Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abdullah Prapashtica: Muret e Berlinit në Kosovë, regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhje ilegale

Shko poshtë

Abdullah Prapashtica: Muret e Berlinit në Kosovë, regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhje ilegale Empty Abdullah Prapashtica: Muret e Berlinit në Kosovë, regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhje ilegale

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2009 1:43 am

MURET E BERLINIT NË KOSOVË,
REGJISTRIMI I POPULLSISË DHE ZGJEDHJE ILEGALE

Nga Abdullah Prapashtica

Si ka mundësi të përcaktohet:
- numri i zgjedhësve,
- përqindja e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhjen dhe
- sa për qind për cilën parti kanë votuar nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve

nëse në Republikën e Kosovës që nga viti 1981 nuk është bërë regjistrimi i popullsisë?
Kujt dhe pse i duhet një improvizim i zgjedhjeve false? Cila është arsyeja e vërtet pse nuk u bë regjistrimi i popullsisë as para dhe as mbas 1999 dhe pse vazhdimisht po shtyhet regjistrimi i popullsisë?

Për të zbërthyer prapavijën se pse po mbahen zgjedhjet pa u bërë regjistrimi i popullsisë duhet të kthehemi e ti gjejmë argumentet bindëse nga e kuluarja e ish sundimit jugosllav.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë me vitin 1981. Regjimi kolonial Jugosllav nuk kishte interes me e bë regjistrimin e popullsisë pas 1981, sepse më nuk kishte mundësi të e falsifikojnë numrin e popullatës sllave në dëm të popullsisë shqiptare, pasi që kjo do të e deligjimitonëte hapur para opinionit të brendshëm e të ati të jashtëm, sundimin e pakicës koloniste serbe mbi shumicën e popullatës etnike shqiptare. Paraardhësit dhe pasardhësit e Millosheviqit e shtynin regjistrimin e popullsisë me shpresë se do të arrijnë së pari te e ndryshojnë përbërjen nacionale të popullsisë e pastaj të e bëjnë regjistrimin! Shesheli ishte më konkret: Ai pat deklarua se “...1 milion shqiptar duhet vrarë dhe 1 milion me i shpërngul me dhunë matanë Bjeshkëve të Nemuna...”!

Në qarqet zyrtare shoviniste në Beograd vazhdimisht hartonin strategji me anën e të cilave do të e zbraznin Kosovën nga shqiptarët. Zbrazja e Kosovës nga Shqiptarët me anën e terrorit shtetëror serb është zhvilluar në periudha të ndryshme, që kishte filluar që nga koha e Kongresit të Berlinit në 1878 kur fillojnë të copëtohen trojet etnike shqiptare nga ana e fuqive të vjetra të Evropës në dobi të zgjerimit të sundimi të Serbisë, Malit zi, dhe me vonë edhe të Greqisë e Maqedonisë. E tërë kjo ndërmarrje gjenocidi u zhvillua me motivacione të ulëta në emër të luftës kundër krijimit të shteteve “myslimane” në jugun e Evropës. Edhe pse shqiptarët ishin islamizuar dhunshëm gjatë perandorisë osmane, dhe se gjithmon i epnin përparësi përkatësisë së vet shqiptare dhe evropiane, kjo gjithmon hasi në veshë të shurdhët në Evropë.

Njëkohësisht ata mendonin të e popullonin Kosovën me koloni të reja serbe nga viset varfra në Serbi, nga Knini i Kroacisë dhe nga Krahina serbe e Bosnjës për të e ndryshuar përbërjen e saj demografike. Pos shfarosjes, asimilimit dhe shpërnguljeve të dhunshme gjithmon u provua të falsifikohet edhe identiteti i shqiptarëve në diçka tjetër. Herë në “turqi”, herë në “shiftar”, e herë në “mysliman”, herë në “jugosllav” e herë në “kosovar” – që vetëm shqiptar të mos mbesim! Në librat e tyre të historisë i shohim disa lloje të përrallave se si “Shqiperia është vetëm nocion gjeografik”, se si shqiptarët “vine nga malet si fise të egra me bishta ” e tje. Qe 130 vite shqiptarët ballafaqohen me këto përpjekje çnjerëzore të fqinjëve shovinist dhe aleteve të tyre mes fuqive të vjetra të Evropës për të e penguar rilindjen e një kombi, që takon mes popujve më të vjetër të qytetërimit evropian.

Kur shqiptarët megjithatë i mbijetuan tëra këto mizori dhe kur u pa se dështuan tëra eksperimentet për zhdukjen e ti fizike, u hoq dore nga këto metoda primitive dhe tani po provohen disa metoda perfide për demolimin dhe zhdukjen e kombit ton përmes të përçarjeve dhe dukje nxitur luftën e brendshme artificiale. Me një fjalë po duan të e bëjnë atë që po ndodh në vendet e lindjes së afërme duke nxitur shfarosje të brendshme përmes të agjentëve të vetë të korruptuar që luajnë rolin e kolonës së 5 e të kalit të Trojës! Të kujtojmë ngjarjet tragjike të 1997 në Shqipëri dhe mundë të paramendojmë se i njëjti skenar po përgatitet edhe për Kosovën. Ish Bashkimi Sovjetik e provoi zhdukjen e Shqipërisë përmes të monizmit të “luftës së klasave”, ndërsa Bashkimi Evropian po e provon zhdukjen e Shqipërisë përmes të pluralizmit të “luftës mes partive politike” për pushtet nën 6 shtete vasale. Monizmi dhe pluralizmi ishin e janë dy shabllone të huaja që ju imponuan shqiptarëve si zëvendësim me demokracinë e vet autentike, me qëllim të nxitjes së luftës vëllavrasëse mes shqiptarëve.

Në vitin 1999 erdhi deri te intervenimi NATO dhe derisa e tërë bota u mbush me informacione se NATO e sulmoi Serbinë, në praktik NATO hyri vetëm në hapësirën shqiptare dhe e çarmatosi vetëm UÇK. Nga kjo po del se NATO erdhi dhe u dislokua vetëm ne hapësirën shqiptare në Ballkan për të mbrojtur sundimin grek dhe sllav mbi trojet shqiptare. Sepse Shqiperia mbeti e ndarë në 6 shtete. Kjo është gjendja faktike që nuk mundet të e fsheh as kush! Në Serbi e Mal të Zi nuk është as një ushtari i huaj!

Në Kosovë edhe pas 10 viteve pas lufte nuk u organizua regjistrimi popullsisë, por u mbajtën 6 herë zgjedhje “të lira” nën pranin e huaj ushtarake, policore e civile. Kosova u mbyll hermetikisht përmes të vizave, u shkatërrua ekonomia dhe baza sociale e saj përmes të privatizimit dhe pastaj ju imponua një status të një krijese artificiale e cila shërben për mashtrimin provizor, e në të vërtet për demolimin e kombit shqiptar. Gjendja sociale u keqësua në formë të programuar që popullata shqiptare të varfërohet aq shume sa të bindet të e braktis Kosovën në rastin e par të që mundet. Në të njëjtën kohë popullatës serbe ju sigurohen gjithfarë privilegjesh që ajo të e ri kolonizon Kosovën dhe tërë kjo bëhet me qëllimet e vjetra që të ndryshoi përbërja demografike e popullsisë në favor të sllavëve. Nuk është çudi që në një moment të hapen kufijtë edhe të zbrazet Kosova nga shqiptarët. Ndoshta edhe po pritet një gjë e tillë, që pastaj të bëhet regjistrimi i popullsisë. E shihni se edhe me Planin e Ahtisarit serbëve ju lihen dyert e hapura të kthehen dhe të regjistrohen në Kosovë kur të duan, ndërsa kjo nuk lejohet për një të treten e popullsisë shqiptare që gjendet në emigrim – ne Turqi, Evropë e SHBA. Shqiptarëve nga Kosova Lindore (deri te Molla e Kuqe) nuk ju mundësohet kthimi në pronat e veta dhe ajo trevë e merr një emër të ri “Lugina e Preshevës”, që të mohohen tokat etnike shqiptare deri te Nishi! Regjistrimi i popullsisë do të zbulon numër shumë të madh të shqiptarëve që vinë nga ato treva të Kosovës Lindore dhe që i kanë tapitë e pronave te veta deri te Nishi. Do të zbulohet se një milion shqiptar gjenden në Evropë dhe po aq, në mos ma shumë në Turqi e Amerikë. Prandaj duhet shtyrë regjistrimi dhe të mbahen zgjedhje në mjegull kur edhe me 10% të votave formohen institucionet vasale që i shërbejnë vetvetes dhe Brukselit si marioneta.

Cila është rrugëdalja nga kjo kurth e politikës mafioze të Brukselit? Koha e kryengritjeve të armatosura tani më ka kalua. Por, koha e kryengritjeve paqësore nuk ka kalua. Murin e Berlinit dhe Qeverinë vasale të Honekerti e rrënoi kryengritja paqësore gjermane e Popullit Gjerman në ish RD të Gjermanisë pa as një shkrepje armësh dhe pa as një pikë gjaku. Qeveritë reaksionare social fashiste të ish bllokut kuazi socialist nuk i rrëzoi perëndimi por kryengritjet paqësore të atyre vendeve. Pra, fuqia demokratike e kryengritjeve paqësore është më e madhe se fuqia e cilës do superfuqi në lindje apo perëndim, prandaj duhet vepruar në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e masave për të marr përgjegjësinë për fatin e vet në duar të veta në atë formë që duhet shfuqizuar improvizimin e demokracisë indirekte përmes partitive parazite duke e bojkotua mënyrën e tyre të qeverisjes antidemokratike, dhe duhet fuqizuar demokracinë direket pa parti politike. Por, organizimi duhet të jetë aq i fuqishëm sa as një çast të vetëm të mos len hapësirë për kur far anarkie spontane. Ai organizim duhet filluar në Familje dhe nga Bashkësia Lokale e të shkon më tej. Fuqia e kryengritjes paqësore shqiptare duhet të rrënon Muret e Kongresit të Berlinit të ngritura si kufij “ndërkombëtarë” brenda territorit ton kombëtar, ashtu si e rrënoi Murin e Berlinit, në Berlin kryengritja paqësore gjermane! Edhe kjo duhet të ndodh, pa as një shkrepje armësh dhe pa as një pikë gjak!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi