Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: Cikël poetik

Shko poshtë

Gjakush Tana: Cikël poetik Empty Gjakush Tana: Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 10:43 pm

Gjakush Tana: Cikël poetik N1289294870_7676


Gjakush Tana: G U R I


Në krahët e mi
qëndrojnë kështjellat.
Në ballin plot rrudha
shekujt kam shënuar!

Sa herë të pikëlluar
ikën mërgimtarët,
lotët që derdhën -
n'lashtësi më kanë mbuluar !

Trupit tim stuhitë
as zjarri - gjë si bëjnë.
Vdekja se di udhën
vitet si numroj !

Por, i ruaj kujtimet
kohërat nuk më ndajnë,
siç s'ndahet mes veti
as mishi e thoi !

Atëherë frynin erëra
dhe sillnin stuhi.
Me gjuhën e heshtjes
gjithmonë jam kuptuar !


Ju të mplakur kthehej
por, iknit të ri,
hapur në shekuj krahët
unë i përmalluar !

Në damar të gjakut
durimi - gurgullon .
Në krahët e mi
se ndjej atë lashtësi !

Heshtjen e kam armë
që çdo gjë copëton,
të ri gjithmonë trupin -
e fus në histori !

Jehona Nr.8, 1977 Shkup


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sat Oct 31, 2009 10:49 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: Cikël poetik Empty Re: Gjakush Tana: Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 10:46 pm

Si kasnecë të magjepsur
për florinj pa vlerë
kanë bartur thashethëna
në mjegulla,

kanë bartur mjegulla
- të ndezura!

Pastaj
kanë fshehur kokë e trup
kanë pushuar diku -
rrëzë një mali !

Si kuaj të harbuar
kanë rendur me galop!
Janë gëzuar
për shkrepjen e rrufeve,
për zjarr e flakë janë gëzuar!

Në shkrum e hi
i kthyen Kullat,
dhe i bartën larg , shumë larg,
deri në Azi -
shakullimë !

Gjakush Tana: ERËRAT


Erërat të vetmit udhëtarë
me lajme stuhishë !

Vdiqën pa qarë kush për ta,
një ditë të qetë,
plot rreze dielli të qeshur !

Jehona, Nr.9-10. 1977, Shkup
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: Cikël poetik Empty Re: Gjakush Tana: Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 10:47 pm

FTOHTËSINA


Si fantazma erërat hedhin valle
edhe në ditët ma të nxehta verore
udhëkryqet-
mbesin të ngujuar !

Çdoherë dielli -
lëshon rrezet nga mëngjesi,
Lahuritë e nuseve,
mbesin peng në erë,
zemrat - copë copë prerë !


Kush e di ?
Mijëra herë kanë trupuar djajtë
përpara pazarxhinjve,
që kthehen nga pazari -
me xhepat bosh !

Ftohtësinë moj !

Erërat hedhin valle edhe sot !
Si fantazma -
dy palë krushq përpive !

Çdoherë dielli kthen kokën nga mëngjesi,
ditë janari ti mban në gji !

Peng në erë mbajnë udhëkryeqet -
dy lahuri !

Jehona Nr.8-9, 1985 , Shkup
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: Cikël poetik Empty Re: Gjakush Tana: Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 10:48 pm

LAKURIQËT E NATËS



Kur errësira i binte përmbi Atdheut
as yjet në lartësi s'lëshonin rreze
suleshin çative marramenthi -
lakuriqët e natës,
për të nisur këngët e kobit !

Shkundeshin e tundeshin atë çast shpresat
që lindnin nga barku i errësirës,
përcëlloheshin në palcë e damar
duke kërkuar netëve -
pak ditë e dritë , pak diell !

Lakuriqët e natës ! Lakuriqët e natës !

Zërin kob lëshonin mbi shtyllat e Atdheut
dhe linjat e dashurisë për liri
i shndërronin në dhembje
i shndërronin në plagë !

S' deshën të dëgjojnë, të shohin kurrë
zë bilbili dhe rreze dielli,
lulja të shkrumoset në pranverë - kërkuan,
e , nëpër çati të bulzojë -
skëterra - shfarosja e mallkuar...!

Jehona Nr.8-9 1985, Shkup
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: Cikël poetik Empty Gjakush Tana: PARANDJENJË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 11:29 pm

Gjakush Tana: PARANDJENJË

Më bredh vetulla diçka ndjell,
më bredh çerpiku vallë çka fsheh ?
Parandjenja shumçka mbjell,
ne shtegdalje nuk ka breg.

Erë e çmëndur, me stuhi,
jam kalorës hiç pa fat;
s'shoh as tym mbi asnjë çati,
s'më pret Nimfa në pallat.

Si më zu shiu dhe ky murlan
Uje i turbëllt del mbi tokë.
Edhe zemra në brendi më qan,
Nimf' e heshtur sflet me gojë .

Gjithçka zi! Gjithçka lakohet !
Ç'ështe kjo lemeri ? Kjo kukamë.
zemërmjera rëndë pikëllohet
Syzezona mbulon çdo anë .

Gjithë kjo dhembje e papritur,
më mboll thinja - rrudha në ballë
Nimfa ime në rini rritur,
zbehbuzëqeshjen - ngrirë e mban...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: Cikël poetik Empty Gjakush Tana: ÇAST...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 11:36 pm

Gjakush Tana: ÇAST...
Se ndjen trokitjen time ?
Jam tiran apo kam mëshirë ?

Më digjet zemra, më plas shpirti
ndarjes si them lamtumire!


Kam mall të të degjoj zërin
Kam mall të të fal shikimin

Ti je rrezja qe i bën dritë natyrës
je pranvera që i fal blerimin!


Ti je dita - drita e mirësisë
Përshëndetja e këndshme që e marr.

Pa të në rrugëtimin e përditshmërisë
kujtoj se jam i shkretë si varr !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: Cikël poetik Empty Re: Gjakush Tana: Cikël poetik

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi