim në premtimet e dhëna për zhvillimin ekonomik.
Salihu ka thënë se kryetari Mustafa ka premtuar se do të zhvillojë ekonominë në Prishtinë, por ka dështuar të bëjë një gjë të tillë, ndërsa ka marrë si shembull qendrën tregtare për të cilën tha se është shndërruar në një vend ku përdoret droga.
Salihu premtoi se nëse merr besimin e elektoratit gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar do të ketë një menaxhim dukshëm më të mirë të qendrave tregtare të biznesit dhe se nuk do të ketë biznes në rrugë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Re: Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 10:44 pm

Ka pa çka kam pa vetëm se më mashkull bajat se ky skam parë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Mustafa: Nuk bëj gabime si kryeministri Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 10:46 pm

Mustafa: Nuk bëj gabime si kryeministri Thaçi

Mustafa para banorëve të fshatit Keqekollë, tha se në vizionin për katër vitet e ardhshme është planifikuar që në këtë pjesë të zhvillohet ekonomia ekologjike, turizmi dhe veprimtaritë tjera që janë të mbrojtura në pikëpamje ekologjike.

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 MUSTAFFFA
Isa Mustafa


Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa tha të mërkurën se në momentin që do të rifitojë besimin e qytetarëve për kryetar të kryeqytetit, ai do të vazhdojë dhe do të forcojë edhe me tutje zbatimin e ligjit dhe do t’i trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.
“Unë jam përgjegjës para ligjit, jo para politikës, sepse shteti i Kosovës ndërtohet mbi baza të ligjit, mbi baza të Kushtetutës. Ne qytetarët i konsiderojmë të barabartë, pavarësisht preferencave të tyre politike. Unë s’do ti bëj gabimet të cilat po i bënë kryeministri i Kosovës i cili shkon nëpër komuna dhe premton se do të ketë me qindra miliona investime për arsye të votave. Unë ju them nëse doni të jepni votën, jepeni për demokracinë”, tha Mustafa.
Mustafa para banorëve të fshatit Keqekollë, tha se në vizionin për katër vitet e ardhshme është planifikuar që në këtë pjesë të zhvillohet ekonomia ekologjike, turizmi dhe veprimtaritë tjera që janë të mbrojtura në pikëpamje ekologjike.
Mustafa ka thënë se në këtë pjesë të Gollakut gjatë dy viteve janë ndërtuar, rrugë objekte shkollore, dhe se gjatë katër viteve të ardhshme nuk do të ketë rrugë apo hapësirë tjetër që do të mbetet pa u rregulluar. Ai tha se gjithashtu është zbutur numri i papunësisë, dhe janë krijuar vende të reja pune qoftë nëpërmjet investimeve të infrastrukturës që janë kryer në komunën e Prishtinës, po ashtu edhe në ndërmarrjet komunale.
Mustafa po ashtu tha se, Prishtinën më nuk e konsideron si komunë, por si njësi metropolitane, e cila nuk do të kujdeset vetëm për zhvillimin e vet, por këtë do ta bëjmë në lidhshmëri edhe me komunat tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Punësimi prioritet për Vegim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 10:48 pm

Punësimi prioritet për Vegim Gashin

Kandidati I AKR LDD për kryetar të komunës së Prishtinës Vegim Gashi në ditën e sotme të fushtës elektorale preku papunësinë.

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 MAALOKU
Vegim Gashi, hedh lule tek varri i Enver Malokut


Kandidati AKR-së, për kryetar të komunës së Prishtinës Vegim Gashi, të merkurin u takua me punëtorët e krahut të cilët qëndrojnë në një cep të rrugës çdo ditë vetëm pak metra larg ndërtesës së Komunës me shpresën se dikush do ti thërrasë për t iu ofruar punë. Gashi u shpreh i shqetësuar për ta, duke thënë se për kategorinë e të pa punëve ka një plan konkret.Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 _sotweb-1
“Jam thellësisht i brengosur për kategorinë e bashkëqytetarëve të cilët kanë dalë këtu të kërkojnë punë prej nga me të ndryshmeve. Varfëria është një problem shumë i madh në qytetin tonë, në komunën tonë dhe në Kosovën tonë, ajo është një fenomen i pa tolerueshëm, ndërsa papunësia është problem shumë i thellë, kategoritë e femrave sipas statistikave janë diku rreth 77 për qind, tek të rinjtë nën moshën 25 vjeçare diku rreth 75 për qind, prandaj papunësia është një problem të cilin do ta trajtojë shumë seriozisht”, theksoi Vegim Gashi. Ai përmendi edhe një herë se do të organizojë një konferencë të donatorëve, që do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë. “Një prej aktiviteteve të mia prej ditës së parë, e kam theksuar edhe me herët do të jetë krijimi i një konference donatorësh për themelimin e një fondi, i cili do të ndihmojë zhvillimin e ekonomisë , do të kontribuojë në zvogëlimin e papunësisë, dhe do të ndihmojë në zhvillimin me të avancuar të shërbimeve sociale për ketë kategori të njerëzve të varfër”, tha ai. Ndërkohë, Gashi vendosi kurora me lule edhe tek përmendoret e Enver Malokut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Zeneli: Aktivitet i suksesshëm zgjedhor i LDD-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 10:49 pm

Zeneli: Aktivitet i suksesshëm zgjedhor i LDD-së

Lidhja Demokratike e Dardanisë e vlerëson të suksesshme periudhën e gjertanishme te fushatës zgjedhore


Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 ZENNELI
Lulzim Zeneli


Lidhja Demokratike e Dardanisë e vlerëson të suksesshme periudhën e gjertanishme te fushatës zgjedhore përmes se cilës po vërtetohet se alternativa e ofruar nga LDD dhe partneri elektoral AKR është oferte serioze dhe e vetmja oferte e cila siguron ndryshime, ka thënë sekretari i përgjithshëm i LDD-së, Lulzim Zeneli.
"LDD vlerëson larte mbështetjen e qytetarëve ne te gjitha komunat e cila është ne rritje te vazhdueshme, çka jep te kuptohet se qytetaret e Kosovës tashme e kane kuptuar se ndryshimet nuk vijnë dhe nuk janë te mundura me individ te konsumuar", ka thënë Zeneli në konferencën për media.
Zeneli theksoi se strukturat politike te cilat kane qeverisur deri me tash që janë treguara te afta për keqqeverisje, keqpërdorim, dhe korrupsion po kërkojnë përkrahjen e qytetarëve përmes premtimeve false, boshe dhe genjeshtrore.
"Këto subjekte duhet ta kenë te qarte se qytetaret e Kosovës dhe ky proces zgjedhor nuk është fabrike riciklimi", ka thënë ai.
Zeneli ka vlerësuar se konfliktet teatrale ne mes te PDK se dhe LDK se janë sa hipokrite, aq edhe te pamoralshme, kur dihet botërisht se këto dy parti qeverisin bashkërisht si ne nivelin lokal ne Prishtine, ashtu edhe ne nivelin qendror.
Sekretari i përgjithshëm i LDD se ka vlerësuar se presidenti dhe kryeministri i Kosovës po i keqpërdorin pozitat shtetërore. Presidenti me spote televizive te cilave u mungon vetëm fjalia "Votoni për partine time", ndërsa kryeministri me premtime famoze dhe megalomane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Pacolli: Kemi një program krejt ndryshe

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 11:15 pm

Pacolli: Kemi një program krejt ndryshe

Fushata zgjedhore: AKR në Kastriot

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 ---pacolli-21-
AKR thotë se do ta bëjë ndryshe Kastriotin


Drejtuesit e Aleancës Kosova e Re e kanë hapur fushatën zgjedhore edhe në komunën e Kastriotit, duke prezantuar kandidatin për kryetar dhe ata për këshilltarë të asamblesë, ndërsa që kanë kërkuar votën e qytetarëve me premtimet se do të ketë një qeverisje ndryshe, me të cilën arrihet zhvillim ekonomik.
Edhe pse AKR e LDD janë partner të koalicioni për këto zgjedhje, gjatë hapjes së fushatës në Kastriot ka prezantuar vetëm lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, por jo edhe ai i LDD-së, Nexhat Daci.
Duke treguar pjesë të programit dhe fokusimit që do të ketë gjatë qeverisjes së saj AKR, lideri i këtij subjekti Behgjet Pacolli tha se qytetarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm kur të votojnë dhe nëse duan zhvillim e përmirësim të kushteve të jetesës, atëherë duhet të mbështesin programin e AKR-së.
“Kërkoj votën e juaj për arsye se neve nuk na keni provuar asnjëherë dhe ju premtojë qytetarë të nderuar se ne kem një program krejt ndryshe. Qeverisja nëpër komunat tona, qeverisja e AKR-së do të jetë një qeverisje ndryshe, që qytetari do të jetë pjesë e asaj qeverisje”, ka thënë Pacolli.
Ndërkaq, kandidat i AKR-së për kryetar të Kastriotit, Hamdi Toverlani ka thënë se nëse fiton postin e të parit të komunës do të angazhohet që të eliminohet korrupsioni, nepotizmi e keqpërdorimet, ndërsa që do të ketë një arsim të mirëfilltë sipas standardeve evropiane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Osmani: Punët nuk duhet të kryhen vetëm gjatë fushatës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 22, 2009 11:59 pm

Osmani: Punët nuk duhet të kryhen vetëm gjatë fushatës

Kandidati i ADK-së, Rexhep Osmani ka kritikuar kryetarin aktual Isa Mustafa për mos përmbushje të premtimeve


Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 ADK-KONFERENCA
Nga aktiviteti i ADK-së


Kandidati i Alternativës Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Rexhep Osmani, ka shfrytëzuar një aktivitet parazgjedhor për të kritikuar kryetarin aktual Isa Mustafa për mos përmbushje të premtimeve, ndërsa premtoi se nëse fiton besimin e elektoratit do të punojë në mënyrë profesionale dhe të paanshme.
Në kuadër të fushatës parazgjedhore, ADK ja ka hapur sot një pikë informative në qendër të Prishtinës, me ç'rast kandidati i kësaj partie për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit Rexhep Osmani kritikoi punën e deritanishme të komunës nën udhëheqjen e Isa Mustafës.
Me këtë rast Osmani kërkoi që punët duhet të kryhen më herët, e jo siç është bërë zakon që të nisin para fushatës parazgjedhore.
Ai u zotua se nëse merr besimin e elektoratit do të punojë në mënyrë profesionale dhe të paanshme, dhe nuk do t'i lë punët gjysmë sikur administrata e tanishme me në krye Isa Mustafën.
Kandidati i ADK së për kryetar të Prishtinës tha se gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar do të punojë t'i kthejë Prishtinës një pamje të bukur dhe një gjë e tillë sipas tij do të bëhet duke ruajtur vlerat e qytetit dhe duke rinovuar pjesën e vjetër të qytetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore - Faqe 2 Empty Re: Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi