Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe kështu kërcnohej profesor Cana

Shko poshtë

Edhe kështu kërcnohej profesor Cana Empty Edhe kështu kërcnohej profesor Cana

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 12, 2009 6:33 pm

Dr.Zekeria Cana kërcënohet me vrasje në qendër të Prishtinës
Prishtinë, 7 gusht (QIK) - Në një deklaratë për mjetet e informimit, dr.Zekeria Cana bën me dije se sot, ditën e hënë, më 7 gusht, në orën 8.15, kur po kalonte rrugës, përballë Fakultetit të vjetër Teknik, një djalosh e kishte kërcënuar me vrasje.
Në deklaratë thuhet: "Në atë moment u ndal një veturë me ngjyrë të kuqe. Një djalosh më doli shpejt përpara. Nuk më tregoi cili ishte as më tha mirëmëngjes, por ngriti gishtin dhe zuri të më kërcënonte me tonin e ngritur se do të jap përgjegjësi për fotoreportazhin e botuar në "Bota sot" me titull: "Aty ku mbrohet pragu i shtëpisë", si dhe për shkrimet që kam botuar për UÇK-në gjatë vitit 1998-1999. Djaloshi ma komunikoi "kumtin" dhe u largua shpejt vet i dyti", thuhet në deklaratë.
Duke sqaruar këtë rast, dr.Cana thotë se përsa më ndodhi nuk është aspak e rastësishme. Opinionit të gjerë, pak të informuar, i detyroj sqarime, për më shumë që dhuna në Kosovë është bërë dukuri e përditshme, zezonë e madhe baraz me një murtajë.
- Lindjen dhe rritën e UÇK-së e kam ndjekur me shumë vëmendje, hap pas hapi, që nga aksionet e para, veçanërisht pas masakrës së Prekazit. Kam qëndruar në shumë zona të luftës, kam marrë kontakt me njësitet e UÇK-së, jam shtruar në bisedë me luftëtarët e lirisë dhe komandantët e tyre, duke shfaqur mendime dhe dhënë sygjerime për zhvillimin e luftës së mëtejshme çlirimtare. E kam quajtur të nevojshme të bëj edhe ndonjë vërejtje me qëllimin më të mirë në favor të çështjes sonë. Kam folur e shkruar për trimërinë, sakrificën dhe vetflijimin e luftëtarëve të UÇK-së, por kam tërheq vëmendjen edhe pasojat e mëdha që mund të ketë politizimi i saj, hapja e hendekut të mosmarrëveshjeve, rivaliteti ndërmjet komandantëve. Këtu e kam parë shkakun e gabimeve dhe dështimeve në luftë,"- thotë në deklaratën e tij profesor Zekeria Cana.
Pasi konstaton se si intelektual, veprimtar i të drejtave të njeriut dhe pajtimtar gjaqesh e ngatërresash, nuk ka mundur të qëndrojë indiferent edhe ndaj bëmave të ndryshme brenda UÇK-së, rrëmbimit dhe zhdukjes së njerëzve të ngarkuar me akuza të paargumentuara me forcën e fakteve të sakta, dr.Zekeria Cana konstaton:
"Më 1 tetor 1998, nëpërmjet Internetit, është shpërndarë lista e 10 personave të dënuar me vdekje për shkak të "tradhtisë", ku figuron edhe emri im. Shqiptimi i dënimit tim lidhet edhe me pjesëmarrjen time në varrimin e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Republikës së Kosovës".
Dr.Zekeria Cana më poshtë në deklaratën e tij përkujton: "Më 31 tetor 1998 është dhënë urdhëri për vrasjen time. Kjo ndodhi ditën që qëndrova në Shtabin e UÇK-së të Rrafshit të Dukagjinit në Jabllanicë të Dushkajës së Gjakovës. Ata që kanë urdhëruar likuidimin tim janë gjallë, shëndosh e mirë. Ndjekja e tyre penale, jo vetëm për rastin tim, po edhe për shumë raste të tjera, është në dorën e organeve të drejtësisë", thuhet në deklaraten e dr.Zekeria Canës, dërguar mjeteve të infromacionit publik në Prishtinë, me lutje që ta botojnë të plotë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi