Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: DASHURIA NUK ËSHTË PROCEDURË

Shko poshtë

Gjakush Tana: DASHURIA NUK ËSHTË PROCEDURË Empty Gjakush Tana: DASHURIA NUK ËSHTË PROCEDURË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 11:44 am

Gjakush Tana: DASHURIA NUK ËSHTË PROCEDURË N1289294870_7676
Gjakush Tana: DASHURIA NUK ËSHTË PROCEDURË

E nesërmja le ta vlerësojë :
Unë shkruaj për Ty vargje se të dua!

Ndodh shpesh - lexuesi të fajësojë -
krijuesin : - Përse ashtu thua?!!!

Ja ! Si të ndahem në këtë mesnatë ?
Më djeg malli në zemër , shpirti më bëhet hi!

Me Ty nuk mjafton çasti sado i gjatë
Me Ty - një shekull mund të rri!

Më ndje ! Dashuria s' është letër
Nuk eshtë procedurë që shfaqet me vulë !

Ajo në shpirt kurrë s'bëhet e vjetër,
Ajo - syblertë jeton në Kullë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: DASHURIA NUK ËSHTË PROCEDURË Empty Gjakush Tana: ME ZJARR E DASHURI !

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 11:46 am



Gjakush Tana: ME ZJARR E DASHURI !

Kështu i përmalluar në jetë nuk kam qenë
Kështu me zjarr e dashuri - si tani që pres !

Të dalish si liria që bie mbi Atdhenë
të më sjellish dhe mua peshqesh!

Çka është gjithë ajo dhuratë madhështore ?
Çka janë ato deshira që shkojnë zjarr ?

- Ashtu si kënga që këndohet në kor
Në vargje e rima , cdo çast të marr !

Eja ! Të më shërohet mushkëria !
Se ti për frymëmarrjen më je berë ozon!

Mos u befaso përse më shikon shkëndija
Dhe nga sytë - kur loti më pikon!

Unë nga pritja , që bëra për TY !
Edhe shekujve kërkova derisa të gjeta !

Nga drita që bëre - më verbove n'sy,
e tillë me zjarr e dashuri është jeta !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: DASHURIA NUK ËSHTË PROCEDURË Empty Gjakush Tana: TI SI DRENUSHA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 11:29 pm

Gjakush Tana: TI SI DRENUSHA


I kam vënë binarë , synimi më shpie atje
ku më fle zemra e, syri pa gjumë rri .
Ti si drenusha - hapëron në largësi!

Ia gjeta ritmin këngës dhe çelsin për nota
janë shtylla që ngriten vargjet në sonet
emrin tënd pëshpërit - shpirti nëpër net !

Pse kjo kohë kaq vengër më ka shikuar fatin ?
Ikën edhe vitet me lot në pusi,
luleborë rrëzë mali - Ti ,mall e ëmbëlsi!

Kush e mban shënjestrën të shigjetojë dëshirën
të zverdhen dhe pishat duke bërë ngashërim
çfarë kukudhësh ditëve u sjellin errësim!

Në sa kopje dalin të krijojnë mister
thurrin thashtheme sikur ndërtojnë kosh
Por, u mbesin pezull ! Me mashtrimet bosh!

I kam vënë binarë synimit që më shpie atje
se më mërgoj zemra krijoj një shpresëmirë
agimdita ti - për shpirtin e ngrirë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjakush Tana: DASHURIA NUK ËSHTË PROCEDURË Empty Re: Gjakush Tana: DASHURIA NUK ËSHTË PROCEDURË

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi