Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: DO TA SHPALLË

Shko poshtë

Gjakush Tana: DO TA SHPALLË Empty Gjakush Tana: DO TA SHPALLË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 08, 2009 2:07 am

Gjakush Tana: DO TA SHPALLË N1289294870_7676
Gjakush Tana: DO TA SHPALLË

Do ta shpallë gjendje tmerri kohën që të pres
se dridhem e hidhem pa shpjegim në mister
padukshëm më këputen dritat, dhe , jetoj në terr !

Do ta shpallë gjendje mërie çastin kur nuk kam takim
se tundem e shkundem nëpër zgripe, katandi
diçka më rrëmben më djeg e shkrumon hi!

Do ta shpallë në kërkim, se më mungon çerpiku
prandaj pres e vdes i ngrirë si krizantema në acar
e padukshme bryma bie të shkrumojë në behar!

Do ta shpallë të pushtuar zemrën që e dua,
ta kurorëzojnë miklimet mos ketë dimër kurrë
se piqen e përndiqen shpresat si furrë !


Do ta shpallë flakë dhe tym, dhe zjarr që perflak
atë ndjesi që del si llava, dhe mbulon unin përjetë
pos dashurisë - kjo gjendje ndryshe , s'ka si të jetë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi