Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tronditet Greqia, shqiptari arratisje "bis" me helikopter

Shko poshtë

Tronditet Greqia, shqiptari arratisje "bis" me helikopter Empty Tronditet Greqia, shqiptari arratisje "bis" me helikopter

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 3:32 pm

Alket Rizai, ikje "bis" nga burgu me helikopter


Elira Çanga

Tronditet Greqia, shqiptari arratisje "bis" me helikopter 1235375950

Rizai, si u arratis në 2006 me helikopterin "e policisë"



Alket Rizai dhe Vasilis Paleokostas përsëritën dje arratisjen e tyre të stilit hollivudian nga burgu i sigurisë së lartë në Greqisë, me anë të një helikopteri që i nxori nga ndërtesa në kohë rekord. Kjo është arratisja e dytë brenda tre vitesh e shqiptarit Rizai dhe grekut Paleokostas, dy ndër personat më të kërkuar në Greqi, nga burgu i Koridhalosit. Televizionet greke 'Antena' dhe 'Alfa' njoftuan se një femër që ndodhej në helikopter u hodhi atyre shkallën prej litari në mënyrë që ata të ngjiteshin lehtësisht në bordin e tij. Gardianët e burgut dhe personat që ndodheshin në helikopter shkëmbyen zjarr, por kjo nuk e pengoi arratisjen e dy të dënuarve. Policia është vënë menjëherë në kërkim të të arratisurve, por ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre.
Plani
Gjithçka ndodhi dje në orët e pasdites, kur një helikopter i nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Athinës zbriti në oborrin e burgut të Koridhalosit. Plani i fluturimit i helikopterit ishte të ndalonte në qytetin Itea në qendër të Greqisë, por piloti ndryshoi papritur kursin, duke zbritur në oborrin e burgut. 42-vjeçari grek, Paleokostas dhe 34-vjeçari shqiptar hipën në bordin e helikopterit nën plumbat e gardianëve të burgut, që nuk arritën të ndalonin arratisjen e tyre të dytë. Agjencia zyrtare greke e lajmeve 'ANA', njoftoi pak orë pas ngjarjes, se helikopteri kishte ndaluar në veri të Athinës, nga ku të shumëkërkuarit ishin larguar në drejtim ende të paditur. Një çift i moshuar e gjeti helikopterin të braktisur në afërsi të një autostrade në veri të Athinës, njoftoi policia. Piloti u gjend i lidhur, me gojë të mbyllur dhe me një kapuç në kokë. Ai i tha policisë se helikopteri ishte marrë nga një çift që donte të shkonte nga Itea në Athinë. Po ky çift e kishte marrë me qera helikopterin edhe disa herë të tjera në javët e fundit.
Arratisja
Të dy u arratisën në të njëjtën mënyrë në vitin 2006, po nga burgu i Koridhalosit me ndihmën e vëllait të Vasilisit, Nikos dhe më pas u arrestuan nga policia në verën e vitit 2008. Arratisja e tyre e parë nga burgu, në qershor 2006, ishte po kaq spektakolare. Vasilis Paleokostas u arrestua në 2 gusht 2008 në Selanik, në veri të Greqisë, dhe u akuzua nga policia për organizimin e rrëmbimit të presidentit të Federatës së Industrive të Greqisë së veriut, si dhe liderin e industrisë së aluminit, George Mylonas Thessaloniki. Ai u lirua një muaj pas rrëmbimit, në qershor të vitit 2008, pasi familja e tij pagoi një gjobë të majme. Rizai u arrestua tre muaj pas arratisjes, në fshatin bregdetar të Prodromosit, në prefekturën e Viotias. Ndërsa, Nikos Paleokostas u arrestua pak javë më pas, në afërsi të Livadias, gjithashtu në prefekturën e Viotias. Vetë Nikos Paleokostas ishte arrestuar për grabitje bankash, por më pas ishte arratisur nga burgu në vitin 1990. Paleiokostas ishte dënuar me 25 vjet burg për rrëmbimin e një biznesmeni grek, ndërsa shqiptari Alket Rizai është dënuar me burg përjetë për vrasje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tronditet Greqia, shqiptari arratisje "bis" me helikopter Empty Re: Tronditet Greqia, shqiptari arratisje "bis" me helikopter

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 3:37 pm

Rizai në hetim edhe për vrasje me pagesë

Shqiptari Rizai dhe Paleokostas duhej të dilnin sot para një gjykate në lidhje me arratisjen e tyre të parë nga burgu me helikopter në vitin 2006. Edhe pse Paleokostas është akuzuar për rrëmbimin e një industrialisti të njohur grek, ai dhe shqiptari I shumëkërkuar Alket Rizai konsiderohen si kriminelë dhe jo si persona që veprojnë për motive politike. Policia po heton nëse Rizai, gjatë tre muajve që ka kaluar jashtë mureve të burgut, gjatë arratisjes së tij të parë, ishte përfshirë në vrasje me pagesë. Vetë Rizai është dënuar me burg përjetë për vrasje dhe vuante dënimin në burgun e Koridhalosit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi