Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parandalojeni Gripin e Derrit

Shko poshtë

Parandalojeni Gripin e Derrit Empty Parandalojeni Gripin e Derrit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 2:56 am



Përktheu dhe përshtati:
Afërdita Dragaj- Logopede

Parandalojeni Gripin e Derrit N536497355_8236



Parandalojeni Gripin e Derrit



– këshilla të rëndësishme dhe të vlefshme

Dr. Vinay Goyal, me autoritet botërorë në lëmin e mjeksisë nukleare me më shume se 20 vite përvojë pune, ka nda disa këshilla efikase për të cilat nuk flitet shumë, ose nuk përmenden aq sa ka nevojë.

Këshillat e dr. Vinaya janë tej mase të rëndësishme duke u bazuar në natyren e epidemisë globale, epidemisë në të cilën thjeshtë është e pamundur të pengohet kontakti me virusin H1N1.

Çfardo masa të merrni prapseprap është shumë e mundur të vini në kontakt me virusin. Vet kontakti nuk paraqet problem – problem më të madh paraqet ndalimi që të ngjallet në organizmin tonë dhe të na bën të sëmurë.

Dera në të cilen hyn virusi në trupin tonë është hunda dhe goja. Derisa jeni të shëndoshë dhe nuk keni asnjë simptom të virusit, me qëllim që ta ndaloni aktivizimin e tij, mund të merrni disa hapa apo disa veprime mjaft të thjeshta por të domosdoshme për të cilat nuk flitet mjaft në këshillat zyrtare. Rëndësia e parandalimit potencohet për fat të keq shumë pak krahas “rëndësisë” së mjekimit me Tamiflu-në.

Do të thotë:

1.-Lani duart shumë shpesh (për këtë flitet shpesh por nuk është e tepërt ta cekim prap).


2.-Hands-free çasja, dmth, përmbahuni nga prekja e cilës do pjesë të fytyres. Mundohuni që duart sa më pak ti ofroni në fytyrë (kuptohet, vetëm kur hani, fleni ose pastroheni).

3.-Shpërlani gojen shpesh me tretjen – ujë të ngrohtë me pak krypë. Virusit H1N1 i nevoitet 2-3 ditë që të tregon simptome karakteristike që nga momenti i infektimit të parë të fytit dhe hundes. Pastrimi i thjeshtë me ujë dhe kryp do të ketë efekt të njejtë tek personi i shëndoshë siç do ketë Tamiflu tek i sëmuri.

Mos e nënçmoni këtë mënyrë të thjeshtë, jo të shtrenjët, por të fuqishme si mënyrë e parandalimit..

4.-Ngjajshëm si bëhet me gojën dhe fytin ashtu duhet bërë edhe me hunden (zgavren e hundes). Pastroni hunden me tretje në fjalë (ujë me krypë) së paku një herë në ditë. Po ashtu, sa herë ktheheni nga jasht, pastrojeni hunden duke e shfryrë ate dhe duke e pastruar dhe “grryer” mirë te dy vrimat e saj me pambuk të lagur nga tretja në fjalë(krypë me ujë). Eshtë e lehtë që të realzohet dhe ka efekt shumë të madh.

5.-I jepni stimul imuninetit natyrshëm me ushqim të pasur me vitamin C. I ipet përparsi pemëve me citron (mandarinave, portokallit, limonit). Limoni nuk kushton shumë dhe ka efekt të madh. Skeni nevojë për tableta të vitaminave C ose të tjera,sepse mund ti merrrni në mënyrë natyrale me një kosto shumë më të vogël dhe më të shëndetshme.


6.-Pini sa më shumë lengje të ngrohta (çaj, kafe, kakao). Pirja e lëngjeve të ngrohta ka efekt të ngjajshëm me pastrimin e fytit dhe hundes me ujë dhe kryp. Lëngjet e ngrohta shpërlajne dhe rrëmbejnë virusët e gjallë nga fyti dukei dërguar në lukth ku nuk mund të mbijetojnë për të na bërë të semurë.

Mbetshi me shendet.





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi