Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Ditari im i sotëm!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Ditari im i sotëm! Empty Lediana Kapaj: Ditari im i sotëm!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 03, 2009 10:13 pm

Lediana Kapaj: Ditari im i sotëm! N744374599_8281

Lediana Kapaj: Ditari im i sotëm!

Nuk e di akoma se çfare më mundon ne vetvete. !!!
Ndoshta eshte nje plage e krijuar ne thellesime e shpirtit tim qe diten qe kam lindur dhe qe me kalimin e kohes esht thelluar aq teper saqe qot zemra ime i mgjan nje humnere te thelle ku ne te cilen gjithkush qe do binte te fundin e saj, nuk do kishte mundesi shpetimi...
Dhe prape them qe ne brendesine e ketij tuneli te thelle dhe kaq te trishtueshem,nje dite....
Nje shprese,nje drite do te shfaqet....Ose me mire nje shkemb i larte tek i cili do te doja te mbahesha,diten kur vete rradha ime te kishte deshiren e rreziimit te perçmuar dhe te vajtuar nga brenga dhe malli!
Nuk e di akoma pse me sollen ne rradhen e ushtareve te njerezimit....
Mos ndoshta per te shtuar nje numer me teper...E perse valle?!

Apo mos valle per ti thene brenges dhe vuajtjes qe ne listen e saj te zeze u shtua dhe dikush tjeter!!
Cila eshte kjo mani e keqe e jetes, e cila si pa gje te keqe te jep lindjen,rritjen,lotet,dhimbjen....Pse valle?!

Mos kam qene thjeshte nje gabim i dy njerezve te cilet me dhane jeten por me pas nuk u munduan te me rrisnin dhe nuk me dhane dashurine qe me duhej!
Qe ne femijerine time te hershme nevoja per dashuri ka qene aq e madhe!!!
Prisja ne fund te erresires mes loteve te mia doren e njerit te pakten nga prinderit e mi!
Nje dore ku te me thoshte qe sa shume me donte...Pse nuk me deshen valle?!
Perse?!
Qaj dhe lotet nuk pushojne....Sa shume i kam dashur dhe thurur lavdi prinderve te mi! Thjesht tek te tjeret kam krijuar pershtypjen se jam rritur edhe une ne mes te dy prinderve dhe e rrethuar me dashuri!
Nje iluzion dhe enderr te cilen e kam besuar edhe vete qe ishte i gjalle!
Me kalimin e kohes e fala braktisjen dhe pashe qe dashuria per ta nuk me ishte braktisur kurre!
Po perse te desha e vetme...?!

Sa shume kam dashur!
Edhe njerezit,miqte....Njeriun e zemres!
Nuk e kam kuptuar akoma pse jeta ime i ngjan nje labirinthi ku ne te cilin ka vetem kthesa te çuditshme....kthesa ku ne te cilat edhe po nuk perdore shpejtesine,edhe po perdore driten....Ke mundesi per tu perplasur!!

Me duket sikur e shoh shpirtin tim njekohesisht ne format e trupit tim!
Jam krenare qe kam dhene kaq shume dashuri por sa mall kam te merrja sado pak....

Nata perjashta sonte po me duket shume e zbrazet....Cfare nuk do te jepja po te me donin kaq shume!
Ata qe kam dashur kane qene zoter te vetes sime....
I kam perfytyruar si nje diell i bukur dhe mahnites i shpikur nga nje mjeshter fishekzjarresh dhe qe shperthen ne forme shiu te zjarrte...

Por nuk mund ti pershtateshl lumturise....Te pakten keshtu mendoj une!
Mjafton ta lesh dhe eshte ajo vete drejtuese ne jeten tende...Lumturia eshte pasion.
Dhe vetem duke i lene rrugen e hapur pasionit ,gjen kuptimin e jetes.
Duhet te lesh gjithmone rrjedhen e jetes te vazhdoje ne drejtimin e caktuar te fatit....Nuk dua te dukem qaramane dhe as kerkuese meshire,por mendoj se fati im ka humbur rrugen per te ardhur tek une....

Gjithmone jam dashuruar me pamundesine....Me endrrat!

Te gjithe elementet e natyres sonte i bejne jehone njeri _tjetrit! Deshmimtares ne fjale, ne vartesi nga karakteri i saj i brishte,i duket vetja e perjashtuar nga nje kompleks i tille...
Prandaj provon nje ndjenje vetmie qe me ngjall friken nga te tjeret sa edhe merzine e te qenit vetem...
Mund ta quash si nje gjendje shpirterore, te veçante ne rastin tim, krijuar nga dashuria dhe e mbushur me kete ndjenje!!

Po perse valle vazhdojme te duam edhe pse na bejne keq?
Perse valle....


....................Vazhdon



Lediana Kapaj: Ditari im i sotëm! 11442_167761384599_744374599_2672069_6915771_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi