Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Si nje drenushe e bukur -poezi-nga-Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Si nje drenushe e bukur -poezi-nga-Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Si nje drenushe e bukur -poezi-nga-Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 22, 2009 10:39 pm

Monda Korca: Si nje drenushe e bukur -poezi-nga-Raimonda Moisiu N1208896826_1699
Dërgoi:Monda Korca


Si një drenushë e bukur...

- POEZI-Nga Raimonda Moisiu





Si një drenushë e bukur me syte e qeshur,
Që ....
në cdo natë merr puthje pafund,
U zhgjove atë mëngjes të përhirtë, në
guvën e errët ku
për dritë kishim
fenerin e dashurisë .....

Gulcimat rënkuese ëmbël dhe
buzëqeshja jote e pafaj,
"U vodhën " nga
vështrimi hamshor i
mureve të lashtë.
Thinjoshë e fisnikë,
Si kalldrëmet e fëmijërisë.
Nga ....
buzët e tyre gurgullonte fishkëllima e ujit,
Si një.....
sinfoni magjike kaq e ëmbël, që
mezi pret
një puthje, një brishtësi,një ëmbëlsi......

Ti me një padurim të fshehtë prisje t’i
marrësh erë borzilokut…
….Se i përkasim gjithësisë së gjallë ---

Mezi prisje të të krehja flokët,
me gishtat e mij, Të ....
prekja pemën e manjolës, të
këpusja gjethet e saj lart-lart dhe
me kërcellin e borzilokut
të shkruaja emrin tënd mbi
cipën e virgjërise të
petaleve – manjolë,
të bardha, të verdha, të kuqe, të blerta,
që mezi presin castin magjik.
Atë cast,
Që të përket ty, nga verbimi i yllit,
të purpurt, që e
ëndërroje në vajzëri,
dhe ja po vjen ---

…Po vjen...po vjen....
Ai...Ai....feneri....Ndricimi i dritës që
e duam kaq shumë në
shtratin e guvës së lashtë , në
të nxehtin e gjoksit , në
përqafimin tënd, në
lotin e syve, në
trëmbjen e zogjve, në
bulkthet e vajzërisë ---

Po rizgjohen përsëri
nga rrebeshi veror
I puthjeve ---

Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Nëntor 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi