Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkujtohet dëshmori Adrian Krasniqi

Shko poshtë

Përkujtohet dëshmori Adrian Krasniqi Empty Përkujtohet dëshmori Adrian Krasniqi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 16, 2009 11:47 pm

Përkujtohet dëshmori Adrian Krasniqi

Përkujtohet dëshmori Adrian Krasniqi ADRIANKRASNIQI-BUSTI
Busti i Adrian Krasniqit



Adrian Krasniqi ishte ndër luftëtarët e guximshëm që i dhanë goditjen regjimit serb në Pejë, në kohën kur gjithçka mohohej dhe kur çdo e drejtë njerëzore ishte e parealizueshme, u tha me rastin e vendosjes së shtatores së dëshmorit të kombit, gjeneral major Adrian Krasniqit, në qendër të qytetit të Pejës, me ç’rast u theksuar se shumë shpejtë do të vendosen edhe shtatoret e dëshmorëve të tjerë të këtij qyteti.
Të pranishëm në këtë manifestim, me rastin e 12 vjetorit të rënies heroike të Adrian Krasniqit, ishin Rifat Jashari, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, familjare të dëshmorëve dhe shumë qytetarë të Pejës, të cilët kishin ardhur të përshëndeten me shtatoren e Adrianit të skalitur në bronz prej skulptorit të njohur nga Tirana Mumtas Dhrami, ndërkaq shtatorja e Adrianit deri në qendrën e Pejës kishte ardhur nëpër autostradën e re që lidh kombin shqiptar.
Duke folur para të pranishmëve, kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha ka thënë se ky manifestim, ka për qëllim kryesor fuqizimin e një vlerë të madhe të Vranocit, të Pejës, të Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar.
Në këtë manifestimmkanë folur edhe bashkëluftëtarë dhe miq të Adrian Krasniqit si Halil Elezaj, daut Haradinaj e të tjerë.
Në emër të familjes Krasniqi, të pranishmit i ka përshëndetur Flora Krasniqi.
Dëshmori i kombit Adrian Krasniqi është lindur më 12 tetor të vitit 1972. Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi në stacionin famëkeq, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, i cili ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi