Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Clinton vjen në përurimin e shtatores

Shko poshtë

Clinton vjen në përurimin e shtatores Empty Clinton vjen në përurimin e shtatores

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2009 10:34 pm

Clinton vjen në përurimin e shtatores Jetmiridrizi_bill_clinton_busti-490x320
Foto: Jetmir Idrizi

Clinton vjen në përurimin e shtatores


Nga Express

Shtyhet për muajin e ardhshëm manifestimi i përurimit të shtatores së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë.

“Manifestimi i paraparë të mbahet sot, më 13 tetor 2009, në orën 15:00, me rastin e ngritjes së shtatores së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në Prishtinë, shtyhet për arsye të pjesëmarrjes së ish-presidentit Clinton, që është konfirmuar për fillimin e muajit të ardhshëm”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të Kosovës, nën kujdesin e të cilit është ngritur shtatorja.

Nisma për vendosjen e shtatores është ndërmarrë nga shoqata “Miqtë e Amerikës, miqtë e Bill Clintonit”, në shenjë falënderimi për ish-presidentin Clinton, i cili dha kontribut të madh për lirinë e Kosovës.

Skulptura është punuar nga skulptori Izeir Mustafa, peshon 900 kg dhe është e gjatë 3 metra. Ajo është vendosur mbrëmë në bazamentin e lartë 3 metra, pasi përurimi pritej të bëhej sot, por në momentin e fundit është shtyrë për në fillim të nëntorit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi