Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Ali Podrimja!

Shko poshtë

Cikël poetik nga Ali Podrimja! Empty Cikël poetik nga Ali Podrimja!

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 13, 2011 10:29 pm

Cikël poetik nga Ali Podrimja! 0,,5378331_4,00

Cikël poetik nga Ali Podrimja!

NJË NATË NGA NETET PA GJUMË

Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemer,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç`janë keto gjurmë gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!...

Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!


Unë, biri yt, Kosovë

Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.

PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t'i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore,
do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t'i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.

Paris, maj 1981

EPIKA

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s'kam të qesh me veten c tepruar...
Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!



Mëngjesi

Me cka të të peshoj
me sy apo me zemër,
me cka?

Kaltria jote
botën
zgjoi.

Me cka të të peshoj
me sy apo me zemër,
me cka?

Êndrra jote
dritaret e jetës
m`i hapi.


Je si shpirti im

E pakufi je
si shpirti im,e pakufi-

e unë pash e m`pash
mundohem të të bi,

në grykë të shkëmbit
t`gurrëzohem,

në pishnaje të malit
të bëhem syri yt...

E pakufi je,e pakufi
si ime frymë.


Në udhëtim



Në buzë tua
sa herë vdiqa
prej mallit-

ti u betove
në kokë time
dhe zot tjetër s`njohe...

Nxora sy
maje kodre
kur zë më lëshove

e në udhëtim
të zbulova oj-
herë t`urtë,herë t`sertë.


Dua të jem


Nganjëherë dua të jem lumë-
të rrjedh nëpër damarët e tu,

gemb ëndrre dua të jem nganjëherë-
dita e nata jonë të pushojnë n`mua,

nganjëherë dua të jem ti oj-
heshtjet e shirat e kohërave t`i ndiej,

dua të jem atje nganjëherë-
ujërat e tua deri n`pikë t`i pi.


Unë do të dua

Po të rrëzohet
edhe i mbrami i Kullës gur-
unë do të dua.

Po të shuhet
edhe i mbrami i Vatrës zjarr-
unë do të dua.

Në fushë të mejdanit
po të mbesë
edhe i fundit i Trollit burrë-

unë do të dua...


Nata

E lehtë dhe e butë
si hapi im
është nata në ty.

E dashur dhe e vrullshme
si kraharori i gruas
është nata në ty.

E qetë dhe e frikshme
si shikimi i vajzës së dashuruar
është nata në ty.



ME QENË

Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë



Rënkimi

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat,
E vatrat shkimbur deri në një.

Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarë
Me duar të mia të çara
Me rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për askë vrarë jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.


Ankthi

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua herët t'i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m'i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë

e ngrirë n'ajër?
Nipave ç'tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t'më
kish mbirë!

Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar..



PERTEJ DHIMBJES


Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur. Kosovë.

Konaqet e tua deri në themel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam,
vatrat e shkimbura për t'i përflakur,
duar e këmbë t'i lidh me lëmshin e përrallave të tua -
se s'të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë
konak e më konak pa të ndezur flakë...
10 Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme...
Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim^

Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t'i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?



Emrin e ka Dashuri

Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane
kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur
ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me -
e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni
por asnje fjale te keqe per prinderit tane,
njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte.
Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere
per kete toke, se ata ishin trima mbi trima
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar -
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje,
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i
kerkuam;
nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata
ishin.
Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere
dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,-
ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, -
nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i
kerkuam,
nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata
ishin.
E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem
mallkim jo
se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka
rrjedhur...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi