Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Mallkuar qoftë vetmia!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Mallkuar qoftë vetmia! Empty Lediana Kapaj: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 14, 2009 1:22 am

Lediana Kapaj: Mallkuar qoftë vetmia! N744374599_8281

Lediana Kapaj: Mallkuar qoftë vetmia!

Si hije rrëshket dhe pa ftuar...
mbush ditët boshe te mia,
një dhimbje e shkrirë në deje..." Ja kjo qënka vetmia"!
Nje brengë që përmbys shpirtin dhe fort po ma shtrëngon,
një ankth i vetëlënduar me zemrën po lufton.....!


Rënkon dhe malli vetë.... I shkreti s'qënka shuar,
një ndjenjë pa shpresë noton në ujërat e tërbuar,
një etje për të puthur dhe thënë një fjalë të ngrohtë,
një femër e zhuritur....Në qoshe...Paska ftohtë!


Mundohem për ta kapur,mundohem por rrëshqet,
nëpërkë dredharake gjithë qënien po ma vret,
meshirës i bërtas....skam frymë,ajër kërkoj,
më kot rri uluras...asgjë nuk po kuptoj!

Mëshira vjen tek unë dhe dorën zgjat ngadalë,
vetë ëndrrën ledhaton ,këndon të ëmblat fjalë,
" Të lutem zemërvrarë harroje pak trishtimin ,
mi ngre dy sytë drejt diellit... pa vidhja pak shkëlqimin"!


Me çelësa jam e mbyllur,kërkoj një dritë shpëtimi,
memece e shndërruar ,e mbytur nga hutimi,
shumë pyetje i bëj vetes, enigmat si gjej dot,
mallkuar qoftë vetmia....Të lika sytë me lot!

Lediana Kapaj

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi