Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit

Shko poshtë

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit Empty Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 10:32 pm

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit N887025257_5186

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit

Cfare ndjenje
Te jesh i rrethuar me njerez qe te duan
Edhe i do
Done te degjojne cfare ke per te thene
Me endje i degjon
Kur te ankohen
Kur te tregojne se dic e mire
Po ju ndodhte
U pafshim neser
Mire tung tung
Sa shpejt kaluan tre vite
Sa e sa here kafen konsumuam
Bashke duhanin e pime
Helmin e jetes
Por ne ato momente s’braktisej dot
Ishte shoku i vetmise
S’do ja ktheje dot kurrizin
Atij qe s’te braktisi
kur te gjithe Te tjeret s’ishin gjekundi
Larg sa larg, tani jemi
U shperndame Secili rruges se vet
N’Udhekryqe, do te ndeshemi besoj!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit Empty Faton Ratkoceri: Sytë e tu blu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 10:37 pm

Sytë e tu blu

Ec, ec me hapa të shpejtë
A e mund kohën dot
E ndalojmë në ajkë të rinisë
A mundem ti bëj rrudhat të ngrijnë
Të ngrijnë si shikimi
I ndeshur me ty pranë shkallëve blu

Ai moment ishte si ndjenja
E fitimit ndaj forcës s’Gravitetit
Pa peshë, i lehtë
Moment i ndeshjes me sytë e tu blu
Sy blu jetëplot
Aguliçe pas acarit dimërorë

Ndërthur të gjithë fetë që s’janë më
Në një të vetme
Besim, nga frymëzim i shikimit
Me qoshen e syrit tënd blu
Hedhë një aluzion kalimthi

Bashkëdyzim mendimesh
Përqafim idesh
Rrugë e rezervuar për dy
Të gjitha për dy
Për dy sy blu

Sa e sa kilometra kaluam
Peripeci, ndodhi
Tregime, rrëfime
Syhapur në befasi
Por ec, ec me hapa të shpejtë
Akrep i minutave
Akrep i orëve
E bashkë me ta edhe kjo jetë
Por sa më e lehtë bëhet
Teksa shikoj, vazhdoj të shikoj
Sytë e tu blu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit Empty Faton Ratkoceri: Meditim në kujtim për ty

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 10:48 pm

Meditim në kujtim për ty

Meditim për shërim
Meditim për ringjallje
Ringjallje ndjenjash
Ndjenjash që vdiqën
Kur ike ti bashkë me ty
Kujtimi për ty
Si gotë e thyer mbet pas
Ecje nëpër grimca qelqi
Nuk të lëndokan
Qenkan të lara me lot

Muaj ecje si në fije teli të hollë
Ecje në vetmi
Të ndjehesh i vogël
Në këtë botë
Botë e fëlliqur
Fëlliqur me shkelës
Shkelës premtimi
Premtim koti
Kotësi kohe
Kohe që shëron
Shëron premtimin tënd
Kujtimin tënd
Lëndimin tënd
E shkela mu në mes
S’bëri zë
pa jetë
Pa frymë
Padrejtësi

Gjykues i këtij teatri
I bërë me lëndimet e zemrës sime
Shfaqje së koti
Pa asnjë adhurues
Imazhi yt mbet
Fiksim e hije në këtë hapësirë
Hapësirë e mbushur me zëra kalimtarësh
Kalimtarë mu përmes zemrës sime
Të stërthyer, copë copë
Por ende e ka një copë to plotë

Meditim, frymim i thellë
Shërim, vetëmohim
Në pafundësi
Dobësi s’tregoj
Argument i qëndresës shpirtërore
Kësaj energjie
Që sapo fiket në një trajtë
Fillon e digjet në një tjetër
Botë bardhë e zi
Bardhë e zi për spastrim
Nga ngjyra ylberi
Premtime ngjyrash ylberi
Por sa më afër që i afrohem
Më shumë vërej ngjyrat
Vetëm bardh e zi
Ylber me dy ngjyra
Ky është kujtimi i mbetur për ty.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit Empty Faton Ratkoceri: Vazhdo te ecësh

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 10:52 pm

Faton Ratkoceri: Vazhdo te ecësh

Të pashë në park
E kishe veshur po të njëjtën buzëqeshje
Ecje ngadalë
Shikoje lartë në qiell
Mes degësh e gjethesh
Kërkoje
Një pyll i tërë të ndante
Nga ajo që dëshiroje
Por vazhdo të ecësh!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit Empty Faton Ratkoceri: Ëndrrat

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 10:55 pm

Faton Ratkoceri: Ëndrrat


Ëndrrat janë pluhur
Pluhurin e bart era
Kah do
Ajo
Erën kush e bart?
Gjeje
sepse
i dua
të mi kthej ëndrrat
e vjedhura, e pa dënuar
ikën ajo përsëri...Era
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit Empty Faton Ratkoceri: Fjalët mungojnë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 10:57 pm

Faton Ratkoceri: Fjalët mungojnë
Shprehe dashurinë
Po munde me pak fjalë
Shprehe miresinë
Po munde me pak fjalë
Shprehe falënderimin
Po munde me pak fjalë

Shprehe hidhërimin
Po munde pa fjalë
Shprehe xhelozinë
Po munde pa fjalë
Shprehe simpatinë
Po munde me një shikim

Shprehe atë që e mendon
Po munde saktë saktë
Qartë qartë
Por fjalët mungojnë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit Empty Faton Ratkoceri: Pritje ëmbëlsie

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 11:01 pm

Faton Ratkoceri: Pritje ëmbëlsie

Durim, virtyt, lartësim shpirtëror
Pritje, lajthitje, forcim mendor
Përnjëherë shfaqesh
Siluetë perfekte
Fatamorganë e paprekshme nga dorë humane

Ikën koha, forcohet durimi,
Pas çdo brenge vjen një tjetër
Pas çdo suksesi një zhgënjim
Pas çdo qoshku dy sy vrojtues
Të gjitha këto i përballon

Gracioze në të ecur, në qëndrim
Në të folur, në të veshur
Fatamorganë për smirësitë
S’ju fali Zoti duar për të arrit të të prekin ty
Sa afër të kanë por sa larg!

Dy fjalë të përshkruajnë më së miri
Pritje ëmbëlsie!


english version

Sweet Longing

Endurance, virtue, noetic elevation.
Anticipation, aberration, intellective vigour.
At once you emerge,
Perfect silhouette!
Fata Morgana unsusceptible by human hand!

Time whirls away, endurance deepens.
After each worry dawns another,
After each success one failure,
After each corner two observing eyes,
You endure all of these.

Gracious walking, appearance,
Your parlance, dressed up to the nine,
Fata Morgana for detesters!
The Almighty did not lend them hands to touch you!
So close but yet so far!

Two words depict you best:
Sweet Longing!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit Empty Faton Ratkoceri: Të ndjej afër

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 11:03 pm

Faton Ratkoceri: Të ndjej afër


Të ndjej afër
Edhe pse larg je
Larg sa larg
Prej kohësh

Të ndjej afër
Edhe pse s’të shoh me sy
Larg sa larg
Prej kohësh

Të ndjej afër
Edhe pse horizonti yt
Se takon dot horizontin tim
Larg sa larg
prej kohësh

Të ndjej afër
Edhe pse zërin tënd
Se dëgjoj më
Larg sa larg
Prej kohësh

Të ndjej afër
Se ke zënë vend
Në shpirtin tim
Edhe pse
Larg sa larg
Prej kohësh
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit Empty Faton Ratkoceri: I kishim të gjitha

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 11:11 pm

Faton Ratkoceri: I kishim të gjitha
I kishim të gjitha një herë e një kohë
E kishim hënën tonë që shëndritëte
Mbi kokat tona formë zemre, dy koka në një

I kishim të gjitha e s'donim t'ja dinim fare
Se ku do ishim nesër, ti në një cep e unë në tjetrin
Prap mendimet e dy kokave tona formë zemre dy në një

E sot a me ndjen afër ...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit Empty Re: Faton Ratkoceri: per grupin tim te Universitetit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi