Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune

Shko poshtë

Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune Empty Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 13, 2009 11:04 am

Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune




Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune U1_BakiYmeriNumri i parë (janar 2009) i revistës letrare Malli ndaj Mallit (Dor de Dor) që del nën udhëheqjen e poetit Marin Toma, prezanton në dy faqe Vitore Stefa Lekën me poezi dhe ballinën e ditarit të Besa Salihut nga Kosova (Ndëshkime hyjnore), me fotografinë e saj. Në numrin jubilar (20/21/2008) të revistës për kulturë, Meandre, e cila del në qytezën Alexandria të Teleormanit, tribunë prej 100 faqesh e drejtuar nga publicisti Stan V. Cristea (kryeredaktor), eseisti i mirënjohur Mihai Antonescu, prezanton në një faqe reçensionin Për vetminë e shirave (Despre singuratatea ploilo)r, kushtuar librit më të ri të Sali Bashotës në gjuhën rumune Shiu pa Ty (Ploaia fără Tine). Numri 11/2008 i revistës Revista noua, që del në qytetin Këmpina (Cămpina, kryeredaktor Florin Dochia), i kushton tre faqe vlerave shqiptare të Kosovës në gjuhën rumune. Përmes reçensionit Çerdhe dashurie mbi turrë dhe flakë (Cuib de iubire pe rug si flacara), Mihai Antonescu prezanton antologjinë e tretë të poezisë kosovare në gjuhën rumune, Vullkani i durimit / Vulcanula răbdării), si dhe poezinë e Sali Bashotës, e cila ka bërë bujë në mediat rumune, përmes botimit të 27 reçensioneve të favorshme (2004-2009).

Në këtë faqet e kësaj reviste prezantohet me poezi dhe një medalion eseistik, poeti kosovar me banim në Zvicër, Brahim Avdyli (fq.21), si dhe poetesha Radije Hoxha me vjershat Jam burrë apo grua, Në Liqenin e Ohrit, Në tavernë, Sa vështirë, Ti më do, (fq.22). Në kontekst të prezantimit të vlerave shqiptare në botën e huaj, vlen të potencohet edhe simotra e Shqiptarit të Bukureshtit, revista Dituria e QKSH Migjeni, që del në Boras të Suedisë (kryeredaktor Sokol Demaku), me bashkëpunëtorë të zellshëm si Bahtir Latifi, Rrahman Jashari, Lena Liden, Hakif Jashari, Arsim Daka; me informacione për programet në gjuhën shqipe të radio Jehonës, me artikuj për bibliotekat nordike në Skandinavi, 100 vjetorin e Kongresit të alfabetit shqip, poezi briliante të Xhevahire Izmakut, Hamit Gurgurit, Puntorie Zibës, Emine Hotit, Nehat Jahiut, me vargje të nxënësve shqiptarë në shkollat e Suedisë, me artikuj për Ditën e Flamurit, Festat e fundvitit dhe Gjuhën amtare në diasporë, etj. Gjatë këtij muaji, pason të dalë në Bukuresht, numri i parë (i këtij viti) i revistës Shqiptari, periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, dedikuar martirit të shkronjave shqipe, patriotit erudit Ilia Dilo Sheperit dhe pasardhësve të tij.


Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune U1_Vitore_Leka
Vitore Leka ne revisten Dor de Dor (Malli ndaj Mallit), Janar, 2009


Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune U1_Besa
Besa Salihu në revistën rumune Malli ndaj Mallit (Dor de Dor)


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune Empty Re: Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 13, 2009 11:05 am

Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune U1_Eduardi
Eduardi, Angela dhe Julia Dilo


Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune U1_Ballina_e_revistes_Revista_noua
Ballina e revistes Revista noua (nr.11-2008)


Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune U1_Ballina_e_revistes_Meandre
Ballina e revistes Meandre


Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune U1_Radio_Dituria_ne_Boras_te_Suedise
Radio Dituria ne Boras te Suedise
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi