Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selim Hasanaj: Pse viktimat i thërrasim Spiuna?!

Shko poshtë

Selim Hasanaj: Pse viktimat i thërrasim Spiuna?! Empty Selim Hasanaj: Pse viktimat i thërrasim Spiuna?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 25, 2009 2:31 am

Selim Hasanaj: Pse viktimat i thërrasim Spiuna?! U1_SelimHasanaj
PSE VIKTIMAT I THRRASIM SHPIUNA?!

Nga Selim Hasanaj

Nga dhjetori i vitit 1983 e deri në maj 1989 pata punue si roje nate në Posten e Istogut. Mbajë mend se ishim nji garniturë kolegesh të profesioneve të ndryshme të gjithë të ri shqiptarë dhe se pleqet e Istogut dhe rrethit (të cilet me vite ishin maltretue nga byrokracia dhe racizmi serb gjatë sherbimeve të postes nga Dragolub Llukiq dhe Radivoje Gjogoviq i pari malazez e i dyti cetnik shka) kënaqeshin me neve dhe thoshin: të falem o Zot që e pritem këtë ditë ja të gjithë puntoret e postes shqiptarë dhe secili ma i mirë se tjetri. I ndjeri Dush Bytyqi pasi pat dal në pension vinte per cdo mengjes dhe së bashku me neve pinte kafen e mengjesit në kafeqajtoren e Demë Demaj-t që ishte aty afer Postes.
Mirpo sado që dukeshim djem të mirë neve shqiptaret, puntorë në posten e Istogut megjithate nuk ishin të gjithë per tu krenue me ta. Unë do shkruej pak per nji ves tonin shqiptarë dhe per të ba krahasime me ato që do kalojë pas pak po fillojë me nji dukuni që ka ndodhë të ndodhte në Postë nga puntoret e saj shqiptarë në kohen kur unë punoja aty.
Postjeret e postes, kuptohet jo të gjithë, por ishte njeni që e kamë pas pa me syt e mi dhe dyshohej edhe në nji tjeter poashtu ( nuk do permend emna) që kur vinte ndonji leter nga Gjermania, Zvicrra, Austria apo ngado nga shtetet e jashtme dhe dihej se atë leter e ka dergue familjarve të vetë puntori shqiptarë postjeri në fjalë shikjonte rreth e rrotull a mos po e sheh kush dhe shikjonte a mos mund të ket far MARKASH apo FRANKASH në mbrendinë e letres. Nese ja merrte mendja se po, ai atë leter e ndante anash disi apo e bante me shenjë dhe posa i jipej rasti ai futke lapsin kimik në skajin e plikos dhe duke e rrotullue -sjell lapsin ngadal hapte plikon pa e damtue ate dhe merrte parat, të gjitha apo pjesë të tyne , lagte plikon me ngjites dhe ja dorzonte marrsit. Më kujtohet nji rast i nji fukaraje nga Dubrava i cili pat ardhë të ankohet që ju ka dorzue letra por jo edhe parat që ja kishte dregue vëllai nga Gjermania. Unë e pata pa me sy postjerin kur e pat hap atë leter, por nuk dija të jet ajo leter e hueja. Pas pes minutash mësova se cka paska ba faqeziu. E kisha pak si ilaka atë postjer, por nuk kisha raporte të mira me te sepse ai atëbotë ishte punsue me intervenim të nji udbashi dhe me mito disa mijra marka që i kishte ngranë dikush nga personeli i drejtorisë në Pejë. Unë pata reague dhe per shkak të reagimit tim ai njeri u distancue nga unë. Vendi i punës vakant që ai e pat zanë ishte vend pune i nji postjeri që pat pesue aksident trafiku derisa shkonte per ta shpernda posten, pra në krye të detyres, dhe per atë vend pat konkurue djali i këti postjeri por sado që ishin të varfer dhe ishte fjala per vendin e babës së ti ai nuk u pranue. Kjo më pat shtye mue të reagojë sepse isha udhëheqes i sindikates në njisinë punuese të postes së Istogut. Nuk më pat ndegjue askush, por vetemsa u anmiqësova me atë njeri, më pat qortue ashper edhe nana ime dhe thoshte nuk po kuptojë se si ti perkrah njeriun e hujë e del kunder ilakas tande. Kush e kuptonte dhe kush e ka kuptue DREJTËSINË tek neve shqiptaret ndonjiherë?!
Mas shumë vitesh kur unë ika dhe u vendosa në Suedi në vendlindje kisha Babën dhe Nanën , që të dy pleq dhe të dermuem nga shendeti, ishte dimen, unë ndodhesha në qytetin ma verior të Suedisë në KIRUNA dhe mezi arrita ti ndaj tue e lanë veten keq 4000 korona suedeze per të ja dergue prindve në Kosovë. Ishte problem të dergojmë para neve azilkerkuesit në Suedi. Ne radhë të parë nese dergonim para në rrugen legale, rrezikonim që organet suedeze të spekulojnë mos po na jepin teper ndihma perderisa neve na mjaftojnë dhe i dergojmë në Kosovë andaj per mos me i ba vetit sherr neve dergonim para në Kosovë permes dikujt që udhtonte atje, permes puntorve tanë me qendrime në shtete tjera të Evropes etj, etj. Unë nuk kisha mundësi të tilla andaj vendosa ti dergojë prindve të mijë ato para sepse ishin ra në të njejten kohë fesat e Keshnjellave dhe Bajrami i vogël.Pra u dergova per harq Bajrami sikur themi neve podgurasit.
Letren e dergova të garantueme si leter me vlerë ku dihej se cka ka mbrenda në leter , ishte nji vule spesiale e postes suedeze që garantonte vleren e letres gjithku tjeter por jo edhe në Kosovë per shkak të situates që ishte atbotë atje.
Letra mbrrin te nana ime por parat në leter i kishte marr era. Kur mora vesh rastin , unë dyshimin e kisha të gatshem dhe per te isha 1000% i sigurt. Pundrejtuese apo Upravnik (sikur i thoshin) në postë ishte zonja Maria Gjuriq. Unë e pata thirrë me telefon dhe i pata kerkue ta hetojë rastin dhe direkt e pata denoncue personin që dyshoja e që fatkeqësishtë ishte ilaka shumë i afert i nanës time të cilen nuk kishte pritue ta len pa harq bajrami, pa dru per dimen dhe pa bukë sepse ja vjedh 4000 korona suedeze.
Dhe tash po dalë aty te nji ves i joni të cilin unë kurr nuk kamë mujt ta kuptojë.
Maria Gjuriqi e thrret postjerin , e akuzon dhe i tregon se unë e kamë akuzue dhe kerkon nga ai ti këthej ato para ose do e largojë- suspendojë nga puna. Nuk i hanger palla zotniut sepse ai per punsim kishte dhanë disa mijra marka, kishte nji familjar udbash dhe as Maria Gjuriqi nuk kish cka i banë pos që e kerrcnojë.
Por cka ndodhi me koleget tanë, pra të postjer faqeziut dhe të mitë. Të gjithë me radhë më paten sulmue dhe akuzue si nuk më ka ardhë marre ta denoncojë postjerin shqiptar te Maria Gjuriqi serbe!
Ku ta denoncoja unë ate tjeter kund. Maria ishte Upravnik poste. Pse askush nuk e gjykojë postjerin pse i vodhi 4000 korona suedeze nji qifti pleqesh të varfen dhe të smuet të cilet i la të merdhijnë në mes të dhjetorit?!
Ves ky shqiptarë.
Kështu po ndodhë edhe tash dhe gjithmonë me neve. Kishte arrestime dhe gjyqe të individve dhe grupeve të ashtuquejtunish komandant dhe ushtarë të UCK-së. Arrestimet dhe gjyqet u bajshin dhe ende po bahen në bazë të akuzave anonime sepse viktima nuk guxon të del haptas dhe të denoncon, viktimen si palë akuzuese nuk e mbron askush, as ligji as populli dhe farefisi sepse asht në gjakun tonë nj ves mbrapshtie. Po e denoncove dikend automatikisht je shpiun, je tradhtarë, je ilig, je i poshter e cka jo tjeter. Askush nuk e gjykon deliktin delikventin, dhe arsytohen se asht marre , asht ligsi me denoncue tek gjyqtaret e UNMIK-ut e të EULEX-it apo në gjykaten nderkombtare per krime lufte ne Hagë. Ku me i denoncue pra kriminelet që kanë ba krime, ku me i paraqitë rastet, kush me i gjykue ata, sa po tregohen profesionist dhe kombtarë avokatnit e shumtë në Kosovë që po dalin në mbrojtje të kriminelve. Pse duhet me i mbrojtë ata?! Pse nuk lejohet gjuqësia të vertetojë fajsinë apo pafajsinë e tyne?! Por pse nuk denohen edhe akuzuesit dhe denoncuesit e rrejshem dhe akuzat e tyne të fabrikueme?! A po mendojmë me ndertue shtet neve shqiptaret apo cka? Shteti nuk ndertohet pa DREJTËSI DHE LEGJISLATURË TË PAVARUN.
U shkrue këtu para disa ditve per nji zankë në mes deputetve të Parlamentit të Kosovës dhe autori i shkrimit z. Bardh Sokoli shkruen se Gani Geci e nokautojë Xhavit Halitin në prezencen e Vlora Citakut , Ismet Beqirit dhe nji gazetari të TV RROKUM. Në artikull shkruhen në detaje fjalet dhe akuzat reciproke në mes z. Geci dhe ati Haliti. Ky i fundit kerrcnon dhe shanë zotin Geci me cka pason reagimi i zotit Gani Geci , reagim ky që ka mund të jetë fatal per z. Haliti. Dhe tash cka, nuk prononcohen zotnitë,nuk denoncohen. Normal se z. Haliti e muer ate që e kerkojë dhe tash nuk do denoncon z. Geci, por pse zonja Citaku , z. Beqiri dhe ai gazatari nuk e denoncojnë z. Xhavit Haliti per kerrcnime me likfidime që i banë gazetarit të TV RROKUM pronarit të kësaj TV-je z. Migjen Kelmendi dhe per ofendime ftyrave dhe heronjeve kombtarë si Adem Jasharit per të cilin paska thanë se ishte nen urdhnat e Xhavit Halitit dhe se sipas Xhavit Halitit Komandanti i UCK-së thjesht paska kjen argat i Xhavit Halitit. Pse, pse, pse? Këtyne psehave ju pergjigjem vetë. Nuk kemi traditë drejtësie neve si popull, kemi ves të keq heshtjen dhe ves edhe ma të keq akuzen pa vend. Jamë i sigurt se tash shumica ata që mendojnë se kanë guximin do e shajnë tash Komandantin dhe trimin Gani Geci dhe shumë nga ta ju dhemb në zemer ta pranojnë se Patrioti Gani Geci ka rrah kriminelin Xhavit Haliti.
Unë mendojë se pa dalë per fushe e verteta se kush ishte kush në kohen 1990-1999 gjithmonë do kemi perleshje, grushtime,vrasje misterioze, kallje shtepish dhe pronash etj, etj vepra këto kriminele.
Familja Geci e Laushes së Drenicës asht familje me traditë kombëtare. Ata që në ditet e para të fundviteve të 80 të shekullit që shkojë vepruen guximshem në mbrojtje të atdheut, por "MËKATI" i tyne asht se ata vepruen permes INSTITUCIONEVE ato cfarë ishin, paralele të Kosovës të cilat institucione kishin dalë nga gjiu i popullit dhe nga vota e besimi i ti. Andaj duhet të matin veten ata të vetquejtun shefa shtabesh të UCK-së e drejtora politik të saj kur tash pas nji heshtje të gjatë filluen prap ta ngrisin kokën. Ka deshmitar të shumt që din per Halil Gecin ( vëllau ma i madhë i shtatshes Geci) i cili panderpre barte armë nga Shqipnia në Kosovë per ta ndihmue luften. Ka deshmitarë që dinë per arrestimin e z. Halil Geci në skelen e Durrsit kur ky kishte shkue të merr armë per UCK-në në Kosovë dhe kur sigurimcat e SHIKU-t me urdhnin e Xhavitave e llojeve të ti e arrestojnë zotin Halit Geci pas nji perleshje dhe qendrese burrnore që ai së bashku edhe me nji shoqruese që kishte e bajnë dhe mas arrestit per ta shpetue angazhohen pasardhsit e Heroit Kombtarë Sadik Ramë Gjergjevikut të cilet rrethojnë stacionin e policisë dhe afer stacionit afrojnë nji kamionetë ku kishin nji top dhe kerrcnojnë se nese nuk lëshohet i lirë Patrioti Halil Geci ata do e granatojnë stacionin. Pra ka shumcka që dihet, ka deshmitarë dhe edhe po ti zhdukin ata deshmitarë nuk mund i zhdukin shkrimet e tyne të cilat ata i kanë dhe të cilat do ja lanë amanet brezave ku u spjegojnë se kush ishin trimat dhe patriotet e kush ishte kriminel dhe matrapaz.
Pra per mos me e zgjatë, pse duhet dikush të frigohet me e tregue realitetin, jo vetem per faktin se mund ti hakmerret i akuzuemi, familjaret e ti apo langojt e ti, por ma teper per faktin se sado që denoncuesi ka të drejtë, mund të jetë direkt viktimë e mizorive dhe barbarizmave të ati që e denoncon megjithate neve e kemi këtë ves të keq, e thrrasim SHPIUN.
Këtë nofkë askush nuk e deshron dhe tmerrohet prej saj. Pse shqiptaret nuk po bajnë me gisht në kriminel dhe matrapaz në vend se me i shpall shpiun viktimat që denoncojnë.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
24.10. 2009

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi