Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edi Gashi:Cikël poetik

Shko poshtë

Edi Gashi:Cikël poetik Empty Edi Gashi:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 27, 2009 1:49 am

Edi Gashi:Cikël poetik

DO TE SHKRUAJ PER TY

Se di si të vij tek ti Edi im!
Nuk e di a ke pushuar nga vaja!
Mua më lotojnë sytë si shi !
Se prej shpirti të ndaja!

Se di a të dhan të darkosh shpirti im!
Të kam pëllumb që në shtigje mërgon!
Unë gjithmon jam për ty në pikëllim
Asgjë më nuk më shëron!

Se di si e shikon rrezen e agimit
Sa horizontet e shtigjeve unë të dua!
Të kërkoj o bir , e nuk dal prej frymëzimit
se lotët më rrjedhin krua!

Si na ndanë? E kuptove dhe ti ndarjen!
E kuptove mallin çka do të thotë nënë ?
Gjithë ditën dhe naten une bëj lot
E errët më duket dita si natë pa Hënë !

Rritu bir, të më falish bardhësi agimi
Se vetëm ti më shton lumturi për jetë !
As vitin se mbushe kur përjetove hidhërimin
Unë dua një shekull të jetosh i gëzuar dhe i qetë!

Le të bijnë pikëllimet mbi mua
le të bijnë vuajtjet, dhe të gjithë anatemat!
Por unë s'të lë kurrë se shumë të dua
do të shkruaj për ty vargjet, poemat!

Edi Gashi:Cikël poetik 7521_100471313309909_100000411215873_15259_3474817_n


KUR TË RRITESH TË BËHESH BURRË !

Të afrohet ditëlindja Edi im !
Në sofër të pres të festojmë !
Nëntori të solli dhe ndjej gëzim
Por, pandal sytë lotojnë !

Do të të blej dhurata për atë ditë
Por, sërish më bëhet se është pak
Se desha ndryshe të ndjehesh në rritë
ndaj të ndjej në damar e gjak!

Të shkruaj këto vargje kur ti je në gjumë
Por , ti të vërtetën akoma nuk e di !
Largësia jote më krijon dhunë
malli më djeg, bëhem hi !

Si të të them gëzuar me jetë të gjatë
Datë e madhe për mua në nëntor
Edhe këto lot t'i shtoj në uratë
që ti i gëzuar të jeshë çdo orë !

Edi im! Kur të rritesh të bëhesh burrë
Të jetosh me grua e të lindish fëmijë !
Do të kuptosh përse malli më dogji furrë
Thinja më dolën - të ndjeshë lumturi!

Edi Gashi:Cikël poetik 7521_100440186646355_100000411215873_14355_1344353_n


Edi Gashi:Cikël poetik 7521_100440269979680_100000411215873_14356_803376_n





VOGLUSHI IM !


Sa herë flas me ty - sa herë klith per ty
në shpirt e ndjej dridhejn, e loti me lag
si yje - ndriçojnë vargjet , me verbojne ne sy
strofat bëhen Diej! Po ti gjithmon larg.


Dhe vullkan i blertë , me behesh si mal
ka magmën nektar ! Behesh ëmbelsirë !
merr hije pranvere - Të prehem une dal
shndërrohet thesar çdo shikim i lirë !

Në drejtim t'një shtegu - shpresat i kam lidh
me fton per qetësi ! Me fton te mbijetoj
Por s'prehet dot zemra - me pranga zinxhire
se, ndjen dashuri...! Pa ty nuk jetoj!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi