Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hazbi Lalinca: Përkujtohet dëshmori i kombit Vehbi Ibrahimi

Shko poshtë

Hazbi Lalinca: Përkujtohet dëshmori i kombit Vehbi Ibrahimi Empty Hazbi Lalinca: Përkujtohet dëshmori i kombit Vehbi Ibrahimi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 20, 2009 9:55 pm












Hazbi Lalinca: Përkujtohet dëshmori i kombit Vehbi Ibrahimi U1hazbilalinca1



Në fshatin Margesh të Gjilanit dhe në Uddevalla të Suedisë u përkujtuar dëshmori i kombit Vehbi Ibrahimi



Nga Hazbi Lalinca



Të shtunën më 10 tetor 2009 në lokalin e Shoqatës Kulturoe Shqiptare ”Vehbi Ibrahimi” në pranin e dhjetra të rinjë bashkatdhetarë që jetojnë e veprojnë në qytetin e Uddevallës në Suedi u përkujtua 71 vvjetori i lindjes dhe 28 vjetori i vrasjes së kombëtarit të madh Vehbi Ibrahimi. Për jeten dhe veprimtarinë e keti atdhetari t vjetori i lindjes dhe 28 vjetori i vrasjes së kombëtarit të madh Vehbi Ibrahim. Për jeten dhe veprimtarinë e keti atdhetari të mad Vehbi Ibrahimi lindi më 23 maj 1938 në fshatim Margesh të komunës së Gjilanit.Pas mbarimit të shkollës së fillore në vendlindje dhe pas mbarimit të shkollës së mesme në Tuzël të Bosnës dhe Hercegovinës dhe gjithnjë i përkrahur dhe i ndihmuar nga daja i tij Daut Dauti, u kthye n¨r vendlindje dhe u inkuadrua në Kombinatin e Tekstilit ”integj” në Gjilan. Aty ai u ballafaque me padrejtësit të cilët iu bëheshin popullit shqiptarë dhe cdoherë ai e ngrite zërin kundër këtyre padrejtësive. Pushteti i atëhershëm e ndjeku këmba-këmbës sa qe i ndetyruar ta lëshoj atdheun e dashur dhe fillimisht u vendos në Austri dhe përfundimisht në Bruksel të Belgjikës, derisa shërbimi sekret jugosllav udb-ja, të ndihmuar nga larot kommunist tradhëtar, organizojnë dhe me 10 tetor 1981 bëri atentat dhe vranë para derës së shtëpisë së tij në Bruksel.Ate e vranë por kurrë nuk mundën ta vrisnin idealin e tij. E ideali i tij ishte çlirimi nga okupatorët serbë, malazezë, maqedon dhe grek dhe që Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet. Ai ideal u lulëzua ,me lindjen e UÇK-ës UÇPMB-ës UÇK-ë (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) dhe idealet e tij u plotësuan. Ai ishte zëvendës/ komandanit i Këshillit Ushtarak Mbrojta e Shqipërisë Etnike, që veprohej në kuadër të Beslidhjes Shqiptare Demokratike

Më 1977 atdhetari i devotshëm Vehbi Ibrahimi deklaronte: ” Të gjithë të bashkuar ta luftojmë armikun pa dallim se cilës organizatë apo parti i takojnë.Çdonjëri prej nesh që e quan veten shqiptar, duhet të bëjë cmos dhe të sakrifikojë, duke mos kursyer as jetën tonë vetëm e vetëm që të realizojmë aspiratat e rilindësve tanë dhe të dëshmorëve të kombit që flijuan jetën e tyre për një Shqipëri të lirë Etnike dhe demokratike… ” Edhe atje në mërgim Vehbiu ishte veprimtar i madh dhe derisa qe gjallë u angazhuar shumë për cështjen kombëtare derisa UDB-ja jugosllave e vrau në tradhti para derës së tij në Bruksel më 10.10.1981. Shokët e tij të ideales pas 20 viteve ia kthyen eshtrat dhe u rivarros në vendlinjen e tij të dashur fshati Margesh (ishte vet kjo porosia e tij sepse ai kishte parandjenjë se një ditë do ta vrisnin larot kommunist), si dhe e pagëzuan shkollën fillore me emrin e Vehbi Ibrahimit. Dhe pikërisht në janar 2009 u bë zyrtarizimi dhe pavarësimi i kësaj shkolle.Një kontribut të madh në këtë drejtim padyshim e ka përfaqësuesi fshatit Ramiz Isufi i cili ka bërë gjithcka për ta zyrtarizuar shkollën fillore ” Vehbi Ibrahimi”, përcka unë bashkëfshatari personalisht e falenderoj shumë nga zemra Ramiz Isufin. Dhe për hirë të gjithë kësaj veprimtarie ,në fshatin Margesh të Gjilanit ,shtunën më 10.10.2009 u organizuar tubim perkujtimor për figurën poliedrike, oratorin, guximtarin dhe ideologun e madh shqiptar Vehbi Ibrahimi ,zyrtarizimin dhe pavarësimin e shkollës fillore . Për biografiin e këtij atdhetarit foli imami i fshatit Burim Zejnullahu ndërsa për veprimtarin e Vehbiut në mërgim foli bashkëpunëtori më i ngusht i tij Emin Fazlija. Për veprimtarinë e tij atdhetare foli gjithashtu bashkëfshatari Ramiz Isufi e pastaj folën edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa edhe përfaqësuesi i Bashkësisë Arsimore Ismail Kurteshi..Nxënesit e kësaj shkolle kishin përgatitur poezi të bukura kushtuar dëshmorit Vehbi Ibrahimit dhe Fatmir Ibishit. Në fund nxënësit e kësaj shkolle dhe të pranishmit e tjerë vun kurora lulesh të freskëta pranë busteve të dy heronjëve të kombit Vehbi Ibrahimi dhe Fatmir Ibishi. Dhe nga kjo ditë të githë qytetarët e këtij fshati dhe më gjerë janë të lumtur që shkolla e tyre u pavarësua dhe u zyrtarizua me emrin e dëshmorit Vehbi Ibrahimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi