Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqia, vendi më i korruptuar në BE "Transparency International" publikon raportin

Shko poshtë

Greqia, vendi më i korruptuar në BE "Transparency International" publikon raportin Empty Greqia, vendi më i korruptuar në BE "Transparency International" publikon raportin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 4:04 pm

Greqia, vendi më i korruptuar në BE "Transparency International" publikon raportin

Vendi me shkallë më të ulët të korrupsionit është Danimarka
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=75807

Greqia konsiderohet si vendi më i korruptuar ndër anëtarët e Bashkimit Europian së bashku me Rumaninë dhe Bullgarinë. Kjo është një e dhënë e dalë nga raporti i fundit i "Transparency International". Vëzhgimi dhe studimi i situatave bëhet në 180 vende të ndryshme në mbarë botën dhe indeksi i korrupsionit mat shkallën përmes së cilës perceptohet korrupsioni nga ana e publikut ndaj politikanëve apo zyrtarëve të shtetit. Si edhe në vitet e mëparshme, Danimarka konsiderohet si vendi më pak i korruptuar nga vendet e BE-së e pasuar nga Suedia, Finlanda dhe Holanda. Në fund të tabelës janë tri vende të rajonit, Greqia, Rumania dhe Bullgaria. Ato pasohen nga Italia, e cila gjithashtu ka shënuar një rënie të ndjeshme në klasifikim krahasuar me një vit më parë. Aktualisht, Italia renditet pas Polonisë dhe Lituanisë, si edhe pas Turqisë e Kubës. Për sa i përket Greqisë, që është në pozicionin më të keq, shkalla e ulët e pikëve do të thotë, se të jesh pjesë e Bashkimit Europian nuk do të thotë automatikisht që të jesh një vend me një korrupsion të reduktuar. Qeveria e re e Athinës, së fundi ka premtuar të ulë ndjeshëm shkallën e lartë të korrupsionit dhe ka bërë të ditur se të dhënat e deficitit të kabinetit të kaluar do të ndryshojnë. Ndërsa për sa i përket klasifikimit botëror, Afganistani është në vendin e parafundit për korrupsion, ndërkohë që në vendin e fundit është Somalia, aty ku nuk sundon ligji. Iraku ka parë disa përmirësime, duke shkuar nga vendi i 180 në vendin e 176. Afganistani është vendi ku drejtohet një pjesë shumë e madhe e ndihmave financiare të komunitetit ndërkombëtar e veçanërisht të Shteteve të Bashkuara Ekonomike. Që nga viti 2001, vetëm Kongresi Amerikan ka akorduar për këtë vend 39 miliardë dollarë ndihma. Sipas raportit, një pjesë e madhe e këtyre ndihmave përfundojnë në xhepin e zyrtarëve të korruptuar. Edhe donatorët ndërkombëtarë janë shumë të shqetësuar në lidhje me funksionin dhe përdorimin e këtyre ndihmave. Sipas drejtorit të përgjithshëm të "Transparency International", që një vend të ngjitet më lart në listën e klasifikimit duhet që në radhë të parë të ndryshojë perceptimi i popullit për qeverinë e tij dhe për shkallën e korruptimit të zyrtarëve. Qeveritë duhet të tregojnë se ka një vullnet të qartë politik për t`iu përgjigjur të gjitha kërkesave të popullit. Ndërsa në Irak korrupsioni u bë galopant pas vitit 2003. Shkalla e lartë e korrupsionit e minoi shumë punën për rindërtimin e vendit. Kjo ka krijuar prej kohësh një situatë pesimiste te njerëzit që kanë shumë pak besim te qeveria e tyre dhe te sinqeriteti i angazhimeve të saj ndaj së mirës së popullit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e 19 krahasuar me vendin e 18 që zinin një vit më parë. Gjithsesi, situata mund të konsiderohet e stabilizuar, pavarësisht se "Transparency" akuzon qeverinë për mungesë deri diku të transparencës ndaj popullit për sa i takon sektorit financiar. Në raport thuhet gjithashtu se legjislatura amerikane është një shkak tjetër për shqetësim, sepse ai konsiderohet edhe organi që është prekur më shumë nga korrupsioni. Në raportin e fundit ka edhe disa klasifikime pozitive, si në rastin e Bangladeshit, Bjellorusisë, Guatemalës, Lituanisë, Polonisë, apo Sirisë, që bëjnë pjesë ndër vendet që kanë pasur një përmirësim të dukshëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi