Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faton Ratkoceri: Ah

Shko poshtë

Faton Ratkoceri: Ah Empty Faton Ratkoceri: Ah

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 05, 2009 10:57 am

Faton Ratkoceri: Ah N887025257_8204

Faton Ratkoceri: Ah

Ah premtimi
Ah fjala e dhënë
Ah besa besë
Erdhi vapa e verës
Ngrohu e u tret

Ah fjala e dhënë
Vjeshta dhelpërisht afroi
Zverdhi gjethet
Zverdhi shpresën
Zverdhi e thau çdo gjë

Ah besa besë
Shiu të qarat e hyjneshave
Përplasën ndjenjat
Furtunë i bartën tutje
Gjethet e zverdhura
Premtimet e kalbura

Ah Krishtlindjet po afrojnë
Ah premtimi
Ah fjala e dhënë
Ah besa besë ...

f’R
3 nëntor 2009 23:52

... vazhdim

Ah si s'munda
Të shkund injorancën
Nga qënia jote e brishtë
Ah si s'të vërejta
Eh s'të kisha më larg se hunda
Ah jetë e poshtër
Ah fëlliqësirë
Ah komshi i keq
Ah më qëndron rëndë mbi supe
Ah zotëra si s'keni mëshirë
Ah populli im
Sa i ri sa energjik
Sa i çoroditur
Ah si s'më dëgjoni
Ah po munda t'ju jap veshët e mi
Ah po munda t'ju jap sytë e mi
Ah s'dua asgjë në këmbim
Ah ah ah ...
Do vazhdoj të tretem si qiri
Tju falë pak dritë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi