Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi: Zgjedhje këto që do të mbahen mend?!

Shko poshtë

Adnan Abrashi: Zgjedhje këto që do të mbahen mend?! Empty Adnan Abrashi: Zgjedhje këto që do të mbahen mend?!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 27, 2009 2:37 am


Adnan Abrashi: Zgjedhje këto që do të mbahen mend?! U1_AdnanAbrashiZGJEDHJE KËTO QË DO TË MBAHEN MEND?!

Nga Adnan Abrashi

Më në fund u mbajtën edhe zgjedhjet kaherë të pritura lokale të 15 nëntorit. Meqë ato, për shumë çka ishin specifike, lirshëm mund të konstatojmë se kjo ngjarje do të mbetet e shkruar me “germa të arta” në historinë e “lavdishme demokratike” të Kosovës sonë të pasluftës. Përveçse ishin zgjedhjet e para që mbaheshin në Kosovën e “pavarur”, kujtesa jonë e paharruar për to, sigurisht nuk do të përqendrohet vetëm në rezultatet e shpallura kontestuese dhe në mjaft dyshime të bazuara për mundësinë e ekzistimit të kurdisjes së tyre, por do të mbahet mend edhe për “diznilend” fushatën e çuditshme një muajsh parazgjedhore.
Pikërisht, falë politikanëve tanë iluzionistë dhe prirjeve të tyre të bujshme për fantazi, Kosova gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës ishte shndërruar në një vend më fantastik të botës, ndërsa, për vendimmarrësit kryesorë të mbajtjes së tyre, ajo ishte bërë një hapësirë e përshtatshme eksperimentale e një strategjie globale që assesi nuk guxon të dështojë në praktikë. Gjatë kësaj fushate gjoja të zgjedhore, popullit të dëshpëruar dhe të stërlodhur nga varfëria dhe padrejtësitë e shumta, nga partitë dhe individët e ndryshëm politikë, ju servoheshin ëndrra me sy çelë nga më të ndryshmet, përmbajtja dhe kualiteti i së cilave, sigurisht do t’i sfidonin edhe skenaristët më të famshëm të filmave të animuar të Holivudit.
Vërtet ishte kënaqësi të jetosh në Kosovën përrallore të 30 ditëve parazgjedhore, sepse, gjatë kësaj periode, ajo qe shndërruar në një vend me buxhet më të madh në botë, me rrymë 24 orë pa ndërprerje (nuk u ndal fare) , asnjë të papunësuar, me projekte dhe infrastrukturë më të avancuar rrugore, ujë dhe kanalizim në çdo fshat, arsimtarë, mjekë dhe pensionistë me paga më të larta, fëmijë dhe rini të buzëqeshur...
Ishte një vend me arsimim të përparuar.
U hapën edhe disa universitete të reja...dhe sa e sa mrekulluara të tjera.
Natyrisht se në këto fushata kishte çdo lloj premtimesh, por shumë pak mund të hasësh në atë të bashkimit të saj në një sovranitet të plotë shtet formues ne tërë territorin....bashkimi i Mitrovicës as që u përmend fare nga ndonjë subjekt politik gjatë kësaj fushate.
Nga të gjitha, sikur këta regjisorë, skenaristë, dhe “përrallaxhi” harruan se populli shqiptar i Kosovës është një popull i lashtë dhe fisnik. Atë, përveç trimërisë së pashoqë dhe besimit të sinqertë tek të tjerët, e karakterizon edhe durimi stoik që diku dhe dikur e ka kufirin e vet. Këta strategë dhe intrigantë servil vendor, që verbërisht ndjekin direktivat e qendrave të mëdha të vendosjes ndërkombëtare, sikur harruan se ky popull, në mes tjerash, di të dallojë mirë zërin e rrejshëm të matrapazëve politikë që bëjnë fushatë dhe mendojnë se e mashtrojnë dikë me premtime, dhe përfaqësuesve të tyre të sinqertë, andaj, duke e nuhatur prapavijën e kurdisur që po i përgatitej me këto zgjedhje, këtë urtësi kolektive edhe e tregoi me mosdalje në to. Me mozdalje jo aq të pritur dhe masovike.
Në kuptimin e plotë të fjalës, këto zgjedhje lokale të mbajtura në Kosovë, nuk u treguan ashtu sikur trumbetohen si demokratike dhe sikur janë çdo kund në botë. Ato kurrsesi nuk japin shans për ndërrime kah më e mira, por janë formë e manipulimit me masa, përmes së cilave do të realizohet vetëm legalizimi i zëvendësimit të një garniture me tjetrën, që në princip, do t’i shërbej qëllimeve të njëjta si atyre të mëparshme, por këtë herë me një emër sigurisht më ndryshe. Prandaj, në këto rrethana të realitetit kosovar, mos-dalja masive në to ishte reagimi më adekuat kolektiv, në të cilën fuqimisht do t’i thuhet STOP: servilizmit, marrëzisë, absurditetit, hajnisë, korrupsioni, tradhtisë si dhe kurdisjeve dhe lojërave të shumta që bëhen me fatin e këtij populli të lashtë dhe fisnik. Me mos-dalje masive në këto zgjedhje, ky popull zgjodhi rrugën e rikthimit të sërishëm të vetëbesimit dhe krenarisë historike kombëtare të cilën gjithmonë e ka pasur, por kohën e fundit ju është marrë padrejtësisht, duke ja tërhequr kështu vërejtjen edhe botës demokratike, se të gjitha kalkulimet e gjertanishme që janë bërë dhe që bëhen në emrin dhe pa vullnetin e tij, gjithmonë do të jenë të dështuara.
Me këtë veprim, populli e dëgjoi zërin e vet. Zërin e arsyes. Disa thonë, apelin e lëvizjes”VETËVENDOSJE”. Por, unë mendoj se jo. Nuk e dëgjoi populli lëvizjen “VETËVENDOSJE”, por mu kjo lëvizje veproi sipas zërit të popullit dhe me apel për mosdalje në këto zgjedhje, ajo edhe një herë dëshmoi se ishte dhe do të mbetej artikuluese e sinqertë dhe besnike e vërtet e synimeve të tija reale.
Sido që të jetë, edhe pse shumica e analistëve dhe strategëve në prapavijë të projektimit të arkitekturës shtetformuese kosovare tregohen të kënaqur me përqindjen solide të daljes së popullit në koto zgjedhje, porosia e dërguar nga më tepër se gjysma e atyre qytetarëve që nuk doli të votoj fare, është e qartë. Popullit të Kosovës i ka humbur më durimi dhe ai nuk do zgjedhje të kurdisura nga askush. Ai do liri të vërtetë dhe këtë vullnet do ta shprehë vetëm përmes referendumit gjithë popullor me të cilën do të vendosë vetë për fatin e tij në të ardhmen.
Patjetër një ditë duhet të ndodhi edhe kjo...?!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi