Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferit Ramadani: TRIBUNIT TË LIRISË !

Shko poshtë

Ferit Ramadani: TRIBUNIT TË LIRISË ! Empty Ferit Ramadani: TRIBUNIT TË LIRISË !

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 28, 2009 12:02 am

Ferit Ramadani: TRIBUNIT TË LIRISË ! N1289294870_7676
Dergoi:Gjakush Tana


Ferit RAMADANI :

TRIBUNIT TË LIRISË !

( I kushtohet plakut Ramazan Bajrami
– Komandant Askeri )


Edhe në vargje
sërish dukesh pak
se Ti -
u bëre legjendë shekullore,
më kujtohen takimet
që u fale guxim e gjak
si ta fitonim lirinë
në tokën Arbërore!

Me sopatë në dorë
U bëre roje nate
ta mbrosh Shkabën
të valonte në Komunë !
Eh! Ç’ kushtrim na thirri
në atë përmasë të Vatanit
ku armiqtë sllavë
ushtruan tirani e dhunë!

E di se shpirti të shkrumosej
nga robëria
dhe lot të pikonin
kur ta nëpërkëmbën idenë,
ishin të paguarit ata
që kaurroshkinia
ua vari kryqin
ta prishin Atdhenë!

Atdheun e të parëve,
të shtrenjtën Iliri
Shqipërinë Etnike
që e lanë me gjak,
ndaj, Ti tribuni i Kërçovës
- i pamposhturi Askerë
i dole përballë
që të marrish hak!

Për bijtë që ia vranë,
për tokën e shkrumuar,
për gjuhën që ia ndrydhën ,
për gjakun që ia shanë,
u bëre Gjergj Elez Ali
që ngritet i plaguar
për t’ia mbrojtur nderin
Nënës që e vranë!

Po! Nënën Shqipëri
- të shndërruar cung,
në Londër e Berlin,
në Moskë e Beograd,
Ia prenë gjymtyrët
t’ia hibridizojnë pamjen
të mbesë e gjunjëzuar
nga shpirti lugat!

Të mbesë tokë pa bijë,
pa gjuhë , pa kulturë
me njerëz të nënshtruar
dhe pushtues të zi,
që i pollën shkinat
dhe u rritën gjumhurë,
ta kthejnë Shkupin - Skopje
për makosllavi!

Ç’ëndërra të frigëshme,
këto shtegëtime kohe
që na gërryen në gjoks,
na dogjën në damar,
por kurrë si ligësuan
tribunët e lirisë
që edhe n’pleqëri
dijnë t’bëhen ushtarë!

E , ç’është pleqëria
përpara idealit
që xhakuli Xan
ia fali gjithë jetën,
ndaj niset Asker
për Ushtrinë e Vatanit
ta sjellë pavarësinë ,
ta sjellë të vërtetën!

Shtatëdhjetë e dy vjet
me peshën e robërisë
në zgripe e kalvare ,
në tirani e dhunë
vuajti për vëllezërit ,
qau për Atdheun
që ia vunë prangat
dhe bijtë ia përzunë!
Ferit Ramadani: TRIBUNIT TË LIRISË ! 13546_1146150135812_1289294870_30368387_85368_n


Ferit Ramadani: TRIBUNIT TË LIRISË ! 13546_1146150815829_1289294870_30368389_716447_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi