Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ejup Ramadani: Punë të mbarë Kosovë. Zgjedhë ata që u beson dhe e meritojnë, e mos shiko parti, lëvizje, fe....

Shko poshtë

Ejup Ramadani: Punë të mbarë Kosovë. Zgjedhë ata që u beson dhe e meritojnë, e mos shiko parti, lëvizje, fe.... Empty Ejup Ramadani: Punë të mbarë Kosovë. Zgjedhë ata që u beson dhe e meritojnë, e mos shiko parti, lëvizje, fe....

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2009 11:21 am

Ejup Ramadani: Punë të mbarë Kosovë. Zgjedhë ata që u beson dhe e meritojnë, e mos shiko parti, lëvizje, fe.... N729388120_2354

Ejup Ramadani: Punë të mbarë Kosovë. Zgjedhë ata që u beson dhe e meritojnë, e mos shiko parti, lëvizje, fe....

Vaso Pasha (1825-1892)

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pase shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ke qenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht nda!
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë!
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Sa thonë kam fe sa thonë kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: " Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëzue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Ket fare trimneshe, qi sot asht mekë?
Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kam?
Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund l'shon dielli vap'ë dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara Zotit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi