Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretare për shtypin dhe informacionin pranë shoqatës?!!!

Shko poshtë

Sekretare për shtypin dhe informacionin pranë shoqatës?!!! Empty Sekretare për shtypin dhe informacionin pranë shoqatës?!!!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2009 12:56 am

Pershendetje te gjitheve
Ky shkrim eshte ne www.albdreams.net
Faleminderit
Rush Dragu




Sekretare për shtypin dhe informacionin pranë shoqatës?!!!

Në takimin e radhës së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Poetëve Shqiptaro-Amerikanë më 4 Gusht 2007, në një nga sallat e pallatit të Vatajve në Bronx, NY, kur erdhi radha edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të shoqatës, nënkryetarit dhe kryesisë së re të shoqatës, pjesëmarrësit në atë takim, midis disa anëtarëve të shoqatës për të qenë në kryesi, propozuan dhe votuan njëherësh edhe zonjën Merita Bajraktari McCormack.

Emri Këze Zylo as nuk u dëgjua të propozohej nga njeri dhe as nuk u votua.
Merita Bajraktari-McCormac k, duke falenderuar kolegët e saj për besimin që treguan dhe vlerësimin që i bënë, e pa të arësyeshme që emri i saj të lihej jashtë kryesisë. Dhe, pikërisht është shprehur: "Jam e nderuar prej jush, ndjej se i jam borxhlie shoqatës. Pavarësisht nga respekti dhe konsiderata, dua t'i bëj të qartë Shoqatës dhe juve këtu, që emri im të lihet jashtë.... Personalisht nuk kam mundësi, por jam gati të jap ndihmesën time absolute kur dhe në çdo kohë të keni nevojë..."
Ishte mëse normale të kuptohej që emri i Meritës pas atyre që tha të lihej jashtë kryesisë.
Por prap kërkoheshin emra të tjerë për në kryesi, paçka se numri i anëtarëve të kryesisë po shkonte në nëntë apo dhjetë, që është i papranueshëm ky numër, (në status është shkruar shumë qartë sa duhet të jetë numri i anëtarëve të kryesisë) duke marrë parasysh edhe numrin e pjesëmarrësve.
Meqenëse kërkoheshin emra për në kryesi, një kryesi të fryrë me anëtarë, përsëri çohet Merita Bajraktari dhe propozon emrin e Këze Zylos, meqenëse kërkohej edhe të ishte femër në kryesi.
Dua të përmend këtu shprehjen popullore: "Me të thënë, e me të bërë". U tha e u vendos, se per t'u votuar as që patëm kohë...
Megjithatë, emri i zonjës Zylo u përfshi në kryesinë e shoqatës.
Sipas statusit të shoqatës, përveç kryetarit dhe nënkryetarit, në atë takim u zgjodhen dhe u miratuan nga të gjithë pjesëmarrësit edhe sekretarët e shoqatës, por jo emri i zonjës Zylo si sekretare, apo sekretare shtypi, siç i pëlqen të vetemërohet ajo.
Shoqata ka një status dhe në atë status nuk është shkruar fjala "sekretare shtypi". Pra, sipas statusit, ShShShA nuk ka sekretarë shtypi dhe informacioni.
Se ç'farë i pëlqen zonjës Zylo të përmendi në fund të shkrimeve fjalën sekretare e shtypit dhe informacionit? ! Atë mund ta dijë vetëm ajo, meqenëse është rast shumë i përsëritur.
Lexuesi nuk ka pse të keqinformohet, se, në fund të fundit, nëse i pëlqen vetemërimi zonjës Zylo si sekretare e shtypit dhe e informacionit, le ta gëzojë për vete atë vetemërim.
Nuk të çudit ciklimi "sekretare për shtypin dhe informacionin pranë shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikanë", që zonja Zylo e përmend edhe në raste të përsëritura, por të çudit heshtja e presidentit të shoqatës, zotit Adnan Mehmeti; heshtja e kryetarit të shoqatës, zotit, Dalan Luzaj, heshtja e nënkryetarit të shoqatës, zotit, Mhill Velaj.

Pierre-Pandeli Simsia



Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane me president z.Adnan Mehmeti dhe kryetar z.Dalan Luzaj, i uron znj.Rozi Theohari, nje nder anetaret me te vjetra te shoqates, qysh ne themelimin e saj, suksese te metejshme ne krijimtari dhe kudo.
Promovimi i librit "Me shume se nje jete" kushtuar dr. Viktor Theoharit, bashkeshort dhe mjek i nderuar, organizuar nga shoqata mjekesore me presidente znj.Lindita Coku,ne Qendren spitalore te universitetit te Bostonit, nderojne vlerat tuaja si shkrimtare dhe njeriun e devotshem te punes.

Paci gjithmone suksese ne jeten tuaj!

Keze Kozeta Zylo,

Sekretare per shtypin dhe informacionin prane shoqates
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi