Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagim i shoqatës Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”

Shko poshtë

Reagim i shoqatës Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” Empty Reagim i shoqatës Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 07, 2010 3:16 pm

Reagim i shoqatës Invalidëve të UÇK-së “KALAJA”
R E A G I M


Reagim i shoqatës Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” Reagim







Shoqata SH.V
dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së
Shkupit e cila dënojë në mungesë dhe pa prova tre ish-ushtarët e UÇK, dhe
njëherit kryetarin e partisë AK Harun Aliun i njohur me nofkën Komandant
“Kushtrimi”. Të cilët, kjo Gjykatë pa asnjë bazë ligjore i ka dënuar me burgim
të përjetshëm me akuzë për sulmin ndaj një patrulle të njësitit “Tigrat” ku një
polic mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur. Shihet qartë se në këtë shtet
Institucionet e Drejtësisë janë nën diktatin e qeverisë dhe partive në pushtet
që për interesat e tyre të ngushta ngrenë kurthe ndaj njerëzve të pafajshëm për
të ruajtur kolltukun e butë të pushtetit. Me këto vendime absurde të dhëna nga
Gjykatat në Maqedoni për të dënuar pa fakte dhe në masë të madhe ish-ushtarët e
UÇK dhe popullsinë shqiptare po del qartë se sllavomaqedonasit me strukturat
shtetërore po tentojnë të frikësojnë shqiptarët. Prandaj ne si shoqatë apelojmë
tek të gjithë ata që në emër të luftës sot janë në pushtet të punojnë dhe të
kujdesen për ruajtjen e vlerave të luftës së 2001, për ruajtjen e imazhit të
luftëtarit shqiptar që ndër shekuj ka qenë i paprekur. Të qëndrojnë larg
projekteve antishqiptare ku përgatiten skenarë për ndjekje dhe dënime kundër
bijve më të mirë të popullit që luftuan për çështjen kombëtare.


Vërehet se
viteve të fundit kemi të bëjmë me një racizëm etnik shtetëror kundër çdo gjëje
shqiptare si: historisë, gjuhës, kulturës dhe besimit fetar. Prandaj Shoqata
SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” apelon faktorin Ndërkombëtar që të
parandalojë provokimet, arrestimet, dënimet e pa baza ndaj shqiptarëve të
pafajshëm.












Zëdhënësja e shoqatës
“KALAJA”


Prof.Teuta
Kamberi-Llalla
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi