Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si një drenushë e bukur... poezi - Nga - Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Si një drenushë e bukur... poezi - Nga - Raimonda Moisiu Empty Si një drenushë e bukur... poezi - Nga - Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 01, 2010 1:46 am





Si një drenushë e bukur... poezi - Nga - Raimonda Moisiu 41390_1208896826_5194675_n

Si një drenushë e bukur... - Nga Raimonda Moisiu



Si një drenushë e bukur me syte e qeshur,

Që ....

në cdo natë merr puthje pafund,

U zhgjove atë mëngjes të përhirtë, në

guvën e errët ku

për dritë kishim

fenerin e dashurisë .....



Gulcimat rënkuese ëmbël dhe

buzëqeshja jote e pafaj,

"U vodhën " nga

vështrimi hamshor

i mureve të lashtë.

Thinjoshë e fisnikë,

Si kalldrëmet e fëmijërisë.

Nga ....

buzët e tyre gurgullonte fishkëllima e ujit,

Si një.....

sinfoni magjike kaq e ëmbël,

që mezi pret

një puthje, një brishtësi, një ëmbëlsi......



Ti me një padurim të fshehtë prisje t’i

marrësh erë borzilokut… ….

Se i përkasim gjithësisë së gjallë ---



Mezi prisje të të krehja flokët,

me gishtat e mij, Të ....

prekja pemën e manjolës, të

këpusja gjethet e saj lart-lart dhe

me kërcellin e borzilokut

të shkruaja emrin tënd

mbi cipën e virgjërise të

petaleve – manjolë,

të bardha, të verdha, të kuqe, të blerta,

që mezi presin castin magjik.

Atë cast,

Që të përket ty, nga verbimi i yllit,

të purpurt, që e

ëndërroje në vajzëri,

dhe ja po vjen ---



…Po vjen...po vjen....

Ai...Ai....feneri....

Ndricimi i dritës që

e duam kaq shumë në

shtratin e guvës së lashtë , në

të nxehtin e gjoksit , në

përqafimin tënd, në

lotin e syve, në

trëmbjen e zogjve, në

bulkthet e vajzërisë ---



Po rizgjohen përsëri

nga rrebeshi veror

I puthjeve ---



Nga Raimonda Moisiu Hartford CT USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi