Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore

Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 11:44 am


Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore



20.07.2009
Shtohen rastet e dyshuara për gripin e derrit në vendin tonë, ndonëse asnjë prej mostrave të analizuara deri tani nuk kanë rezultuar me këtë virus. Tre rastet e fundit të dyshuara me virusin A/H1N1 vijnë nga reparti i pediatrisë së Vlorës.
Bëhet fjalë për tri fëmijë që janë paraqitur për ndihmë në këtë repart me simptoma të gripit. Duke qenë se fëmijët kishin ardhur nga shtete fqinj, bluzat e bardha të Vlorës kanë dashur t'i paraprijnë gjithçkaje duke përcjellë analizat e tyre në laboratorët përkatës. Lajmi konfirmohet edhe nga burime të repartit pediatrik të Vlorës, të cilët pranojnë se pak ditë më parë në këtë repart janë paraqitur dy fëmijë, që kishin ardhur nga Italia dhe Greqia. "Shenjat me të cilat këta fëmijë paraqiteshin ishin shkak për dyshim, për vetë ngjashmërinë e simptomave me atë të virusit të rrezikshëm"- thotë burimet.

Përballë kësaj situate, kampionet e marra nga fëmijët e dyshuar u nisën në laborator në Tiranë për analiza të specializuara, nga të cilat pritet konfirmimi. Gjithsesi pranë pediatrisë situata nuk është përcjellë me alarm, pasi sipas mjekëve mund të kemi të bëjmë thjesht me viroza të stinës. Ata pranojnë se dyshimi lindi për faktin se këta fëmijë kanë ardhur nga vende ku tashmë janë konfirmuar rastet me H1N1.

Një tjetër rast ka qenë edhe ai i një 15-vjeçari, shtetas maqedonas, i cili pas ekzaminimit ka rezultuar negativ sa i përket virusit në fjalë.

Me rritjen e temperaturave ditët e fundit është rritur dhe fluksi i shtrimeve si dhe të vizitave që bëhen në repartin e pediatrisë së spitalit rajonal. Në ditë janë rreth 35 raste shtrimi, të cilët marrin mjekim dhe dalin nga spitali.

Referuar rasteve shefi i epidemiologjisë në Drejtorinë e Shëndetit dhe Kujdesit Publik, Agron Bashllari pohon se nuk bëhet fjalë për dyshime të mirëfillta, por për t'i paraprirë çdo situate të mundshme. "Analizat janë përcjellë drejt Tiranës, ashtu si mund të jenë dërguar edhe nga zona të tjera në vend"- tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Virusi H1N1 'rrethon' Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 10:14 pm

Virusi H1N1 'rrethon' Kosovën

Besnik Boletini
Kujdes, ndërkombëtarët, (mund të) kenë gripin e derrave!


Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Virusi
Përveç “njëmijë e një infektimeve” të ndryshme që kanë ardhur nga administrata ndërkombëtare e UNMIK-ut gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit, ata mund të sjellin në Kosovë prej vendeve të tyre edhe virusin e quajtur “gripi i derrave”. Prandaj, kujdes!


Prishtinë, korrik
Numri i të prekurve nga virusi A(H1N1), ose nga i ashtuquajturi “gripi i derrave” gjithnjë e më shumë po shënon rritje në vendet fqinje. Ky grip ka prekur me të madhe të vendeve përreth Kosovës, siç janë Serbia, Mali i Zi e Maqedoninë. Deri me tani Kosova dhe Shqipëria kanë mbetur të pa prekura nga gripi i derrave. Pra të dy këto vende, pra edhe Kosova edhe Shqipëria janë të rrethuara nga vendet fqinje të cilat po ballafaqohen më gripin e derrave. Duke e marr parasysh këtë fakt edhe Kosova është shumë e rrezikuar nga depërtimi i këtij gripi. Por një gjë që është shumë shqetësuese, e që është mjaftë e mundshme është fakti se Kosova, është vendi më i rrezikuar nga gripi H1N1, alias nga gripi i derrave për faktin se në vendin tonë hyjnw e e dalin më së shumti zyrtarë ndërkombëtarë që janë me misione të ndryshme në Kosovë. Pra, ardhja e ndërkombëtarëve, në misione të ndryshme, apo në kuadër të ndonjë organizate gjoja humanitare, paraqet një rrezik serioz për përhapjen e këtij virusi. Për këtë arsye Inspektorati Sanitar i Kosovës është duke kontrolluar të gjithë personat që hyjnë në Kosovë në pikat doganore dhe në Aeroportin e Prishtinës.
A ka kush t’i ndalojë në kufi, ndërkombëtarët e infektuar?
Por një çështje e padefiunar është fakti se në rast të identifikimit të ndonjë personi i cili është i prekur nga gripi i derrave nuk dihet se a do të ndalohen këta persona për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor apo ata do të lihen të lirë të përhapin këtë virus edhe tek vendorët.?!
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, thotë se edhe në rast të identifikimit të të prekurve ndërkombëtar nga gripi i derrave, këtyre personave do t’u rekomandohet që të trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK, por ata nuk do të mund të detyrohen që gjithsesi të trajtohen. “Në rast të identifikimit të personave me gripin e derrave, Inspektorati Sanitar vetëm i rekomandon të prekurve që të trajtohen, por nuk ka të drejtë që ti marr dhe ti dërgojë detyrimisht në trajtim”, thotë Ramadani.
Ndërsa Drejtori i Departamentit për komunikim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti thotë së nëse identifikohet ndonjë rast i tillë sigurisht që do të ndalohet për ekzaminim. “Deri me tani nuk kemi pas një situatat te tillë apo nuk është raportuar, mirëpo autoritet që monitorojnë pikat kufitare 24 orë, janë në të obliguara që të raportojnë për çdo raste te dyshimtë. Nëse evidentohen raste që janë të prekur me grip i derrave, pa marr parasysh nacionalitetit apo misionit që ka, ai i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor. Pra, nëse dikush dyshohet, ai ndalet dhe i nënshtrohet një ekzaminimi, dhe pa tjetër që detyrimisht do të dërgohet në QKUK”, thotë Hoti. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së martë të gazetës "Bota sot").
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Konfirmohet rasti i parë me gripin e derrit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 27, 2009 9:22 pm

Konfirmohet rasti i parë me gripin e derrit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi rastin e parë me grip derri në Kosovë. I infektuari është një nëntëvjeçar nga Londra, i cili në Kosovë ka ardhur për pushime. Rasti tjetër i dyshuar ka rezultuar negativ. Dy mostra tjera nuk janë analizuar fare.


Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Gripidf%20(Small)
Një fëmijë 9 vjeçar me virusin “gripi i derrave”
Simptomat
Simptomat e shfaqjes së gripit të derrave te njerëzit janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Është konfirmuar sot rasti i parë në Kosovë i infektimit me virusin A-H1N1. Ministria e Shëndetësisë thotë se bëhet fjalë për një djalosh nëntëvjeçar me banim në Londër, i cili ka ardhur në Kosovë para disa ditësh. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se i infektuari nuk është i shtrirë në klinikë, meqë tashmë supozohet se i ka kaluar fazat klinike të sëmundjes.
“Personi me virus arriti në Kosovë nga Britania e Madhe, pak ditë më parë", tha Sami Uka nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Gjendja e pacientit aktualisht është e mirë , shtoi ai. Zyrtarët medikalë të Kosovës po shikojnë nëse edhe anëtarë të tjerë të familjes janë te prekur nga ai virus.
Ndryshe, javën që lëmë pas janë dërguar për analiza në Institutin Torlak në Beograd katër mostra të të dyshuarve se janë të prekur nga virusi A-H1N1. Me rekomandim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dy nga mostrat janë analizuar, nga të cilat njëra ka rezultuar pozitive e tjetra negative. Ndërsa, dy të tjerat nuk janë analizuar fare, meqë të dyshuarit nuk kanë pasur shenja klinike të sëmundjes dhe nuk ka pasur nevojë të bëhen analiza të tilla. Deri më sot, Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan ku nuk ishte shënuar prania e këtij virusi
Ministri Gashi: Kemi injeksione të mjaftueshme
Në një deklaratë për media të mbajtur menjëherë pas paralajmërimit për shfaqjen e gripit të derrave, ministri I Ministrisë së Shëndetësisë Alush Gashi bëri të ditur se gjendja nuk është alarmante dhe se familja e të infektuarit nuk është e prekur nga virusi. Po ashtu është njoftuar se në Kosovë ka doza të mjaftueshme të injeksioneve “Tamiflu” për të gjithë ata që kanë simptome klinike që përdoret kundër virusit.
"I infektuari me virusin H1N1 është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e tërë familja e tij. I infektuari është i moshës nëntë vjeçare, i lindur dhe i rritur në Mbretërinë e Bashkuar, nxënës i një shkolle, i cili për shkak të dyshimit me grip është mbyllur para një kohe. Nxënësi ka ardhur në pushime në vendin tonë, gjatë rrugës për në Kosovë në Budapest nuk e ka ndier veten mirë dhe mjekët i kanë rekomanduar që pas arritjes në destinacionin e fundit të paraqitet te mjeku" tha ministri i shëndetësisë Alush Gashi.
Si ta njohim dhe luftojmë gripin e derrave?
Gripi i derrit i shumëpërfolur kohët e fundit është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes tek derrat, e shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që shkaktojnë epidemi gripale tek kjo kafshë. Edhe pse prek në masë derrat, ngordhshmëria e tyre nga kjo sëmundje mbetet e ulët. Ky virus është zbuluar për herë të parë në vitet ‘30 të shekullit të shkuar. Është sëmundje e organeve të frymëmarrjes të derrave e shkaktuar nga virusi i tipit A. Njerëzit, zakonisht nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1. Normalisht, njerëzit nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Është raportuar se virusi i gripit të derrave përhapet nga njeriu në njeri, por nuk dihet saktësisht si ndodh përhapja e virusit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Analizat për 5 raste të dyshuar me virus, në Rumani

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 27, 2009 9:30 pm

Analizat për 5 raste të dyshuar me virus, në Rumani

Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë është në pritje të ardhjes së analizave përfundimtare nga Laboratori i Referencës në Rumani për 5 raste të dyshuara me virusin e gripit A (H1N1), i njohur ndryshe si gripi i derrit.


Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore ISHP

Nga e hëna e kaluar, kur edhe u konfirmua rasti i parë i prekur nga ky virus në Shqipëri, numri i të prekurëve është 4 raste. Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, tha sot për mediat se numri i monstrave të marra për t’u analizuar deri dje në darkë arrin në 193. “Monstrat janë marrë nga spitalet në Tiranë, Spitali Infektiv, Pediatrik, si dhe Pneumofiziatrik në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, poliklinikat, si dhe nga spitali rajonal në Vlorë, Sarandë, Shkodër, Lushnjë, Durrës, Devoll”. Sipas znj. Bino ka një rritje ndërgjegjësimi me marrjen e një numri të lartë monstrash në rrethe. Znj. Bino sqaroi se rastet e konfirmuara janë ato që plotësojnë përkufizimin e rastit që kanë të gjitha shenjat klinike dhe kanë lidhje epidemiologjike apo jo, dhe janë të konfirmuara në laboratorin e references. Ndërsa, rastet e mundshme janë ato që përmbushin përkufizimin klinik, por janë konfirmuar me virusin A në vendin tonë. Përsa i përket vaksinës, ajo nuk është prodhuar akoma dhe është në fazë testimi në disa vende, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi.
Vaksina mendohet të hidhet në treg në nëntor të këtij viti. "Kemi kërkuar rreth 300 mijë doza vaksinë për të mbuluar grupet më të riskuara të popullatës, fillimisht për gupret prioritare, si punonjësit e shëndetësisë dhe personat e riskut", tha znj. Bino, sipas së cilës, në vazhdim do të ketë vaksina dhe për grupe të tjera të popullatës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Edhe katër persona të prekur nga gripi i derrave në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 09, 2009 1:17 am

Edhe katër persona të prekur nga gripi i derrave në Kosovë

Besnik Boletini
Shtohet numri i të prekurve me virusin A H1N1

Prishtinë, 8 gusht
Numri i të prekurve nga gripi i derrave ka shënuar rritje, pas analizimit të mostrave të dhjetë rasteve të dyshuara me infeksion të “Gripit të derrave”, të cilat kanë arritur në Kosovë të premten në mbrëmje. “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), gjatë kësaj jave ka raportuar për gjithsejtë dhjetë raste të dyshimta të gripit A H1N1, përfshirë këtu periudhën kohore prej 15 korrikut e deri më sot. Katër raste të tjera (tre më parë dhe rasti i fundit, i evidentuar si i dyshimtë më gjashtë gusht 2009), janë trajtuar si raste në mbikëqyrje dhe në pritje të analizave të mostrave të marra, të cilat të premten janë dërguar për analiza në laboratorin e certifikuar referent nga OBSh-ja, në Shkup. Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, konfirmoi se të premten në mbrëmje janë marrë rezultatet e analizave nga Shkupi të katër rasteve dhe që të katërtat janë pozitive (konfirmohet prania e virusit A H1N1)”, thotë drejtori për informim në Ministrinë e Shëndetësisë Faik Hoti.
Me këto katër raste, numri i personave të konfirmuar si pozitiv për virusin A H1N1, apo gripin e derrave në Kosovë arrin në gjashtë veta, që prej pesëmbëdhjetë korrikut kur është lajmëruar rast i parë si i dyshimtë, apo prej 27 korrikut, kur në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me Gripin A H1N1.
Personat që janë identifikuar se janë të infektuar me gripin e derrave pas trajtimit në Klinikën Infektive në QKUK, janë lëshuar në shtëpi dhe gjendja e tyre është e mirë, përveç rastit të fundit që është identifikuar si i dyshimtë me gjashtë gushtë dhe ka rezultuar pozitiv, është duke u trajtuar në Klinikën infektive. “Tre prej personave të konfirmuar të premten me “Gripin e derrave” pozitiv para disa ditësh janë lëshuar në shtëpi pas trajtimit mjekësor në Klinikën Infektive dhe gjendjes shumë të mirë shëndetësore, ndërsa rasti i fundit i paraqitur në Klinikën Infektive si i dyshimtë më 6 gusht dhe i konfirmuar si pozitiv, është duke u trajtuar në këtë klinikë dhe gjendja shëndetësore e këtij pacienti, gjithashtu, paraqitet e mirë”, thotë Hoti.
Gjendjen e mirë të këtij pacienti e konfirmon edhe drejtori i Klinikës Infektive Dr. Shemsedin Dreshaj sipas tij, pacienti e ka kaluar plotësisht gripin, gjithashtu ai njoftoi se përveç këtij rasti, aktualisht nuk ka raste të tjera që po trajtohen në këtë klinikë.
“Gjendja e pacientit që është duke u trajtuar në Klinikën Infektive është shumë e mirë, pra pacienti e ka kaluar plotësisht gripin, dhe nuk po qëndron në trajtim për grip, por për diçka tjetër. Aktualisht nuk kemi raste te tjera që janë në trajtim”, thotë Dr. Dreshaj.
Ky person që aktualisht është i shtrirë në Klikën Infektive mësohet se ka pas kontakt me personin e infektuar, i cili kishte ardhur nga Irlanda. Këtë e konfirmon edhe Faik Hoti. Mësohet se katër personat e identifikuar pozitiv janë të grup moshave prej 17-21 vjet, tre prej tyre janë nga Prishtina dhe një nga Obiliqi, gjithashtu, tre janë të gjinisë mashkullore, ndërsa personi i katërt që po trajtohet në Klinikën infektive është femër.
Faik Hoti thotë se tash për tash nuk ka raste të reja të dyshuara apo që janë prekur nga gripi i derrave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Tiranë: Rritet numri i të prekurve nga H1N1

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 6:30 pm

Tiranë: Rritet numri i të prekurve nga H1N1

Specialistët tërheqin vërejtjen se raste më të rënda mund të paraqiten gjatë vjeshtës, ku pritet dhe një valë e re e përhapjes së sëmundjes.

Në Shqipëri ka shkuar në 16 numri i personave të prekur me virusin H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrave. Së fundi janë konfirmuar dhe katër raste të reja, pas analizave më të hollësishme të bëra jashtë vendit.
Deri tani rastet e gripit te derrave në Shqipëri janë shfaqur në formë të lehtë. Specialistët tërheqin vërejtjen se raste më të rënda mund të paraqiten gjatë vjeshtës, ku pritet dhe një valë e re e përhapjes së sëmundjes. Drejtuesit e shëndetësisë shqiptare thonë se po bëjnë cdo përpjekje që të sigurojnë vaksina anti-grip për 10 deri në 30 për qind të popullatës, ndërkohë që parandalimi mund të bëhet vetëm me masa të thjeshta higjenike.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, thotë se sigurimi i vaksinës nuk është më një çështje financimi, sepse qeveria shqiptare e ka fondin përkatës, por është tashmë një cështje ndërkombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Trajnim i mjekëve të Kosovës për Gripin A H1N1

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 21, 2009 5:44 pm

Trajnim i mjekëve të Kosovës për Gripin A H1N1

Trajnimi do të fillojë më 31 gusht 2009, ndërsa implementimin e tij do të bëjë Asociacioni i Mjekëve Familjarë të Kosovës.





Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore KOSOVE
Trajnimi do të zhvillohet në dy nivele: në ninelin e parë do të bëhet trajnimi i 36 trajnerëve, ndërsa në nivelin e dytë do të bëhet përcjellja e njohurive te mjekët tjerë familjarë të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të organizojnë së bashku, në Prishtinë, një trajnim disa ditor për mjekët familjarë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale për ballafaqim me rastet e Gripit A H1N1.
Trajnimi do të fillojë më 31 gusht 2009, ndërsa implementimin e tij do të bëjë Asociacioni i Mjekëve Familjarë të Kosovës. Në kuadër të këtij trajnimi, i cili do të sponsorizohet nga OBSH dhe që do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me Influenza A (H1N1), siç janë: diagnostikimi e menaxhimi klinik i rasteve, komunikimi, legjislacioni, intervenimet jofarmaceutike, çështjet etike në trajtimin e rasteve, etj. Në këtë program trajnimi do të marrin pjesë epidemiologë, mikrobiologë, infektologë dhe ekspertë të tjerë të fushave të shëndetësisë publike. Trajnimi do të zhvillohet në dy nivele: në ninelin e parë do të bëhet trajnimi i 36 trajnerëve, ndërsa në nivelin e dytë do të bëhet përcjellja e njohurive te mjekët tjerë familjarë të Kosovës. Detajet rreth këtij programit të trajnimit janë diskutuar në takimin e ushtruesit të detyrës së Sekretarit Permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Haxhi Kamberi me zyrtarin e OBSH-së për Shëndetësi Publike, dr. Sergei Koryak.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty A/H1N1, konfirmohen 4 raste të reja

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 21, 2009 5:48 pm

A/H1N1, konfirmohen 4 raste të reja



TIRANË - ISHP-ja deklaron se numri i të prekurve nga gripi i derrave në vend shkon në 20 persona, pas katër rasteve të konfirmuara sot nga Laboratori i Referencës për Evropën Juglindore në Bukuresht. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, tha në një prononcim për mediat se "nga 5 raste të dyshuara që u dërguan për t'u analizuar në laboratorin e Bukureshtit, 4 prej tyre kanë rezultuar pozitive". ISHP ka analizuar deri tani 440 mostra në gjithë vendin. Numri më i madh i mostrave është marrë në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, 223 të tilla, në Spitalin Pediatrik në QSUT janë marrë 59 mostra dhe 34 nga Poliklinikat në Tiranë, etj. Mostrat janë marrë kryesisht nga grupmoshat 25 - 44 vjeç. Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, pjesë e rrjetit evropian të survejancës së gripit, analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Ndihmohet Shqipëria me barna kundër ‘gripit të derrave’

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 21, 2009 5:49 pm

Ndihmohet Shqipëria me barna kundër ‘gripit të derrave’



Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore GRIPI


Organizata Botërore e Shëndetësisë me seli në Gjenevë, sikur për vendet botërore, po ashtu edhe për Shqipëri është e shqetësuar për shtrirjen e gripit H1N1, organizatë kjo e cila po e përcjell me mjaft vëmendje situatën në rajon, ka deklaruar sot gazetës sonë z. Gregory Hartl, zëdhënës i kësaj organizate botërore

Sipas tij, gripi i derrit nuk njeh vendet e vogla apo të mëdha, të varfëra apo të pasura, ky virus godet gjithkund dhe kudo. Prandaj kundër tij duhet mobilizohemi dhe luftuar bashkërisht, sidomos tani, pas pushimeve verore, lëvizjet dhe kontaktet e njerëzve janë më të dendura, jemi në fillim të hapjes së shkollave, në prag të stinëve të ftohta, ku qeveritë duhet të jenë më të mobilizuara.
Pyetjes se qeveria shqiptare është në kërkimi të fondacioneve për blerjen e vaksinave për çka shpreson të OBSH…zn.Luba Negru, përgjegjëse e mediave pranë OBSH-së në Kopenhagen i ka deklaruar kombëtares "Bota sot" se, Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke shqyrtuar më vëmendje nevojat dhe mungesën e fondeve për t’i blerë vaksinat e duhura.

Nefail MALIQI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Tiranë: 9 të dyshuar të tjerë me AH1N1

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 27, 2009 9:20 pm

Tiranë: 9 të dyshuar të tjerë me AH1N1

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë marrë plot 500 mostra për verifikim, prej të cilëve 9 kanë rezultuar me gripin A, ndaj janë dërguar në laboratorin e Bukureshtin për të parë nëse janë me A/H1N1.

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka dërguar jashtë vendit analizat për nëntë persona, që dyshohen me virusin AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit.Në mesin e të dyshuarve janë dhe dy fëmijë.Në vend janë rregjisturar 20 të prekur nga virusi i AH1N1, të cilët kanë pasur simpotma të lehta të virusit. Deri tani në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.
Në buletin e publikuar nga ISHP-ja thuhet se "ndër 9 të dyshuarit, 2 raste janë të grupmoshës pediatrie, përkatësisht 5 vjeç dhe 12 muajsh. ISHP-ja i bën thirrje spitalit Pediatrik në Tiranë që të mos neglizhojnë marrjen e mostrave të fëmijëve që paraqiten me infeksione respiratore, pasi të vegjlit janë ata që preken më shpesh nga ky infeksion.
Sipas ISHP-së, situata nuk është alarmante pasi në 500 mostra vetëm 9 prej tyre kane rezultuar me virusin A. Analizat e 9 rasteve te dyshuara për gripin e derrit janë dërguar ne laboratorin e Bukureshtit nga ku pritet te vijne edhe përgjigjet përfundimtare nëse këta persona janë të prekur nga gripi i derrave.
Po nga buletini mësojmë se "numri më i madh i mostrave është marrë në grupmoshën 25 - 44 vjeç". Po kështu ISHP bën thirrje për kujdes me fëmijët sepse numri më i larte i infeksioneve respiratore paraqitet në grupmoshën pediatrie. "Tërheqim vëmendjen e pediatërve dhe epidemiologeve ne të gjithë vendin por sidomos departamentit te pediatrisë pranë QSUT qe te ndërgjegjësohen për rëndësinë e marrjes se mostrave në këtë grupmoshë", shkruhet në buletin e ISHP-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Rritet numri i të infektuarve me H1N1 në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 9:14 pm

Rritet numri i të infektuarve me H1N1 në Shqipëri

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore HHN
Epidemiologu Dritan Ulqinaku tha se 9 mostrat e dërguara në laboratorin e Bukureshtit janë konfirmuar si të prekur me virusin A/H1N1.



Në Shqipëri 29 persona janë prekur nga gripi i derrave, ndërsa shtohet alarmi me ardhjen e stinës se vjeshtës për shtim të tyre.
Epidemiologu Dritan Ulqinaku tha se 9 mostrat e dërguara në laboratorin e Bukureshtit janë konfirmuar si të prekur me virusin A/H1N1.
Sipas tij, nga rastet e reja të konfirmuara me virusin e gripit A /H1N1, 2 janë në Gjirokastër, 1 në Durrës, 1 në Devoll dhe 5 raste në Tiranë.
Përgjigjet e analizave të mostrave, të cilat rezultuan pozitive, mbërritën sot nga Laboratori i Referencës për Europën Juglindore në Bukuresht (Rumani). Mostrat u dërguan në këtë laborator për përcaktimin e nëntipit, pasi rezultuan me virusin A në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP-së.
Sipas buletinit nr. 10 të ISHP-së, numri i mostrave të marra në total në të gjithë vendin është 498, 250 prej të cilave në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, 75 në Spitalin Pediatrik në QSUT, 39 nga poliklinikat në Tiranë, etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore Empty Re: Dy raste te dyshuara me H1N1 ne Vlore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi